TelefonoWhatsAppKërko çmim

Këto janë llojet kryesore të alergjive tek fëmijët dhe shenjat paralajmëruese

ALERGJITË INHALATORE (të ajrit) shkaktohen kryesisht nga akarienet (pluhurat e shtëpisë), lagështira, myku, poleni i pemëve, luleve ose barit. Ato mund të paraqiten klinikisht nëpërmjet elementeve në lëkurë, rinitit, teshtimave, bronkiteve të përsëritura, infeksioneve të shpeshta në rrugët e frymëmarrjes etj.

ALERGJITË USHQIMORE mund të fillojnë që herët pas lindjes dhe mund të shfaqen si ekzema, infeksione të shpeshta respira¬tore, çrregullime të traktit gastro¬intestinal e deri në reaksione të fuqishme jetë kërcënuese. Këto reaksione shkaktohen kryesisht nga qumështi i lopës, soja, vezët, produktet e detit, kikirikët dhe arrat, etj.

Mjekët Pediatër Pneumoalergologë janë specialistët që bëjnë përcaktimin e diagnozës dhe trajtimin e problemeve alergjike dhe astmës, si edhe vlerësimin e pacientëve me infeksione të përsëritura. Në këto kushte, është i domosdoshëm këshillimi me specialistin, nëse fëmija juaj paraqet probleme si më sipër.

Referenca:lajmefiks.com

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00