TelefonoWhatsAppKërko çmim

Këto produkte pastrimi janë të rrezikshme, në qoftë se përzihen së bashku

Disa produkte pastrimi janë shumë të domosdoshme që t’i keni në shtëpi, por kombinimi i disa pre tyre mund të jetë i rrezikshëm.

Drejtori  i i institutit te laboratorit , të Good Housekeeping Institute. Carolyn Forte thotë – “Njerëzit ndonjëherë mendojnë që në qoftë se një produkt është i mirë, kombinimi i tij me një produkt tjetër do të jetë akoma më i mirë”

Por  e vërteta është- “Disa produkte që janë të sigurta kur përdoren vetëm, kombinimi me një produkt tjetër shkakton reaksion kimik dhe është i dëmshëm”- thotë  Nancy Book,  një nga drejtueset  e American Cleaning Institute.

Prandaj, gjithmonë përpara se të përzieni 2 produkte lexoni mirë instruksionet, pasi kurrë nuk mund  të jeni të sigurt për  efektet që kombinimi i tyre sjell. Më poshtë ne po ju paraqesim disa produkte që kurrë nuk mund t’i përzieni së bashku.

  1. Sodë buke+ Uthull

Në qoftë se ju përzieni sodën e bukës me uthull , ajo cka do të merrni është ujë dhe acetat natriumi. Por më së shumti ujë.  Për më tepër , uthulla të soda e bukës shkakton efektin e ngritjes së shkumës; në qoftë se qëndron në një enë  të mbyllur, përzierja mund te shpërthejë.

  1. Peroksid Hidrogjeni+ uthull

Ndoshta keni dëgjuar që frutat spërkatini me uthull apo me peroksid hidrogjeni. Dhe kjo është një dicka e sigurt dhe e mirë. Por asnjehërë mos i përzijni këto produktë së bashku.  Kombinimi i tyre krijon acidin paracetik, i cili mund të  jetë toksik dhe të shkaktojë irritim të lëkurës, skuqje dhe kruajtje te syve.

  1. Zbardhues rrobash + Uthull

Forte thote : – “Kombinimi i këtyre të dyjave, mund të duket  shumë i mirë dhe të përdoret si dizifektant, por  zbardhuesi i rrobave  dhe uthulla nuk duhet të përdoren kurrë së bashku. Ato krijojnë gazin klorinë, i cili shkakton probleme ne frymëmarrje, sy të përlotur, kollitje etj.”

  1. Zbardhues+ Amoniak

Zbardhuesi i rrobave dhe amoniaku krijon një gaz të quajtur kloraminë. “ Ka të njëjtat simptoma si përzierja e uthullës dhe zbardhuesi- si edhe frymëmarrje shumë të shpeshtë dhe dhimbje gjoksi”: – thotë Forte.  Shumë  detergjentë  dritaresh dhe xhamash kanë amoniak, kështu që mos e përzieni asnjëherë me një zbardhues.

  1. Zbardhues + Alkol

Ky kombinim është iritues dhe toksik.

Kini gjithmonë parasysh që mos ta përzieni zbardhuesin me asnjë lloj gjëje përpos ujit.

Burimi: Good HouseKeeping

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00