Përdorni këto 3 këshilla dhe ju do të bëni të mundur ta mbani shtëpinë tuaj të pastër dhe të fitoni përsëri kohën tuaj të humbur.
- Kushtojini pastrimit 15 minuta në ditë. Një nga mënyrat më të mira për të kursyer kohën e pastrimit është të pastroni nga pak cdo ditë. Të pastroni shtëpinë tuaj cdo ditë nga 10-15 minuta , mund t’ju kursej shumë kohë , sidomos kur është dita për të bërë punët me themel. Gjithashtu të kesh një vend të caktuar për cdo gjë, ndihmon në uljen e kohës që ju do ti kushtonit rregullimit të gjërave.
- Filloni nga lart poshtë. Graviteti ndikon në cdo gjë, edhe në punët e shtëpisë. Dyshemenë pastroheni në fund, për të mos ju kthyer 2 herë.
- Pastroni pas jush. Gjithmonë pasi keni gatuar, keni ngrënë darke , pastroni. Mos i mblidhni enët në lavaman apo mos i lini pjatat të shtruara në tavolinë. Është thjesht cështje zakoni , në qoftë se mësoheni të ndiqni këto rregulla, atëherë cdo gjë do të jetë më e lehtë për ju.
Në qoftë se nuk keni kohë apo dëshirë të ndiqni këto këshilla, atëherë ne jemi në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar. Mjafton të telefononi në numrin 069 33 81 880 dhe së bashku rezervojmë ditën e pastrimit për shtëpinë tuaj.
Burimi- www.mollymaid.com