Magjia e fjalëve të një nëne

Magjia e fjalëve të një nëne

Kur djali jonë u sëmurë, një psikiatër na bëri një dhuratë të madhe. Ai na tregoi për një eksperiment, i cili ishte zhvilluar në Angli.

Ishte një ritual shumë i thjeshtë që nënat, të cilat kishin fëmijën sëmurë duhet të bënin çdo natë. Kur fëmija bëhej gati për të fjetur, ata prisnin fazën aktive të gjumit  dhe u thonin fëmijëve këto fjalë të thjeshta:

“Të dua. Jam shumë krenare për ty. Jam shumë e lumtur që ti je fëmija im. Je fëmija më i mirë.”

Rezultatet u krahësuan me fëmijë të tjerë, të cilët kishin të njëjtën diagnozë, por që nënat e tyre nuk ua thoshin këto fjalë. Fëmijët që dëgjonin fjalët e dashurisë së nënës së tyre, u shëruan shumë më shpejt. Kjo është magjia e fjalëve të një nëne.

Ne vendosëm që ta provonim menjëherë. Ishte e thjeshtë, lirë- në fakt ishte falas. Më pas fillova të improvizoj. Kanë kaluar 5 vjet dhe une vazhdoj i them këto fjalë djemëve të mi pothuajse çdo natë.

 

  • Çfarë arrihet?

 

  1. Ndjenja e intimitetit- Nuk mund ta krahësoj këtë ndjenë me asgjë. I përqafoj të dy djemtë dhe u them gjëra që janë të rëndësishme për ne.
  2. Çdo fëmijë ka kohën e vet-  Rutina e ditës nuk më lejon që të kalojë kohë me secilin prej tyre. Por këto moment gjatë natës janë të veçanta.
  3. Mund t’u them atyre diçka të vecantë- Ndonjëherë mungesa e informacionit apo situate të nryshme bëjnë që ata të sillen keq dhe kjo gjë e bën të vështirë komunikimin tonë. Por natën, kur unë u pëshpëris në vesh sesa shumë i dua, të gjitha  disbalancat dhe ndjenjat e keqija zhduken.
  4. Fëmijët e ndjejnë dashurinë- Kam lexuar që duhet t’u themi fëmijëve një frazë shumë  të rëndësishme: A e di që nëse do kisha mundësinë të zgjidhja nga të gjithë fëmijët e botës, unë do të kisha zgjedhur ty.”  Kur ja thashë për herë të parë djalit tim këtë, ai u emocionua shumë dhe përsëriste vazhdimisht: “Mua, me të vërtetë?”  Është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që fëmijët ta ndjejnë dhe ta dinë, që prindërit e tyre, i duan ashtu sic janë.

 

Në terapinë e konstelacionit ka disa fraza që mund të quhen “fraza tolerante”: fraza të cilat ne i themi dhe që ndryshojnë perceptimin rreth botës. Zakonisht fjalët janë të thjeshta- rreth dashurisë, tolerancës, pendimt, keqardhjes. Kam zbuluar se nëse i thua disa fraza të tilla fëmijës gjatë natës, disa problem zgjidhen vet.

 

Frazat të cilat i them zakonisht:

  • “Unë jam mamaja jote dhe ti je fëmija im.” Kjo mund t’ju ndihmojë nëse ju nuk po arrini të keni një lidhje emocionale me fëmijën tuaj.
  • “Unë jap, ti merr” Kjo ka të bëjë me ciklin e energjisë në familje.
  • “Nuk ke pse të bësh asgjë për mua. Unë të dua kështu siç je.” Kjo frazë ka të bëjë që fëmija të gjejë rrugën e vet.
  • “Unë dhe babi të duam shumë. Ti je fëmija jonë.”
  • “I ngjason shumë babait tënd. Babi yt është babi më i mirë në botë.”
  • “Më vjen keq”
  • “Jam krenare për ty”
  • “Të dua”

 

  • Si të zgjidhni frazat që do të thoni?

Ju mund të provoni disa fraza të ndryshme për të kuptuar cila nga ato është më e mira për ju dhe për fëmijën tuaj.

Ajo c’ka është e rëndësishme për sa i përket këtyre frazave, është se ato nuk duhen thënë automatikisht, por duhet të jenë të sinqerta dhe të dalin nga shpirti.

 

Mos harroni t’i thoni fëmijëve tuaj se i doni në cdo kohë, pa asnjë arsye, por thjesht vetëm për faktin se ata ekzistojnë.

“Të dua, jam shumë krenar për ty.  Jë fëmija më i mirë për mua dhe  për babin.”

 

Çfarë mund të jetë më magjike se këto fjalë  që dalin nga zemra e një nëne?

 

Referenca: Bright Side

Autore: Olga Valyaeva

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this