Rituali i fjetjes së fëmijës suaj mund të jetë si të doni ju. Kjo është më se e vërtetë, vetëm dy faktorë janë shumë të rëndësishëm: njëra është të mbash të njëjtën rutinë , si edhe të përfshirë gjëra interesante që e ndihmojnë atë për të fjetur. Ju mund të bëni një dush, të tregoni histori, ose të thoni një lutje. Ose, nëse fëmijës tuaj nuk i pëlqejnë këto gjëra, këndoni një këngë, luani një lojë të qetë, ose thjesht uluni dhe pikturoni diçka. Është diçka e këndshme që të bisedoni edhe se si ja kaluat ditën sot ose çfarë do të bëni nesër.
Një nga gjërat e tjera të rëndësishme është që fëmija pjesën tjetër të rutinës së darkës ta bëjë në dhomën ku fle. Kjo gjë do ta ndihmojë atë të mësohet me ambientin që e rrethon, si edhe do të kalojë një kohë cilësore me mamin dhe babin.
Më e mira është që çdo ditë të bëhet e njëjta rutinë. Fëmija juaj do të jetë më i qetë, kur e dijë se çdo të vijë më pas. Gjithashtu, sigurohuni që fëmijë të ketë çdo gjë që dëshiron apo i duhet gjatë rutinës për ta vendosur në gjumë. Për fëmijë më të rritur, një vizitë e fundit përpara se të flinit do të ishte jashtëzakonisht shumë domethënëse. Dhe mos harroni t’i lini një gotë me ujë të koka e krevatit përpara se të flini.
Çdo familje ka rutinën dhe zakonet e veta për sa i përket rutinës së gjumit, juaja mund të ndryshojë gjatë kohës që fëmija rritet. Do t’ju duhet disa kohë që ta zhvilloni këtë rutinë në diçka të pëlqyeshme dhe të rehatshme për të gjithë.