TelefonoWhatsAppKërko çmim

Mos lëviz

“Mos lëviz”!  Kjo shprehje që i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë madje edhe në rrugë dhe që të rriturit e kanë në “majë të gjuhës”, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, pse të rriturit nuk e kuptojnë dhe përdorin këto shprehje pa kuptim.

Si mos të lëvizi? Po si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur?

Ai akoma nuk është aq i rritur që ti jenë formuar mekanizmat psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos kesh nevojë të lëvizësh.

Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 minuta në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet që atë e tërheq, sepse ka shumë energji që nuk e përballon dot duke ndenjur. Atij duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij.

Të rritur! Përpara se ti jepni një komandë fëmijës, përpiquni të kuptoni nëse komanda është e kuptueshme për të, nëse e ndihmon të menaxhojë veten përndryshe do ta bëni vetëm konfuz.

Lira Gjika

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00