Imagjinoni një shtëpi të pastër!
Po përse duhet thjesht të imagjinoni?
Bëjeni të mundur! E gjeni të vështirë të përballoni gjithçka : profesioni jashtë shtëpisë, fëmijët, prindërit, mikeshat, pazaret, detyrat e shtëpisë, gatimi, pastrimi, palestra? Patjetër që ju mund të jeni zonjë e shkathët, por sidoqoftë jeni nga ky planet dhe jashtëzakonisht njerëzore! Ka ditë në të cilat, lini gjithçka pas dore në shtëpi sepse fatmirësisht nuk ka gojë për tu ankuar dhe për më tepër, çfarë ndodh brenda mureve të shtëpisë, ngelet aty! Edhe koha e vizitave e hyrje – daljeve ka kapitulluar, kështuqë pirgu rrobave për tu larë ose hekurosur mund të pres maksimumi deri në fundjavë, kohë në të cilën gjithmonë planifikoni të përvishni mëngët dhe t’ju futeni punëve me kokë!
Mirëpo kur vjen fundjava, gjithë planet tuaja për pastrim gjeneral duket se hidhen në erë! Arsyet janë pafund! Ka qenë një javë shumë e ngarkuar dhe keni kaluar pak kohë me familjen : fëmijët, bashkëshortin! Ka qenjë një muaj shumë i gjatë, keni jashtëzakonisht shumë kohë pa u takuar me mikeshat, duhet një fundjavë për të shpenzuar në shoqërinë e miqve. Prindërit tuaj nuk kanë gëzuar shëndet të mirë kohët e fundit dhe nga meraku jeni të detyruar që fundjavave t’ju dedikoheni plotësisht! Për më tepër, nuk e mbani mend kur ka qenë hera e fundit që keni gjetur pak kohë për të shpenzuar bukur me partnerin, prandaj e shtuna tingëllon gjithmonë një ide e mirë për një udhëtim të shkurtër në çift. Po me punët e shtëpisë çdo të bëhet? Higjena është një nga prioritetet tuaja dhe me të drejtë, veçanërisht në ambientin familjar! Por në fund të fundit, ju nuk jeni robot! Jeni një grua e zonja që përpiqet të ruaj balancat! Por shpesh herë e gjen veten duke ëndërruar edhe për pak kohë të lirë!
Të gjitha këto nuk janë justifikime! Të gjitha këto janë detyrime dhe përgjegjësi të cilat i takojnë një personi madhor dhe nga të cilat nuk do të keni kurrë shpëtim! Të gjitha këto ju rrëfejnë se sa e bukur dhe sfiduese është jeta! Dhe në të njëjtën kohë ju mësojnë se duhet të organizoheni, të programoni, të përkushtoheni dhe të lini pas dore. Gjithashtu rrugës, ju mësoni se duhet të gjeni dhe t’i jepni të drejtën vetes dhe familjes tuaj, të shpenzoni kohë sa më kuptimplotë dhe të bukur me njëri – tjetrin! Fëmijët rriten shpejt, fulturojnë drejt destinacionve të tyre, vitet fluturojnë sa hap e mbyll sytë dhe befas ju kuptoni që keni humbur kohë të çmuar për tu shpenzuar së bashku! Nëse zgjidhni te shpenzoni të fundjavat duke larë xhamat, gërryer furrën, larë mirë e mirë pllakat dhe hidrosanitaret, sigurisht që i rrëfeni familjes dashurinë nëpërmjet përkujdesjes! Por këto nuk janë momente që fiksohen gjatë në kujtesë. Prandaj mbani ndezur dëshiren të përfitoni nga abonimet mujore të pastrimit profesional me Ndihma+
Një abonim shërbimi pastrimi profesional nga Ndihma + përfshinë : staf profesional dhe të trajnuar, përkushtim dhe dedikim për një shërbim me cilësi të lartë, monitorim të punës së stafit nga ana agjencisë, çmime jashtëzakonisht të arsyeshme, seriozitet në ushtrimin e shërbimit në ambientin tuaj privat, ruajtjen e konfidencialitetit, besueshmëri dhe shkëlqim nga pastërtia! Jepini vetes mundësinë të gëzoni kohën e lirë me familjen!
Ndihma + është pranë jush, gjithmonë në gadishmëri për të marr përsipër aktivitete të rëndësishme, por që ju çojnë dëm shumë kohë!
Paketat e shërbimeve mujore të pastrimit nga Ndihma + janë :
Paketa 1 : 25.000 lek / muaj ( të reja ) ; Përfshihen : 8 ditë shërbim / muaj ; 8 ore pune në dita; 2 zonja që merren me pastrimin
Paketa 2 : 21.000 lek / muaj ( të reja ); Përfshihen : 8 ditë shërime / muaj; 6 orë shërbim dita; 2 zonja në pastrim
Paketa 3 : 16.000 lek / muaj ( të reja ); Përfshihen : 5 ditë shërbimi / muaj, 8 orë shërbimi dita, 2 zonja në pastrim
Për të rritur kënaqësinë e klientit, Ndihma +, ka zgjedhur të ofroj brenda secilës paketë abonimi mujore një herë shërbim, i cili do të realizohet duke vënë në përdorim mjete profesionale dhe detergjent profesional pastrimi, pa kosto ekstra!
Ndihma + me një eksperiencë 4 vjeçare në treg, është tashmë e sigurtë se arrin të lehtësoj jetën tuaj!
Pasioni ynë është thjesht buzëqeshja klientit!