Një zonjë shtëpie, hera – herës pranon që ka nevojë për NDIHMË

Një zonjë shtëpie, hera – herës pranon që ka nevojë për NDIHMË

Të kuptohemi drejtë, zonjë shtëpie nuk quhet vetëm kategoria zonjave që për 1001 arsye zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi për të kujdesur familjen me kohë të plotë, por edhe kategoria e zonjave që e kanë të nevojshme të përshihen në punë profesionale. Në fund të fundit, çdo shtëpi dhe çdo familje ka nevojë të jashtëzakonshme për duart e një zonjë të përkushtuar ( sigurisht që ca ndihmë dhe pak bashkëpunim nga gjithë pjestarët e tjerë të familjes do të ishte e dëshirueshme dhe e rekomandueshme ). E megjithatë, pavarsisht zgjedhjeve dhe zgjidhjeve që bëjmë për të përmbushur me dashuri dhe vëmendje shërbimin e kujdesit të ambientit familjarë, në cilindo version të zonjës së shtëpisë që ta gjeni veten, do të ketë ditë të caktuara, në të cilat do të dëshironi me gjithë shpirt, të kishit duar ekstra në dispozicion për të mbajtur në nivelin e duhur pastërtinë dhe higjenën në shtëpinë tuaj.

Sepse nuk thonë kot se nëse kërkoni diçka të thënë, kërkojani një burri; por nëse kërkoni diçka të bërë, kërkojani një gruaje!

Sepse gruaja dhe zonja e shtëpisë, me profesion ekonomiste ose shtëpiake; në cilindo rast, do të jetë në gjëndjen dhe lartësinë e duhur për të kujdesur familjen në mënyrën më të mirë të mundshme! Por, sepse ka gjithmonë një POR ( thuajse gjithkund ), do të të vijë dita, sado e fortë dhe e organizuar të ndjehesh, të kesh nevojë urgjente për pak ndihmë në lidhje me pastrimin në shtëpi!

Situatat vijnë në versione të ndryshme, gjithmonë të çuditshme dhe shpesh herë të papritura! Veçanërisht për zonjat që janë të përfshira në marrdhënie pune jashtë ambientit familjar. Po çfarë mund ndodh kaq me emergjencë fundja?

Skenarët janë të pafund por disa situata në të cilat secila prej nesh e ka gjetur veten janë :

  1. Ke një profesion impenjativ jashtë ambientit familjar, që të merr shumë energji, kohë dhe vëmendje. Përpiqesh çdo ditë të japësh më të mirën por në një pikë të caktuar e kupton dhe pranon se nuk mund të shtrihesh çdo mbrëmje në krevat pasi ke larë një mal me enë, ke ndërruar 3 lavatrice dhe ke palosur nje mal me rroba, ke gatuar drekën për ditën tjetër, ke përgatitur rrobat për fëmijët në mëngjes për në shkollë, ke venë rregull në shtëpi dhe i ke kaluar dyshemesë një shtupë dhe të zgjohesh sapo lindin rrezet e para të ditës së re, më vrull dhe gëzim për të përballuar ditën. Thjesht trupi yt, fizikisht dhe biologjiksht, nuk do të të përgjigjet gjatë me gjithë ngarkesën dhe përgjegjësinë e një tërësie faktorësh, një herësh.

Pra ke nevojë për ndihmë, për NDIHMA + më saktë!

E cila në këtë rast mund të të gjendet pranë me shërbime cilësore dhe profesionale pastrimi! Të mirëmenduara dhe ideuara në paketa abonimesh mujore, me periodicitet 1 – 2 herë në javë, me 2 zonja në shërbim. Stafi agjencisë Ndihma + është i përkushtuar, efikas, i besueshëm dhe shërbimi lidhet me kontratë të mirëfillt. Nëpërmjet të cilës, zonja e shtëpisë mund të përcaktoj sipas nevojës ditët fikse në të cilat do të ishte më mirë për të dhe familjen, të përfitonte shërbimin e pastrimit me agjencinë. Ndihma + monitoron me vëmendje shërbimin e stafit të saj dhe mban përgjegjësi për çdo zhvillim ose pakënaqësi që mund të lindi rrugës së bashkëpunimit!

http://localhost/oldndihma/abonimet-mujore/

Po përse një abonim mujor pastrimi?

Ky variant do të ishte idealë, në të gjitha rastet kur zonjat e shtëpisë, pavarsisht impenjimeve profesionale dhe personale, dëshirojnë thjesht të kenë pak më shumë ndihmë për rregullin, higjenën dhe pastrimin në shtëpi, por nuk dëshirojnë të punësojnë mirëfill një zonjë që ofron shërbime pastrimi më konstante!

Avantazhet?

Janë të shumta :

  1. shërbimin e koorindojmë dhe e bëjmë të mundur ta përftoni në ditët dhe orarin që zonja e shtëpisë do të gjej me interes
  2. shërbimi është gjithmonë i monitoruar nga Koordinatorja e Pastrimit të agjencisë
  3. në shërbim, për secilën paketë ( hidhini një sy linkut më sipër ) përfshihen gjithmonë 2 zonja që merren me pastrimin, të cilat mund të organizohen dhe ndahen për të kryer punët e shtëpise
  4. zonja e shtëpisë, është gjithmonë në kontakt të drejtëpërdrejtë me agjencinë, për çdo të parpritur ose edhe në rastet kur dëshirojnë të na përgëzojnë për punën e mirë
  5. jeni e sigurtë se keni gjithçka nën kontroll me mbarëvajtjen e higjenës në familje, pasi duke u impenjuar edhe pak vetë dhe njëkohësisht dhe me Ndihma + si krahë të djathë, gjithçka është në vendin e duhur në shtëpinë tuaj
  6. 1 nga herët e shërbimit përfshinë gjithmonë detergjentët dhe mjetet tona të punës pa kosto ekstra
  7. besueshmëri apsolute në përftimin e një shërbimi cilësore

Kështuqë edhe nëse ktheheni nga një ditë e ngarkuar pune mbasditeve, shtëpinë do ta gjeni 2 herë në javë të mbushur plotë me aromë pastërite dhe shkëlqim, ku gjithçka është në vendin e vetë dhe nuk do t’ju zërë mesi natës duke u përpjekur të gjeni forcë për të hekurosur, sistemuar rrobat, dhënë një shtupë dyshemesë, një sfungjerë të shpejt tualetit etj etj etj! Thjeshtë do t’i jepni vetes të drejtën të merrni frymë lirisht dhe të gëzoni fëmijët dhe darkat së bashku duke gatuar diçka të shijshme!

  1. Ke gati 2 vjet që e shtynë lyerjen e shtëpisë se të tmerron ideja e rrëmujës dhe papastërtisë së madhe që krijohet nga ky proces i domosdoshëm! Ose ka të ngjarë që do ta rinovosh shtëpinë së brendshmi, duhet një parket i mirë dhe i ngrohtë! Por sërish të zë tmerri kur mendon se sa shumë punë mund të të duhet për të ftilluar shtëpinë sërish nga e para!

Me 1 herë shërbim pastrimi profesional me themel dhe detaje nga Ndihma +, nuk ka përse ta keni më një shqetësim të till! Ju mund të vazhdoni të qeta ditën tuaj të punës, ndërkohë që pasi ustallarët kanë përfunduar punimet, stafi profesional i Ndihma +, i organizuar sipas nevojës në numër përsonash në shërbim, duke përfshirë detergjentë profesional dhe të gjithë aksesorët dhe mjetet profesionale të punës, do të përvesh mëngët dhe do të bëj shtëpinë pasqyrë! Kur të ktheheni në banesë, ju thjeshtë do t’ju duhet të gëzoni njëherësh një shtëpi të lyer bukur dhe të pastër në çdo detaj, pa lëvizur gishtin!

 

  1. Shpesh ju ndodh që të keni dëshirë të organizoni dreka/ darka familjare ( tingëllon e çuditshme, por bën ende vakti të ndjejmë nevojë të socializohemi me njerëzit e gjakut ose rrethin shoqëror, në një ambient më intim se sa një restorant ), por meqë kuptoni se 24 orëshi nuk është kurrë mjaftueshëm, veçanërisht nëse jeni edhe në marrdhënie pune jashtë ambientit të banimit, për të mbajtur në rregull siç duhet shtëpinë! Kjo në mënyrë që të jeni të sigurtë se miqtë, nuk do të gjejnë asgjë për të kritikuar…Sepse si shqiptar që jemi, dashur pa dashur do të na zërë syri atë njollën në tapet, që nuk është larë mire; plhurat në biblotekë; ditaret që edhe nëse i ke larë 2 ditë më parë, nga shiu, janë bërë sërish tmerr etj etj etj

Tashmë ka ardhur koha zonja, që jo vetëm ëndërrat, por edhe dëshirat meritojnë të bëhen realitet! Dhe gjithçka është jashtëzakonisht e thjeshtë! Kur kërkon ndihmë, gjithçka është e mundur! Ndihma + ju vjen në shërbim jo vetëm me  shërbime pastrimi 1 herë ( kur të keni ju nevojë, mund të planifikoni si fillim pastrimin gjeneral dhe më pas darkën me miqtë ose familjarët ), por edhe me shërbimet e pastrimit profesional për tapiceri si tapete, divanë, kënde, karrige, dyshekë! E keni idenë se sa herë në vit duhet të pastrohen dyshekët? Nuk ka fare rëndësi sa i mirëmbani, që ndërroni çarçafët minimalisht 1 herë në javë, që i shkundni gjithmonë etj etj. Që dyshekët tuaj të konsiderohet vërtetë të pastër dhe higjenizuar duhet të përftojnë shërbim pastrimi profesional minimalisht 2 herë në vit! Njeriu humbet çdo ditë nga trupi gjatë gjumit 30 – 40 mijë qeliza të vdekura, të cilat depozitohen çdo natë në dyshekë, jorgan, batanije, çarçafë! Por nëse të tjerave ju bëhet derman lehtë pasi futen në lavatriçe, dysheku meriton më shumë vëmendje dhe kujdes në pastrim. Gjithashtu nuk keni përse t’i druheni më njollave në tapet, fëmijët janë çapkën dhe ndodh ndonjëherë të bëjnë incidente të tilla me njollat! Ndihma + sërish mund t’ju vijë në ndihmë edhe në këtë pikë.

Pra, duket se nuk keni asnjë arsye ose motiv, për të menduar se kjo botë sot është e mbushur plot me të pamundura! Jepini rëndësi çdo aktiviteti dhe elementi me peshë në jetën tuaj! Sigurisht që familja dhe shtëpia vijnë të parat, gjithashtu edhe zhvillimi profesional ka peshën e vetë. Por në të njëjtin rend dhe rëndësi duhet të jetë edhe mirëqënia e zonjës së shtëpisë! E cila, pavarsisht se zgjedh të jetë shtëpiake ose profesioniste, do të ketë realisht ditë në të cilat do ta gjej veten duke menduar : përse unë nuk kam nevojë për pak pushim, për pak kohë të lirë, për diçka ndryshe, për pak vëmendje, kudjes ose argëtim?

Shërbimet e pastrimit profesional nuk janë çështje luksi apo modernizimi! Janë tërësisht çështje mirëqënieje fizike, emocionale dhe mendore! Zonjat e shtëpisë e kuptojnë gjërë e gjatë rëndësinë, peshën dhe përgjegjësinë e familjes dhe në mënyrë që t’i shërbejnë siç duhet, po ashtu duhet t’i japin vetes të drejtën të fitojnë kohë dhe të rikuperojnë energjitë!

Me Ndihma + jeni vetëm një telefonatë largë!

Na kontaktoni

0693381880 / 0694607747

info@localhost

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this