TelefonoWhatsAppKërko çmim

Pastrim i përgjithshëm komercial

Jemi partneri juaj i besuar kur ju nevojiet një pastrim i i përgjithshëm komercial, një pastrim i detajuar i zyrave, dyqaneve, restorantit apo cdo ambienti tjetër komercial, psh para një eventi të rëndësishëm për ju.

Pastrim i përgjithshëm komercial
870+ shërbime të realizuara

Në disa raste ju do të keni nevojë për një shërbim pastrimit gjeneral, nga A në Z, për zonën tuaj komericale, si ndërtesë – zyrë ose dyan. Dhe kjo ndodh në rastet kur keni kryer punime rinovimi, keni lyer ose në çdo rast të veçantë, në ciklin e biznesit tuaj. Dhe shumë shpesh, ju duhet të respektoni një afat të caktuar psh për të hapur biznesin tuaj të ri,apo për të organizuar një event të rëndësishëm në ambientet tuaja.

Stafi i Ndihma + do të vijë t’ju takojë, për të parë më nga afër punën që duhet të kryej në ambient me pastrimin dhe do t’ju drejtojë pyetje, në mënyrë që të mund të qartësoj nevojën tuaj për shërbim dhe zgjidhjen që shkon më për shtat me buxhetin tuaj. Ne do të diskutojmë paraprakisht mbi paisjet dhe produktet e pastrimit më të përshtatshme për shërbimin që ambienti juaj komercial ka për pastrim. Ekipet e punës do të përshtaten sipas nevojës suaj për shërbimin, në mënyrë që të respektojmë edhe afat tuaja dhe mbyllur me sukses ciklin.

Plotëso formularin dhe rezervo me një klikim

Kërko çmim

Termat dhe Kushtet

  • Për rezervimin e shërbimit nevojitet të parapaguhet 20% e vlerës së shërbimit.
  • Në ditën e nisjes së shërbimit paguhet 30% e vlerës paradhënie, dhe pjesa e mbetur ne fund
  • Agjencia ka të drejtë të faturojë shtesë nëse gjendja e ambientit në ditën e pastrimit ka ndryshime të rëndësishme nga dita që është dakordësuar për shërbimin.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për papastërtitë e shkaktuara nga punimet që kryhen mbi një ambient ku shërbimi i pastrimit ka përfunduar.

Lista e Çmimeve*

Shërbimi ofrohet me cmim bazë për m2, por që varion në varësi të gjendjes së ambientit dhe nevojës për shërbim.

Do të duhet patjetër ta vizitojmë biznesin tuaj për t’ju dhënë një çmim të saktë.

Nëse na dërgoni foto ose video, mund t’ju japim një cmim të përafërt, por çmimi finalizohet pasi ekipi e sheh ambientin.

Vlerësimet në Google

Çfarë thonë klientët tanë.

4,8★★★★★29 vlerësime në Google →
  • ★★★★★
    Shërbim shumë korrekt dhe profesional nga Ndihma Plus. Ekipi ishte i përpiktë, efikas dhe shumë i kujdesshëm në çdo detaj. Puna u realizua shpejt dhe me cilësi të lartë, duke e lënë shtëpinë të pastër dhe të ndritshme. Patjetër një shërbim që ja vlen të rekomandohet.

    Erisa Proko

  • ★★★★★
    ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Shërbim fantastik! Ekip profesional, i saktë dhe shumë i kujdesshëm. Çdo gjë u pastrua në detaje – Do t’i zgjedh sërish pa menduar dy herë.

    doar hotel

  • ★★★★★
    Ndihma Plus ështe kompania e duhur per pastrimin e zyrave ne Tirane! Shërbimi qe ofron kjo kompani eshte shume profesional. Rekomandoj ta zgjidhni kete kompani!

    Arben Prendi

  • ★★★★★
    Ndihem plotesishte e kenaqur nga puna e "Ndihma Plus" . Zonja te perkushtuara , te shpejta , serioze dhe me shume pergjegjesi ne pastrim . Mbi te gjitha shume korrekte ! Faleminderit " Ndihma Plus ". Kontakti numer një ,sa herë qe do te kemi nevoje per pastrim ! Nese do Ishit dhe ne rrethe ( Vlore na duheni 😜) super !!!

    Elisa Mecaj

  • ★★★★★
    Sherbim shume cilesor. Do vleresoja korrektesine ne orar, organizimin dhe mbi te gjitha qe zonjave qe punojne aty u ofrohen mjete pune dhe ilace pastrimi profesionale nga kompania. Ne perfundim do e vleresoja me maksimumin e pikeve sherbimin e marre dhe cilesine e tij, pa harruar sigurine qe te jep fakti qe eshte dhe kompania qe te ofron besim me te madh sesa thjesht indivi qe punon aty dhe pergjegjesia eshte dyfish. ( shume e rendesishme per mua si klient apo marres sherbimi ) ✅✅✅ Bravo per punen.

    Melisa Ulqinaku

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00