Kur rezervoni një shërbim pastrimi me themel me Ndihma+, ju duhet të keni parasysh që do të merrni një shërbim shumë profesional. Dhe një nga shenjat e shërbimeve profesionale të pastrimit me Ndihma + është se ne e ofrojmë shërbimin e pastrimit me themel për shtëpinë tuaj duke qenë të qartë për rendin e punëve që duhen kryer dhe cilësinë e shërbimit. Një strategji që e realizon pastrimin në mënyrë të organizuar dhe me fleksibilitet për të përfshirë edhe dëshirat tuaja të personalizuara.
Të habitur që po ndajmë sekretet tona?
Ne na pëlqen pastërtia dhe të pastrojmë. Dhe e dimë që klientët tanë e duan shërbimin tonë. Për më tepër, delegimi detyrave dhe lehtësimi jetës tuaj, është gjithmonë një ide shumë e mirë. Më poshtë, ju listojmë mënyrën dhe rendin se si stafi i Ndihma + ofron shërbim pastrimi në themel për ambientet e banimit. Listë të cilën mund ta kini parasysh sa herë dëshironi të përvishni mëngët vetë me punët e shtëpisë ose në të gjitha rastet kur ju do të rezervoni skuadrën e pastrimit të Ndihma+, të keni një ide të rendit dhe kryerjes së këtij shërbimi me rëndësi të veçantë për mirëqënien e familjes tuaj.
Pastrimi me themel përfshinë :
Të gjitha zonat e shtëpisë
Sipërfaqet e pluhurit fshihen
Pastrohen mobiliet nga plhuri
Pastrohen dyert – bravat, karriget, shinat e dritareve nga plhurat
Hiqen rrjetat e merimangave (gjithmonë nëse ka)
Fshihen mirë tapetet me fshesë profesionale me korent
Fshihen dhe lahen dyshemetë
Fshihen dhe lahen pragjet e dritareve, xhamat dhe parvazet
Pastrohen kornizat e fotografive ose pikturave nga plhuri
Pastrohen ambazhurët / llampadarët dhe mjetet e ndriçimit nga plhurat
Pastrohen pasqyrat dhe sipërfaqet e qelqit në brendësi të shtëpisë
Mblidhen mbeturinat dhe lahen koshat
Tualetet
Pastrohet sipërfaqja nga pluhuri
Pastrohen grilat e dritareve, parvazet, prizat, dera
Pastrohen dollapët e detergjenëve ( gjithmonë nëse ka )
Pastrohen dhe dezinfektohen hidrosanitaret
Pastrohet kabina e dushit / vaska dhe dezinfektohen
Pastrohet dhe dezinfektohen tualetet brenda dhe jashtë
Pastroni dhe dezinfektoni çelësat e derës dhe elektriket në sipërfaqe
Pastrohen dritat në ambient
Fshihet dhe lahet dyshemeja
Fshihen dhe lahen pllakat
Fshihet dhe lahet lavatriçja dhe tharësja e rrobave ( gjithmonë sipas kërkesës së klientit )
Boshatiset koshi mbeturinave, pastrohet dhe vihet në vend
Kuzhina
Pastro plhurin nga sipërfaqet
Pastro grilat, pragjet e dritareve dhe parvazet
Pastro karriget nga pluhuri, dollapët, panelet e dyerve dhe sipërfaqja ku gatuhet
Fshihen plhurat në pjesën e sipërme të frigoriferit
Pastroni dhe dezinfektoni banakët
Pastroni dhe dezinfektoni çelësat e kuzhinës dhe pllakat
Pastroni dhe dezinfektoni lavamanin
Pastroni dhe dezinfektoni mikrovalën brenda dhe jashtë
Pastroni, dezinfektoni dhe shkëlqeni jashtë e brenda furrën
Pastroni, dezinfektoni dhe shkëlqeni jashtë e brenda lavastoviljen
Pastroni, dezinfektoni dhe shkëlqeni jashtë e brenda frigoriferin
Pastroni dhe dezinfektoni tryezën e kuzhinës
Pastroni dhe lani mirë dyshemenë
Pastro dhe laj qelqurinat / enët ( shërbim me kosto shtesë )
Hiq mbeturinat dhe pastro koshin e plehrave
Dhoma e gjumi
Fshi plhurin nga sipërfaqja
Pastro mobiliet në pjesën e sipërme nga plhurat
Pastro kolltuqet, karriget dhe dyertë me detaje
Pastro tapetet / rrugicat me fshesë me korrent
Pastro dhe laj dyshemenë dyshemenë
Shkundi dyshekët, pastroni bordurat e krevatit
Ndërro çarçafët (sipas kërkesës së klientit / mund të ketë kosto shtesë)
Hiq mbeturinat
Pastro rrjetat e merimangave
Ndërro perdet ( sipas kërkesës së klientit / mund të ketë kosto shtesë )
Hekurosje dhe sistemim rrobash ( shërbim me kosto shtesë )
Pastrimi me themel i ambientit tuaj familjar është një proces pune që duhet të kryhet minimalisht 1 herë në javë dhe merr relativisht një ditë të plotë pune për tu realizuar me cilësi, sigurisht duke përfshirë në këtë proces edhe një staf profesional. Ndërkohë që zonjat e shtëpisë mund ta realizojnë, duke marr në konsideratë impenjimin që kërkon pastërtia, çdo fundjavë.
Por a është e drejtë të shpenzoni çdo të shtunë dhe të dielë vetëm duke pastruar?