Shkenca shpjegon përse nuk është mirë t’i gudulisim fëmijët

Shkenca shpjegon përse nuk është mirë t’i gudulisim fëmijët

T’i gudulisësh fëmijët, duket se shkencërisht, është më e dëmshme se sa pozitive edhe pse femijeve duket se ju pëlqen! Në një kohë që shumica prej nesh mendon se nuk ka asgjë për tu shqetësuar në këtë formë përkëdhelie, studimet e fundit shkencore sjellin rezultate të tilla : 32 % e prindërve dhe fëmijëve të anketuar që e praktikonin hera – herës këtë përkëdheli ishin te kenaqur, 32 % u shfaqën neutral dhe 36 % rrëfyen se nuk ju pëlqente shumë kjo praktikë. Sigurisht që të gjithë jemi gudulisur kur ishim fëmijë, prandaj kjo duket diçka  jashtëzakonisht normale. Por gjithashtu edhe mos vënia e rripit të sigurisë ndërkohë që je duke ngarë makinë, dikur konsiderohej shumë normale.

Bazuar në disa studime rreth efektit të gudulisjes tek fëmija, Ndihma + dëshiron t’ju informoj përse duhet ta shmangni sa më shumë të jetë e mundur gudulisjen dhe të përpiqeni të gjeni një formë të re argëtimi!

Vetëm sepse i gudulisni fëmijët dhe qeshin natyrshëm, nuk do të thotë aspak se ata e shijojnë apo i kënaqë kjo formë përkëdhelie. Fëmijët, veçanërisht ata më të ndjeshmit, nuk arrijnë ta mbajnë të qeshurën edhe nëse nuk e pëlqejnë fare këtë ndërveprim. Dhe ky reagim i natyrshëm reflektiv, i bën prindërit të besojnë se fëmija po e pëlqen lojën. Studimi i realizuar nga Universiteti Kalifornisë në vitin 1997, zbuloi se të gudulisurit nuk krijojnë të njëjtën emocion gëzimi / lumturie po të krahësohej me dikë që qesh natyrshëm nga një llojë tjetër loje ose shakaje. Sipas shkencëtarëve, gudulisja shkakton thjeshtë një iluzion të personit si të gëzuar ose të lumtur, për shkak të reagimit të së qeshurës.

Gjithashtu shkencëtarët arrijnë në përfundimin, se sa më shumë si lojë ose formë argëtimi, gudulisja shpreh ose mund të konsiderohet si një formë dominance. Sipas tyre një fëmijë që merr shumë gudulisje nga familja ose prindërit humbet shumë nga vetë – vlerësimi apo aftësia për tu vetë – kontrolluar. Dëshira për të marr nën kontroll dikë tjetër, mund të jetë poshtëruese për fëmijën duke i krijuar kujtime të hidhura. Kur prindërit priren t’i gudulisin fëmijët, ata mendojnë se janë duke ju shprehur dashurinë ose po argëtohen, por në të vërtetë, janë thjeshtë duke i bërë dëm.

Për më tepër, historia na rrëfen se të gudulisurit, dikur është përdorur edhe si një praktikë torture! Në Kinë, gjatë mbretërimit të dinastisë Han, gudulisja ishte një metodë efikase për te torturuar njerëzit e sërës së lartë ose pjestarët e dinastisë, shumë e përshtatshme për përdorim, pasi ishte një lloj torture që nuk linte shenja të dukshme fizike. Për më tepër, viktima mund ta rrimerte veten shumë shpejtë dhe shumë lehtë! Gjithashtu, gudulisja konsiderohej si praktikë torture edhe në Japoni, duke e pagëzuar edhe me një emërtim specific dhe të kamufluar si : kusuguri – zeme, që do të thotë : gudulisje e pamëshirë!

Ndërkrohë një studiues nga Universiteti Kentakyt ekzaminoi rastin e 150 të rriturve, të cilët nga fëmijëria kujtonin se ishin gudulisur shumë nga prindërit ose familjarët. Shumica e tyre e konsideronin këtë formë argëtimi si abuzuese dhe aspak të kënaqshme, por gjithmonë të sikletshme. Studimi arriti në përfundimin se gudulisja mund të shkaktoj probleme të rëna psikologjike si të vjellat dhe gjëndje të fikëti, si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje.

Fëmijët mund të mos jenë në gjëndje t’ju thonë që të ndaleni apo se besdisni, në një kohë kur gudulisja mund të tingëlloj argëtuese. E qeshura e shkaktuar nga një gudulisje e zgjatur, mund të sjell një të qeshur që bëhet asfiksuese. Diçka që lind dhe cilësohet si përkëdheli ose argëtim, nëse tejkalon masën, mund të shndërrohet në një problematik të vërtetë shëndetësore. Për më tepër, psikologët mendojnë se gudulisja mund të shkaktoj probleme të ndjeshme të shëndetit mendor. Probleme që mund të jenë jetëgjata! Ekspertja e prindërimit Patty Wipfler nga Hand in Hand Organization, rrëfen se nga eksperienca e saj, gudulisja gjatë fëmijërisë shkakton luhatje emocionle jo vetëm tek fëmija, por edhe tek prindërit. Edhe vetë prindërit, me kalimin e kohës ose në rastet kur kanë më shumë fëmijë dhe kanë filluar të kuptojnë rolin e tyre, po ndërgjegjësohen, se të gudulisurit të fëmijës, më shumë dëmton se sa gëzon të voglin! Studiuesja shpjegon se gudulisja e pa masë ose shpesh herë e përsëritur tek fëmijët në vegjëli, shkakton trauma të tipit : ankth dhe pasiguri! Duke e shndërruar fëmijën në një të rritur të pasigurtë edhe kur është duke fjetur, i tensionuar dhe mosbesues si ndaj të panjohureve por edhe ndaj familjarëve.

Prandaj duhet të gjeni mënyra të reja dhe më të shëndetshmë për të shprehur dashurinë për fëmijën tuaj.  Prindërit zakonisht janë të bindur se dinë gjithçka më mirë, kur vjen fjala tek fëmija dhe për fëmijën, prandja të gudulisurit konsiderohet si një veprim i thjeshtë dashurie ose argëtimi. Por duke u përpjekur të qëndrojmë gjithmonë e më të informuar dhe kurioz për të mësuar më shumë rreth zhvillimi të brezave të rinjë, mësojmë se si të kemi kujdes të përdorim edhe veprime të thjeshta dhe në dukje fare normale në krijimin e marrdhënies me fëmijët. Luani, argëtohuni dhe krijoni afrimitet me fëmijët tuaj, gjithmonë duke pasur kujdes që gudulisja të mos kapërcej masat dhe të shnërrohet më shumë në silket se sa në kënaqësi!

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this