Shoqata Amerikane e Filozofisë: Ja sesi ti mësoni fëmijës tuaj mendimin kritik

Shoqata Amerikane e Filozofisë: Ja sesi ti mësoni fëmijës tuaj mendimin kritik
  • Filloni kur ata janë të vegjël: Fëmijët e vegjël ndoshta nuk janë akoma gati për të mësuar mendimin kritik,por ata mund të mësohen që të japin arsye për veprimet e tyre. Dhe ata mund të mësohen që të përmisojnë arsyet që ju japin të tjerët.
  • Argumentoni : Kur u tregoni fëmijëve të bëjnë dicka në një mënyrë të caktuar, tregojini dhe arsyet duke i argumentuar ato.
  • Inkurajoni fëmijët të bëjnë pyetje:  Mësueset dhe prindërit duhet të shtyjnë kuriozitetin te fëmijët. Nëse një arsyetim nuk bën sens për fëmijën, ai duhet të inkurajohet për  të shprehur kundërshtimin e tij.
  • Kërkojini fëmijëve që gjithmonë të kenë një zgjidhje alternative: Është një gjë shumë e mirë, kur fëmijët përgjigjen saktë. Por gjithmonë një problem ka më shumë se një zgjidhje. Kur fëmijët konsiderojnë se ka më shumë se një zgjidhje, ata e kanë më të lehtë të zhvillojnë mendimin kritik.
  • Bisedoni rreth paragjykimeve: Edhe  fëmijët e vegjël mund të kuptojnë se si emocionet, dëshirat mund të ndikojnë në gjykimet tona.
  • Vendosini fëmijët të shkruajnë: Të gjithë mësuesit e dinë që të shkruarit ndikon në  sqarimin apo në zhvilllimin e argumenteve.

Referenca:  http://www.parentingscience.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this