Shpesh e gjenë sërish veten me një shtëpi të bërë lëmsh dhe pse ke ndjesinë se punët i ke bërë thjeshtë dhe vetëm një ditë më përpara. Me një ritëm të lartë jetese midis punës në profesion, kujdesit ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtjes së higjenës dhe pastërtisë në shtëpinë tuaj, të ndodh të ndjehesh shumë shpesh sikur po xhiron në një rreth vicioz! Studimet tregojnë gjithashtu se ju shpenzoni afërsisht 80 orë në javë duke u kujdesur vetëm për higjenën dhe pastërtinë e shtëpisë. A nuk do të ishte mirë të reduktoje disi kohën e pastrimit dhe të krijoje pak më shumë orë të lira për veten?
Nëse përgjigja është po, mjafton të organizohesh dhe të ndjekësh 9 këshila produktive pastrimi, që do t’ju lehtësojnë jetën.
- Mblidhi të gjitha mjetet dhe detergjentët e pastrimit në një vend ose mbajtëse profesionale pastrimi, kështu nuk do të të duhet të humësh kohë duke kërkuar sfungjerin, dorezat apo detergjentin e plhurave
- Realizo planifikimin e punëve duke i programuar në disa ditë gjatë javës, madje duke vendosur edhe orarin kur fillon dhe kur e përfundon. Psh të premten, lahen rrobat , mblidhen, hekurosen dhe vendosen në dollap.
- Qëndroni të motivuar, nis të merresh me pastrimin e shtëpisë duke vendosur kufjet me muzikë dhe mos ndalo derisa të kesh pastruar gjithcka ke planifikuar për tu kryer atë ditë.
- Gjej çdo ditë 15 – 30 min kohë për të vendosur rregull në cilindo ambient të shtëpisë, kështu dita që do pastrosh me themel , do të jetë më e lehtë.
- Në fillim fshi gjitë shtëpinë me fshesë me korent, pastaj merr plhurat në çdo cep
- Kur të merresh me pastrimin e tualetit, mbush fillimisht vaskën dhe lavamanin me ujë të nxehtë, pastaj fillo. Avujt e ujit të ngrohtë, zbusin papastërtinë dhe procesi bëhet më i lehtë.
- Kur vjen radha e lavamanit pirg me enë, ndiq një rend të till : në fillim gotat dhe lugët, pastaj pjatat dhe tasat dhe në fund tiganët dhe
- Mobilizo dhe angazho në pastrimin me themel gjithë familjen, mundësisht kthejeni në argëtim
- Nëse me të vërtet dëshironi të reduktoni ndjeshëm 80 orët e punës në javë për pastrimin e shtëpisë, kontaktoni Ndihma+ dhe rezervoni shërbimin ideal të pastrimit për familjen tuaj.
Klik link https://bit.ly/3eX7cuT për një dorë ndihmë me pastrimin!