Si të pastrojmë verën e kuqe nga tapeti?

Si të pastrojmë verën e kuqe nga tapeti?

Gjatë një mbrëmje të këndshme me miqtë apo të dashurit tanë vera është gjitmonë e pranishme. Shpesh herë na rastis që të përfundojmë duke e rrëzuar një gotë dhe duke bërë pis tapetin.  Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ju sigurojmë që ajo mund të hiqet më shpejt sesa mund ta mendoni.

Është shumë e rëndësishme që të veproni menjëherë. Mos e lini njollën të qëndrojë në tapet për shumë kohë. Pak kripë e hedhur të njolla e shkaktuar nga derdhja e verës, do të lejojë që njolla të hiqet kollaj.

Janë disa mënyra sesi mund ta hiqni njollën më vonë- verë e bardhë, sodë buke apo detergjentë për larjen e tapetit, të cilat janë më të përdorura.  Pasi të keni zgjedhur mënyrën sesi do e pastronim hidhni sipër njollës verën e bardhë,  sodën e bukës ose detergjentin dhe fërkojeni lehtë.

Referenca- Molly Maid

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this