Si të planifikojmë një verë argëtuese për fëmijët dhe veten kur buxheti për pushime në plazh është i kufizuar?

Si të planifikojmë një verë argëtuese për fëmijët dhe veten kur buxheti për pushime në plazh është i kufizuar?

Vera më në fund erdhi!

Dhe erdhi e nxehtë si kurrë më parë! Shkolla ka pak që ka mbaruar dhe tashmë ju shihni se si fëmijët vijnë rrotull nëpër shtëpi gjithë përtesë! Pas entuziazmit të ditëve të para të pushimeve verore, ju do të përballeni me sfida të vërteta prindërimi! Nëse mendoni se më në fund shpëtuat nga ndjekja e  detyrave dhe mësimet e klasës së katërt fillore përshembull, mos qeshni shumë me zë të lartë. Thonë se qesh mirë kush qesh i fundit! Vera sjell sfida të reja, veçanërisht në përiudhën e kohëve moderne dhe teknologjisë!

Të gjithë fëmijët e duan verën! Lista e arsyeve mund të jetë e gjatë por ato më kryesoret janë se :

  • kanë shumë kohë të lirë në dispozicion
  • mund të luajnë për një kohë të gjatë me lojëra elektronike ose smartphone

Të paktën këto janë pritshmërit e fëmijëve tuaj për verën, në rastin kur pushimet në plazh janë të reduktuara ose akoma më rëndë, kur pushimet për disa ditë në plazh, këtë verë do të mungojnë për shumë arsye të rriturish!

Prandaj duket se situata të tipit : u mërzita, po tani çfarë të bëj, hiqe telefonin nga dora etj, bëhen gjithmonë e më të përsëritura për fëmijët gjatë pushimeve të gjata të verës. Është koha ideale ku prindërit duhet të përpiqen të shpalosin gjithë kreativitetin duke vënë në përdorim edhe buxhetin e kufizuar, sipas mundësive financiare. Sekreti qëndron në organizimin e një plani javor me aktivitete që angazhojnë gjithë familjen. Le të qëndrojmë pozitiv dhe të fokusohemi tek mundësitë edhe kur ana financiare e familjes nuk është në nivelin e duhur për pushime në plazh!

Zgjidhja ideale do të ishtë të krijonit dhe organizonit një plan javor, duke përfshirë edhe fëmijët paraprakisht! Kryeqyteti ka shumë për të ofruar edhe pse në dukje mbizotëron ideja se kur fjala vjen për fëmijët, opsionet janë shumë të limituara. Më poshtë ju propozojmë të organizoni një plan interesant dhe argëtues për gjithë familjen :

  • Të hënën : blini një sasi të bollshme fletësh me ngjyra ( nuk kushtojnë shumë dhe janë vërtetë shumë funksionale ), bojëra uji, imazhe me kartona dhe niseni ditën duke realizuar një kartolinë të bukur me fëmijët për gjyshen, tezen, babin, hallën gjithkënd që është i dashur për ta. Më pas mund të vazhdoni me një xhiro me bicikletë nëpër lagje, hijeve të pallatave para se vapa të arrijë pikun në mesditë. Dreka, në rastet kur fëmija juaj është mbi 4 vjeç dhe nuk para fle gjumë në këtë fashë orare mund të shpenzohet duke ngjyrsour libra me imazhe dhe personazhe filmash vizatimore, akoma më mirë do të ishte nëse vizatoni vetë pa qenë nevoja që thjesht të ruani ngjyrën brenda vijave. Mbasditeve fëmijët duhet të lejohen e ndonjëherë edhe detyrohen të dalin në oborrin e lagjes për të lozur me bashkëmoshatarët, prindërit duhen në krahë për t’i ndihmuar të socialziohen me të tjerët. Në mbrëmje pas darkës dhe përpara gjumit duhet të uleni dhe të lexoni së bashku minimalisht 5 – 10 faqe të një libri të bukur sipas grupmoshës së fëmijës
  • Të martën : prindërit mund të marrin informacion në disa opsione për të frekuentuar pishinat. Ka disa variante në qytet, merrni disa çmime dhe planifikoni të shpenzoni një të martë pushimi të gjithë së bashku në pishina, atje ku duket më e përshtatshme për buxhetin e familjes. Mos lini pas dore leximin e librit përpara gjumit! Shndërrojeni në ritual, 5 – 10 faqe ccdo ditë!
  • Të mërkurën : prindërit mund të mendojnë se një vizitë në biblotekën qëndrore të qytetit do të ishte diçka thuajse abstrakte në kohën e teknologjisë, por në të vërtetë për fëmijët mund të rezultojë shumë tërheqëse. Angazhohuni familjarisht për një vizitë në biblotekë, rrëfejini fëmijëve rreth librave, biblotekës, vetes suaj në moshën e tyre, antarësohuni dhe merrni libra të gjithë për të lexuar në shtëpi duke ju shpjeguar se si funksionon bibloteka dhe sa me rëndësi është që këto institucione të qëndrojnë ende aktive dhe gjallë në qytet, nëpërmjet interesit të fëmijëve dhe të rriturve. Këtë mbasdite, sado e çuditshme të duket, mund të shkoni një vizitë edhe në kopshtin zoologjik. Që sigurisht ka të ngjarë të mos jetë ai që prindërit kujtojnë nga fëmijëria tyre dhe mund të lërë shumë për të dëshiruar, por që hollë – hollë ja vlen për të mësuar fëmijët rreth zhvillimit të kohërave, kafshëve, historisë se brezave dhe se çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen.
  • Të enjten : dedikojani kuzhinës. Shumë prindër mendojnë se fëmijët nuk kanë përse të përzihen në punët e kuzhinës dhe kjo është e gabuar! Pavarsisht të vërtetës se kur fëmijët hyjnë në kuzhinë gjithçka bëhet më e vështirë dhe e pamundur, krijimi i një rituali të zakonshëm si ‘eja të gatuajmë një kek të shijshëm së bashku’, i bën fëmijët tuaj jo vetëm të argëtohen, por edhe të mësojnë të marrin përsipër përgjegjësi dhe të ndjehen të sigurtë që ju besohet diçka, jo thjeshtë të jenë të jenë të vegjël. Kërkoni një recetë në libër kuzhine, jo në internet dhe përvishni mëngët ta gatuani së bashku. Rrëmujën dhe enët e bëra pis mund t’i vini në vend edhe në mbrëmje vonë! Nxirrini fëmijët të luajnë jashtë në lagje, shoqërojini gjatë gjithë kohës veçanërisht nëse janë nën 7 vjeç, socializojini, jepuni ide lojërash dhe mësojuani si t’i realizojnë së bashku!
  • Të premten : realizoni një piknik në majën më të lartë të qytetit. Mund të merrni transportin publik dhe një pjesë të rrugës nëse transporti nuk shkon deri në pikën e dëshiruar, mund ta realizoni në këmbë. Sigurohuni të keni mbushur çantat e shkollës me sanduiç, fruta, lëngje dhe lojëra si top, litar apo letra bixhozi dhe planifikojeni aktivitetin si një aventurë të mirëfillt. Në një kohë që të gjithë turren në bregdet, realizimi një pikniku me familjen në mal, tingëllon vërtetë diçka ndryshe dhe po aq argëtuese. Në këtë mënyrë familja shpenzon më shumë kohë së bashku, eksploroni natyrën, mësoni fëmijët rreth asaj çfarë shohin dhe kur të mbërrini në vendin e duhur për të shtruar mbulesën do keni shumë hapsirë në dispozicion për të luajtur të gjithtë së bashku. Lërini të gjitha mjetet e komunikimit në shtëpi, dedikojani ditën tërësisht familjes në këtë aktivitet, kënaquni dhe krijoni kujtimet më të bukura.
  • Të shtunën : është mirë që prindërit të mësohen të mos i trajtojnë fëmijët gjithmonë si të vegjël, me sloganet klishe : është ende i vogël, nuk merr vesh, do i vij dita edhe bijës time të bëj punë shtëpie etj etj. Fundjavave kur përvishni mëngët për të pastruar shtëpinë me themel, prindërit duhet me patjetër të mësohen të angazhojnë në këtë aktivitet edhe fëmijët. Gjithmonë në bazë të grupmoshës, vërini fëmijët në punë brenda shtëpisë. Të mbledhin lodrat dhe t’i lani së bashku për t’i vënë në vend me kujdes sipas ndarjes, të ndërroni çarçafët, të merrni plhurat, të fshini dyert dhe mobiliet në një kohë që përshembull babi nga krahu tjetër bashkë me vëllain 10 vjeç marrin përsipër të gatuajnë një drekë të shijshme për të gjithë familjen. Shndërrojeni këtë aktivitet të domosdoshëm në një punë të mirëfillt grupi, ku çdo antarë i familjes merr përsipër përgjegjësinë për të realizuar diçka dhe të gjithë së bashku të mirëmbani ambientin e banimit. Të jeni të sigurtë që nuk po i ngarkoni aspak më shumë se ç’duhet fëmijët tuaj. Përkundrazi jeni duke i mësuar dhe edukuar në të njëtën kohë për të qenë të përgjegjshëm dhe të aftë të ndërveprojnë në punë grupi. Mbi të gjitha po ju ofroni shembullin më të mirë të funksionimit të familjes.
  • Të dielën : gjithkush e meriton një ditë pushimi në javë dhe pak lëshim! Sigurisht që plani prindërve për të mbajtur të zënë dhe në aktivitet fëmijët, sa më larg të jetë e mundur smartphone-ëve dhe lojërave elektronike, është ideja më e mirë në apsolut. Por të dielën mund të bëhet pak lëshim, gjithmonë me orar të kufizuar. Të dielën mund të shkoni në kinema ose në plazh në qytetin më të afërt bregdetar, me tren! Sigurisht që do të jetë e lodhshme, por është ekonomike dhe mbi të gjitha nuk ka shumë ndryshim nga fakti kur në plazh ikën me makinën e familjes dhe në kthim bllokohesh për më shumë se dy orë në trafik!

Informohuni rreth mundësisë për të vizituar pika historike si kala ose muze afër qytetit tuaj dhe eksplorojini të gjitha së bashku. Kur fëmijët të kthehen në shkollë në Shtator, ata do të kënë shumë për të rrëfyer dhe historia nuk do t’ju tingëlloj shumë e mërzitshme ose e panevojshme.

Të gjithë prindërit do të dëshironin që gjatë verës fëmijët e tyre të kishin mundësi të frekuentonin plazhin për disa ditë rresht, por jo gjithmonë është e mundur! Kjo nuk duhet të hidhëroj askend por duhet të shndërrohet në një element që të ndez dëshirën për të bërë edhe të pamundurat të mundura. Prandaj hidhini një sy me vëmendje qyteteti dhe të gjitha mundësive që ju ofron. Planifikoni një program javor, realizojeni një herë në teori më shkrim dore në kartona me ngjyra dhe vëreni në një vend të dukshëm në shtëpi për të gjithë! Edhe nëse prindërit janë në marrdhënie pune gjatë ditës, planifikimi me aktivitete si vizatim, lexim, gatim mund të bëhet për pjesën e parë të ditës dhe në mbasditë të mblidheni të gjithë bashkë për një shëtitje nga kopshti zoologjik ose parku më i afërt i qytetit. Mos harroni të merrni topin me vete dhe rikthehuni në fëmijëri bashkë më fëmijët tuaja. Jeta është e bukur, mësojini fëmijët të jenë kreativ dhe të përpiqen të gjejnë edhe tek pamundësitë edhe mundësinë! Sot, elementi më i rëndësishëm në apsolut për gjithkënd në çdo marrdhënie është KOHA! Dhe familja juaj e meriton më shumë se kushdo tjetër kohën e bukur të shpenzuar së bashku!

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this