Si t’i mbajmë fëmijët të zënë gjatë pushimeve të verës?

Si t’i mbajmë fëmijët të zënë gjatë pushimeve të verës?

Është jashtëzakonisht shumë e nevojshme dhe me rëndësi ideja e të mbajturit në aktivitet ose ‘të zënë në diçka’ fëmijët gjatë pushimeve verore. Duke krijuar mundësi për aktivitete argëtuese dhe mësimore gjatë sezonit të verës, sigurohemi t’i mbajmë fëmijët aktiv me përvetësimin e dijeve edhe në periudhën e gjatë të pushimeve verore. Këto aktivitete duhet të përzgjidhen me kujdes nga prindërit dhe të jenë tërësisht në funksion të fëmijës për t’i krijuar mundësi të përvetësoj dije të reja.

Sa herë pushimet verore afrojnë, fëmijët janë jashtëzakonisht të lumtur pasi mendojnë se nuk do të kenë të bëjnë për një farë kohe me librat, të mësuarin, detyrat, provimet etj.  Meqë ata janë mësuar të ndjekin një rutinë ditore të mirëpërcaktuar gjatë përiudhës së shkollës, fëmijët janë shumë të lumtur se më në fund do të gjejnë kohë të lirë për ta shpenzuar sipas dëshirës. Por ndodh që pas disa ditësh gjithë liri dhe kohë të lirë, të mërziten dhe ta shprehin këtë duke filluar të bëhen disi më pak të dëgjueshëm karshi rregullave dhe sugjerimeve të prindërve.

Prandaj sfida më e madhe gjatë verës është të arrihet të mbahen të angazhuar me aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete do të rezulojnë të suksesshme nëse janë pozitive dhe të kombinuara mirë me argëtimin. Më poshtë do të gjeni disa ide se si mund ta bëni verën e fëmijës tuaj më të bukur dhe argëtuese në të njëjtën kohë, pa hequr dorë nga të mësuarit :

  1. Aktivitete të tipit ‘kamp veror’

Përfshijeni fëmijën në qëndra aktivitetesh multifunksionale. Kanë program të gërshetuar me mësimdhënie dhe argëtim njëkohësisht. Për më tepër është një mundësi e mirë për të bërë miq të rinjë dhe për tu socializuar më moshatarët e tyre.

  1. Organizoni udhëtime familjare në fundjavë

Jo dosmodoshmërisht duhet të shkoni larg apo të paguani shtrenjtë për një fundjavë argëtuese në familje. Mjafton të organizoni një piknik në malin më të afërt të qytetit, një vizitë në muze ( në të cilin ka të ngjarë që edhe vetë prindërit të kenë shkuar kur ishin fëmijë ), në një park publik ccdo mbasdite për të luajtur të gjithë së bashku, në një zonë të afërt fshati, ku fëmija mund të ketë shumë për të mësuar! Çdo destinacion është ideal nëse gjeni kohën e duhur për t’ju përkushtuar fëmijëve dhe familjes totalisht përshembull çdo të dielë!

  1. Përfshijimi fëmijët në kurse kreativiteti

Cili fëmijë nuk ka dëshirë të pikturoj nga pak? Prandaj edhe nëse nuk kanë ndonjë interes kushedi çfarë për pikturën apo vizatimin, ideja e të ndjekurit të një kursi pikure, mund të tingëlloj tërheqëse në imagjinatën e tij. Kjo nëse prindërit do të dinë t’ja përcjellin gjithë entuziazëm, duke vënë në dukje idenë se fëmija do të jetë në gjëndje pas këtij kursi të pikturoj akoma më mirë! Gjithashtu është një aktivitet shumë kreativ, i ndihmon të zhvillojnë imagjinatën dhe perceptimet. Jo domosdoshëmrisht ky kurs do t’i bëj artis edhe në rastet kur vizatimin e kanë shumë qejf ose për më tepër kanë talent. Por do t’i ndihmojë të pranojnë ide dhe iniciativa të reja gjithashtu!

  1. Aktivitet sportive sa më shumë të jetë e mundur

Kjo do të thotë se ata nuk duhet të lihen të lirshëm të enden nëpër lagje gjithë ditën e perëndisë! Por fare mirë mund ta përfshini në kurse profesionale sipas grupmoshës në futboll, basketball, not! Me ardhje ne verës, një sërë institucionesh publike dhe private ofrojnë paketa të ndryshme për aktivitete sportive shumë të shëndetshme dhe të rekomandueshme si përshembull noti! Organizojni fëmijët në grup, në skuadër ose në ditët tuaja pushim për një garë noti në pishinë ose bregdet.

  1. Përfshijini fëmijët në aktivitetin ditor të mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtëpisë

Tani që vjen vera dhe kanë më shumë kohë të lirë në dispozicion, fëmijët nuk mund të sajojnë më asnjë justifikim për të mos të rregulluar krevatin ose dhomën e tyre, përshembull. Për më tepër, fëmijët kanë qejf të ndjehen të rëndësishëm, të marrin përsipër përgjegjësi dhe të përpiqen të bëjnë gjëra për të cilat, më parë janë vënë në dyshim. Prandaj ata duhet të ngarkohen me detyra të thjeshta punësh në shëpi si përshembull të vendosini rregull në dollapine e tyre të rrobave, të sisemojnë librat, të pastrojnë lodrat ose këndin e tyre të lojës, të ndihmojnë në shtrimin dhe heqjen e tryezës etj. Këto aktivitete të thjehshta ditore do t’i mbajnë të angazhuar dhe do t’i bëjnë të mësojnë rëndësinë e përgjegjësisë dhe mirëmbajtjes së ambientit familjar. Gjithashtu përfshirja në punët e shtëpisë i mëson fëmijës diçka në lidhje edhe me disiplinën.

  1. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur qëndrimin përpara televizorit ose smartphonëve

Kjo është ajo çka fëmijët tuaj planifikojnë të bëjnë më së shumti gjatë pushimeve verore. Të qëndrojnë gjatë në shtratë, të shohin sa më shumë të jetë e mundur televizor ose të qëndrojnë gjatë përpara lojërave kompjuterike ose smartphonëve. Të gjitha aktivitete passive dhe aspak të shëndetshme për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës tuaj. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm jo vetëm në aspektin e të ushqyerit shëndetshëm të fëmijëve, por edhe tek mirëqënia e tyre emocionale dhe shëndetësore. Madje fokusi më së shumti duhet përqëndrur në aktivitete që i ndihmojnë të zhvillohen emocionalisht dhe mendërisht.

Këtë verë, nëse i kushtoni vëmendje maksimale angazhimit të fëmijëve gjatë pushimeve, për të qenë aktiv dhe energjik, të përfshirë në aktivitete sociale dhe argëtuese, do të arrini të shihni qartë ndryshimin në kohën kur duhet t’i rikthehen sërish shkollës. Gjithçka është më e lehtë nëse i kushtoni rëndësi interesave dhe prirjeve të fëmijës tuaj, do t’ju udhëzojnë që të gjeni aktivitetet e përshtatshme për natyrën e tij dhe njëherësh do të ndihmoni të shpenzojë një sezon veror fantastik, gjithmonë në kërkim të së resë, zhvillimit dhe argëtimit.

 

Nëse do të keni nevojë për ndihmë gjatë sezonit të verës me shoqërimin e fëmijëve tuaj në aktivitete të ndryshme argëtuese, sportive ose mësimore, Ndihma + ju gjendet pranë duke ju asistuar të gjeni një kujdestare të përshtatshme për ta shoqëruar dhe mbikqyrur fëmijën gjatë ditës. Na kontaktoni në rrjetet tona sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn ose na shkruani në adresën elektronike info@localhost. Mund të na telefononi edhe në numrat 0693381880 / 0694607747! Mos i privoni fëmijët nga një verë fantastike e mbushur me aktivitete dhe argëtim vetëm sepse ju si prind e gjeni veten shumë të ngarkuar profesionalisht!

Ndihma + ju gjendet gjithmonë pranë për t’ju lehtësuar jetën!

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this