Sipas një studimi të publikuar në 19 Qershor te vitit 2015 nga shkolla e biznesit të Harvardit , vajzat që rriten nga nëna që punojnë kanë më shumë gjasa që të fillojnë punë, të kenë pozicione drejtuese dhe të fitojnë më shumë sesa vajzat që rriten nga nëna që nuk punojnë jashtë shtëpisë. Studiuesit kanë konstatuar edhe në një fakt shumë interesant për djemtë që rriten nga nënat që punojnë. Ata janë më të prirur të kalojnë më shumë kohë dhe të jenë më të kujdesshëm për pjesëtarët e tjerë të familjes dhe të bëjnë punë shtëpie sesa djemtë që rriten nga nëna që nuk punojnë jashtë shtëpisë.
Duke analizuar të dhënat e studimit të nxjerra nga shumë shtete, studiuesit kanë arritur në përfundimin se vajzat e rritura nga nënat që punojnë kanë 4.5% mundësinë për të qenë të vet-punësuara. Kjo përqindje mund të jetë e parëndësishme , pasi vetëm një 1% mund ta kenë këtë mundësi, por ky 1% nuk është vetëm fat.
Akoma më shumë surprizuese, thotë , Kathleen McGinn, profesore në shkollën e biznesit të Harvard, por edhe drejtuesja e këtij studimi, është fakti se nënat që punojnë kanë një ndikim mbikëqyrës të fëmijët e tyre dhe i mësojnë ata të jenë më të ndjeshëm ndaj barazisë gjinore.
Studiuesit zbuluan se 33% e vajzave të rritura nga nënat që punojnë mbajnë pozicione drejtuese apo supervizore në vendin e punës në krahësim me 25% të vajzave që janë rritur nga nënat që nuk punojnë jashtë shtëpisë.
Studimi është bazuar në të dhënat në nivel kombëtar dhe të dhëna në nivel individual në rreth 24 shtete nga Programi i Sondazhit Ndërkombëtar Social në vitet 2002-2012. Studiuesit u fokusuan shumë në një pyetje specifike që u bënin të anketuarve dhe ajo ishte : Nëse nënat e tyre gjatë fëmijërisë kishin qëndruan ndonjë vit pa punuar me kohë të plotë apo të pjesshme?
McGinn thotë që rezultatet ishin të habitshme në vendet që ata i kishin etiketuar si “vende moderne”, u përfshihej Britania e Madhe dhe SHBA. Këto ishin vende ku të anketuarit mbaheshin si persona të cilët ishin të hapur ndaj barazisë gjinore, por në fakt gjërat nuk kishin ndryshuar shumë që para 10 vjetësh.
McGinn thotë që të ardhurat e vajzave të rritura nga nëna që punojnë në SHBA ishin rreth 5200 dollarë më të larta , sesa të ardhurat e vajzave të rritura nga nëna që nuk punojnë dhe që janë të fokusuara shumë të ndryshimet gjinore.
Mesazhi i saj për mamatë që punojnë është se të jeni të punësuara , ka efekte pozitive afatgjata të fëmijët tuaj. “ Kur ju shkoni në punë , ju jeni duke e ndihmuar fëmijën tuaj të kuptojë se atje jashtë ka shumë mundësi për ta”, – thotë McGinn
Burimi- quaz.com
Shkolla e Biznesit ne Harvard