Të gjitha arsyet përse duhet të marrësh një shërbim pastrimi 1 herë në javë nga profesionist pastrimi

Të gjitha arsyet përse duhet të marrësh një shërbim pastrimi 1 herë në javë nga profesionist pastrimi

Pra, ndodh që e përditshmja bëhet gjithmonë e më e ngarkuar dhe kështu si fare pa kuptuar, një zonjë shtëpie e gjen veten duke :

  • rendur çdo mëngjes dhe mbasdite për në punë
  • rendur çdo mëngjes dhe mbasdite për të mbledhur fëmijët nga kopshti, çerdhja, kursi baletit etj
  • rendur çdo ditë për të bërë ndonjë pazar të vogël se ka mbaruar qumështi, patatet etj
  • rendur çdo ditë për të gatuar sa më shëndetshëm që të jetë e mundur
  • rendur çdo ditë për të vënë rregull dhe pastruar në shtëpi
  • rendur çdo ditë për të takuar një mik, një mjek, një koleg, një të afërm
  • rendur çdo ditë për tu përpjekur të shkosh minimalisht 1 herë në javë në palestër

Detyrimet dhe përgjegjësitë profesionale dhe familjare, na përfshijnë vrullshëm dhe duket se hera – herës, pesha tyre bëhet aq e rëndë sa është gati e pamundur për ta mbartur tërësisht vetëm! Prandaj është e kot të sforconi veten duke krijuar një ndjesi të madhe faji, që përse nuk arrini ta kujdesni shëpinë siç duhet gjatë javës, por duhet të prisni fundjavën për të përveshur mëngët! Sigurisht nëse fëmijët do të jenë mirë me shëndet dhe nuk do të llasohen shumë, meqë java ëshë shumë e shpejë dhe e ngarkuar dhe mezi e presin fundjavën për të kaluar kohë të bukur me prindërit!

Gjithashtu ka periudha në të cilat, edhe kur të duket se je duke menaxhuar kohën dhe ngarkesën siç duhet, duke ruajur një ekuilibër të mirë midis jetës profesionale dhe personale dhe se në vija të përgjitshme jeta po të shkon bukur; sërish në një pikë, do të ndjesh një lodhje aq të madhe, sa disa të shtuna rresht, kur shëpia të thërret për pastrim, ti kthehesh me një : punë e madhe fortë, nesër, me kismet! Dhe e nesërmja nuk vjen kurrë, se mund të të dal diçka e pa planifikuar, që të shpërqëndron tërësisht dhe në këtë fazë ti, si zonjë shëpie, mendon se : në djallë vafshin punët e shtëpisë!

Por me apo pa dashje, si zonjë shtëpie, ti e kupton rëndësinë e mbajtjes së një niveli të lartë higjene në shtëpi, për t’i mundësuar familjes tënde një shëndet sa më të mirë ( edhe ajri rënduar është burim sëmundjesh ), kështuqë do të përpiqesh të kërkosh, vlerësosh dhe gjesh të gjitha mundësitë dhe alernativat për të marrë atë çka të duhet! Pasi një zonjë e mirë shtëpie, di gjithmonë se si të marr atë qe po kërkon! Apo jo?

Këto dhe të një mori e gjatë arsyesh të tjera personale, në varësi të dinamikës së jetës së gjithësecilit prej nesh, mund të të shërbejnë për të kuptuar përse hera – herës duhet të marrësh me patjetër shërbime pastrimi profesionale, nga profesionisët e fushës, si Ndihma + përshembull!

Çfarë përfiton ti pra, nga ideja se : hera – herës, është më mirë që punët e shtëpisë tënde, t’i bëj dikush tjetër për ty?

  1. fiton kohën e munguar; koha është flori apo jo?
  2. shmang lodhjen e tepërt edhe gjatë fundjavës
  3. i dedikohesh më shumë familjes dhe fëmijëve
  4. i dedikohesh më shumë të afërmve, miqve ose një pasioni personal
  5. pastërtia të bën të lumtur; akoma më të lumtur të bën fakti që dikush tjetër i bën punët e shtëpise për ty
  6. fiton më shumë siguri dhe vetëbesim, pasi një shërbim pastrimi realizuar nga profesionist, të jep siguri që ke kontroll për një nga elementët më të rëndësishëm në jetën tënde : familja dhe shtëpia
  7. meqë ke çdo gjë nën kontroll më pastrimin në shtëpi, do të kesh më shumë dëshirë dhe nevojë të ftosh për vizita ose një gotë verë, miqtë më të mirë ose familjarët më të ngushtë ( vjehrrën të parën )
  8. nëse ndodh t’i lësh punët e shtëpisë shumë pas dore me vetëdije, shërbimet e pastrimit nga profesionistë, do t’ju bëjnë që gjithsesi të mbani nën kontroll higjenën, pasi hera – herës mund të kërkosh një shërbim me detaje dhe themel
  9. dita do të të bëhet më e lehtë, kur di se sapo të kthehesh në shtëpi nuk do të duhet të rendësh të lash enët, sistemosh rrobat, t’i japësh një shtupë dyshemesë; por thjesht do të shijosh aromën e pastërtisë dhe t’ju dedikohesh fëmijëve
  10. në mbrëmje, në tualetin tuaj të pastruar mirë nga profesionistët e pastrimit, do të kesh gjithmonë e më shumë dëshirë të bësh një dush / vaskë të gjatë dhe relaksuese

Tingëllon vërtetë e çuditshme që të mësohesh me idenë se dikush tjetër po ndërron çarçafët e dhomës tënde të gjumit, po pastron dritaret dhe dyertë e tua me kujdes, po lan mirë e mirë tualetin ( ashtu siç ka të ngjarë ti vetë nuk e pastron shpesh ), po të hekuros një pirg me rroba etj etj etj! Sepse deri më sot i ke bërë vetë, duke u çuditur mëngjeseve përpara pasqyrës për rrathët  e zinjë poshtë syve ( zgjohesh pa lindur dielli, bie të flesh pas mesnate sepse shtëpia duhet mbajtur nën kontroll, pasi fëmijët rehatohen në gjumë ) përse bëhen përherë e më të dukshëm, ndërkohë që vendos më shumë pudër dhe mendon të blesh një më të mirë, më efikase!

Fatmirësisht, erdhi koha të jetosh më shëndetshëm! Më shëndetshëm do të thotë të mos shpenzosh pafund për make – up –e të shtrenjta që të mbulojnë më mirë lodhjen në fytyrë, të shkarkosh lodhjen duke deleguar punët personale dhe duke i kushtuar më shumë rëndësi familjes dhe vetes, të marrësh me bindje të plotë shërbime profesionale pastrimi me Ndihma + dhe të përfitosh automatikisht të gjithë KOHËN e bekuar për të cilën ke nevojë të gëzosh jetën tënde!

Mos nguro të na kontaktosh 0693381880 / 0694607747

Jemi gjithmonë të gatshëm për t’ju lehtësuar jetën me shërbime profesionale pastrimi!

Hidhini një sy link – ut tonë të abonimeve mujore të pastrimit :

http://localhost/oldndihma/abonimet-mujore/

Do t’ju tingëllojnë interesante!

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this