5 të mira madhore që përfitoni nga pastrimi i rregullt i ambientit familjar

5 të mira madhore që përfitoni nga pastrimi i rregullt i ambientit familjar

Të gjithë e dinë që shtëpinë, duhet ta mbani të pastër.

Nëna juaj ndoshta ju ka vënë të pastroni dhomën  (dhe banjën, e mbase edhe kutinë e ushqimit të maces) duke u rritur, siç bënte mamaja e saj me të kur ishte e vogël. Sot, ju përpiqeni ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, por disa ditë pyesni veten: Sa keq do të ishte sikur ta linit shtëpinë ‘në mëshirë të fatit’  dhe thjesht të bëni një pushim nga pastrimi për pak?

Sa e rëndësishme është një shtëpi e pastër?

Për t’iu përgjigjur kësaj,  do të ndajmë vetëm disa nga shumë arsye përse mbajtja e shtëpisë tuaj të pastër, në të vërtetë mund të ndihmojë shëndetin tuaj dhe shëndetin e atyre që doni .

# 1: Mbajtja e dhomës pastër mund të çojë në gjumë më të mirë

Një studim i fundit nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit tregoi se 45 % e amerikanëve kanë probleme të ndjeshme me pasgjumësinë. E vërteta është, se mendjet tona janë plot dhe sigurisht që mendojmë për të gjitha gjërat e mbetura pa u bërë ndërsa përpiqemi të biem në gjumë, duke përfshirë të gjitha rrëmujat përreth. Prandaj, për të lehtësuar disi mendjen nga streset dhe sikletet, është e nevojshme që në dhomën e gjumit të vendosni në mënyrë konstante rregull dhe të pastroni sa më shpesh të jetë e mundur. Ky fondacion, gjithashtu arriti në përfundimin se veçanërisht një krevat i pastruar mirë dhe me çarçafë që ndërrohen shpesh, ndihmojnë dhe përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e gjumit.

# 2: Një hapësirë ​​e pastër dhe pa rrëmujë përmirëson shëndetin tuaj mendor

Kur çdo sipërfaqe është e mbuluar nga rrëmujat, rrobat për të larë janë bërë mal – sa e pastër mund të jetë shtëpia jote?

Rrëmuja dhe papastërtitë ndikojnë ndjeshëm në krijimin dhe rritjen e stresit, madje edhe vetë depresionit. Sigurisht që me  kalimin e kohës, një pjesë e trurit tonë e injoron rrëmujën por ndërkohë pjesët e tjera të trurit mbingarkohen nga problematika të tjera. Një studim i Universitetit Princeton arriti në përfundimin se rrëmuja mund të mbingarkojë korteksin vizual, duke e bërë më të vështirë përpunimin e detyrës në fjalë.

Ky nuk është studimi i vetëm që tregon efektet e rrëmujës në shëndetin mendor. Janë kryer shumë studime të psikologjisë që tregojnë se një hapësirë ​​e pastër dhe e rregullt  mund të na ndihmojë të përqendrohemi më mirë dhe të ndihemi më të qetë, më pak të depresionuar dhe më pak të shqetësuar në përgjithësi.

# 3: Një shtëpi e pastër mund t’ju bëj të zgjidhni ushqime më të shëndetshme

Pse është i rëndësishëm pastrimi?  Ja një arsye tjetër:  e vërtetuar se ambientet e çrregullta dhe të pa pastra na bëjnë të ndjehemi të shqetësuar dhe të stresuar. Dhe nuk është sekret që shumë prej nesh priren të bëjnë zgjedhje të këqia të ushqimit kur jemi të stresuar.

Kur e  keni të qartë këtë panoramë, është e lehtë të shihni të kundërtën : që një shtëpi e pastër dhe e rregullt mund t’ju shtyjë  drejt zakoneve më të mira të ngrënies dhe një mënyrë jetese përgjithësisht më të shëndetshme.

Shkenca mbështet këtë mendim. Një studim i vitit 2010 i botuar në revistën Psychological Science tregoi se njerëzit në një mjedis më të rregullt dhe të pastër bënë zgjedhje më të mençura dhe më të shëndetshme, se sa ata që përpiqeshin të punonin në hapësira më të rrëmujshme dhe të çrregullta.

Kjo mund të mos duket si diçka me rëndësi, por ju mund të shtoni peshë nga ushqimet e dëmshme, fare lehtë. Vakti mesatar me ushqime të shpejta sjell rreth 1.800 kalori, ndërsa një darkë e gatuar shëndetshëm  në shtëpi arrin me rreth 550.

# 4: Një shtëpi e pastër  lehtësonë simptomat e alergjisë sezonale

Pavarësisht nëse vuani kryesisht nga alergjitë sezonale në natyrë, si përshembull ndaj polenit dhe mykut ose kryesisht nga ato që konsiderohen alergji “të brendshme” si pluhuri, rrjetat e marimangës, qimet e kafshëve shtëpiake dhe flokët, mbajtja e një shtëpie të pastër mund të zvogëlojë shumë simptomat e alergjisë.

Alergjenët në natyrë si poleni dhe myku mund të mbarten në këpucë dhe veshje. Nëse lihen të grumbullohen, pluhuri, qimet e kafshëve dhe alergjenët e tjerë mund të shkaktojnë siklete në hundë, sy dhe sinus, duke ju bërë të ndiheni të mjegullt, të keni kruarje dhe me sy të kuq.

Mbajtja e shtëpisë të pastër, duke përfshirë pastrimin e rregullt me fshesës me korent dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave që mund të jenë të prirura për rritjen e mykut, posaçërisht në banjë; mbajtja e pluhurit në ajër në minimum duke pastruar me një pecetë të lagur, ndërrimi i rregullt i çarçafëve të shtratit dhe pastrimi i rrjetave / grilave të dritareve mund të zvogëlojë shumë simptomat tuaja të alergjisë.

# 5: Një shtëpi e pastër dhe e mirëmbajtur rregullisht kursen para

Pse është e rëndësishme të kesh një shtëpi të pastër?  Kemi një argument tjetër bindës: vigjilenca që tregoni  me pastrimin dhe rregullit në shtëpi, mund t’ju kursejë me të vërtetë para në disa mënyra.

Së pari, kur e mbani shtëpinë të pastër rregullisht, do të keni më pak nevojë për produkte pastrimi, pasi papastërtive nuk u jepet një mundësi për t’u grumbulluar deri në pikën që do të kërkonte shtesë produktesh pastrimi ose të blini diçka më të shtrenjtë.

Së dyti, sipërfaqet kanë më shumë të ngjarë të dëmtohen nëse ato janë të veshura me papastërti dhe pluhur. Papastërtia në dyshemenë e drurit ose të pllakave vepron si letër zmerile kur njerëzit ecin mbi të, duke e gërvishtur dhe duke e bërë dyshemenë të duket e  veshur dhe e vjetër. Depozitat e sapunit dhe ujit  mund të dëmtojnë hidrosanitaret e banjës. Mbajtja e sipërfaqeve si dyshemetë, banakët dhe pajisjet e banjës të pastra do t’i ndihmojë ato të qëndrojnë bukur për më gjatë.

Së treti, mbajtja e pajisjeve të pastra do t’i ndihmojë  të punojnë në mënyrë më efikase dhe të zgjasin më gjatë. Pra nuk do të keni nevojë për rinovim shtëpie hera – herës.

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this