Është pranverë!
Shtëpia juaj mund të duket e pastër, por këtë e harrini duke përdorur shumë solucione dhe detergjentë pastrimi, që janë plotë me kimikate, toksike dhe irrituese!
Fatmirësisht ka disa mënyra se si mund të pastrosh shtëpinë pa kimkate dhe ta bësh të shkëlqejë nga pastërtia. Përvishni mëngjët dhe ndiqni 9 këshilla pastrimi për shtëpinë pa përdoru kimikate.
- Lavamani kuzhinës
- Spërkate me kripë dhe fërkoje me gjysmë limoni
- Shpëlaje mirë dhe thaje
- Do të shkelqejë dhe vijë aromë të mirë
- Soba dhe furra
- Përzieni sodë buke dhe ujë të ngrohtë në një enë dhe kalojeni masën në sobë dhe furrë
- Lereni me këtë përbërje gjatë gjithë natës
- Në mëngjes pastrojini mirë me pecetë të lagur
- Vetëm sodë dhe ujë, ua bën sobën dhe furrën të shkëlqejë
- Bordurat
- Për një pastrim dhe dezinfektim me thellësi, përzieni në një shishe spray 1 filxhan uthull + 2 filaxhan ujë, spruconi dhe fërkoni mirë bordurat / parvazet
- Shtoni 20 pika vaj aromatik si çaj jeshil ose lavender, për më shumë freski
- Shplajini bordurat, parvazet me një pecetë të pastër dhe të thatë në përfundim
- Frigoriferi
- Përzjeni në një enë 2 lugë sodë buke dhe 4 filxhan ujë të ngrohtë
- Përdorni një pecetë për të fshirë frigoriferin me përzjerjen e mësipërme, në çdo sipërfaqe, brenda dhe jashtë
- Përdor edhe një pecetë me solucion limon dhe ujë, si dorë të fundit, për t’i dhënë aromë të mirë
- Përpara se të vendosni sërish ushqimet, kalo një pecetë të pastër dhe të thatë
- Hidrosanitaret në tualet
- Ka 2 mënyra : përzieni sodë buke dhe ujë, kalojeni në sipërfaqet e hidrosanitareve duke përdorur një shishe spray ose përzieni ¼ filxhan me uthull dhe ½ filxhan me ujë dhe hidheni në tualet me spray.
- Fërkojeni mirë sipërfaqen me sfungjer
- Lëreni për 1 orë me këtë solucion
- Shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm, mundësisht të ngrohtë ose të nxehtë
- Dyshemetë
- Përzjeni sasi të barabartë uthulle me ujë në një enë
- Nëse sipërfaqja e dyshemesë ka shumë papastërti, shtoni edhe pak sapunë të lëngshëm ose detergjent pastrimi për dysheme
- Lani mirë çdo cep me këtë përbërëje, duke e fërkuar sipërfaqen
- Nëse dyshemja kërkon vëmendje më të madhe, realizojeni me shishe spry dhe me kujdesë duke kaluar shtupën ose një pecetë të pastër, duke e fërkuar me dorë
Vëmendje : tregoni kujdesë me dyshemetë me parket. Në rast të till duhet të hidhni një sasi të vogël uthulle në përbërjen e solucionit tuaj të pastrimit. Ose duhet të jeni shumë të shpejtë duke e pastruar dyshemenë me pecetë të thatë pasi e spruconi me këtë përbërëje.
- Tapetet / tapiceria
- Përzieni sodë buke me disa pika vajrash aromatik për pastrim si lavandër ose limon, tretini në një sasi të vogël uji, shishe me spray mundësisht
- Spruconi bollshëm tapetin ose sipërfaqen e tapicerisë
- Lëreni të veproj për 15 – 20 min dhe më pas kaloni fshesën me korent / avull
- Nëse papastërtitë ose njollat janë më të mëdha në tapetë ose tapicerinë tuaj, realizoni një përbërje ku përzieni në mënyrë të barabartë uthull dhe ujë të ngrohtë.
- Dritaret dhe pasqyrat
- Kombino ½ filxhan me uthull dhe ½ ujë të ngrohtë në një shishe me spray
- Spruco sipërfaqet e dritareve ose pasqyrave dhe pastor me një pecetë të pastër që thith
- Për më shumë aromë të mirë, mund të shtoni në solucion vajra si lavandër ose disa pika limoni
- Plhurat
- Përzieni bashkë 1 lugë sapun të lëngshëm bio dhe 1 filxhan me ujë, përfshirë 10 pika lëng limoni ose vaj lavandër.
- Spërkasni sipërfaqet me plhurë nëpër shtëpi dhe fishijini me një pecetë të pastër dhe të thatë.
- Tregoni kujdesë me sipërfaqet delikate të mobilieve, si përshembull me dru. Testoni fillimisht pastrimin me këtë përbërje në një sipërfaqe të vogël, duke zëvendësuar sapunin me 1 lugë të vogël vaj ulliri dhe pastro me kujdesë me pecetë të thatë.