Viti 2020 na gjeti në një situatë që askush prej nesh nuk e kishte imagjinuar apo perjetuar më parë.
Kjo situatë, përpos një izolimi qe ndoshta për shumë prej nesh ka qenë I vështirë mendërisht, ka qënë dhe do të jetë I vështire edhe ekonomikisht.
Nëse më parë, ishe në kërkim të një pune, shancet për ta gjetur atë ishin shumë më të larta se tani,sot që flasim, shume persona kanë humbur punët e tyre apo janë detyruar të tërhiqenprej tyre për shkak se nuk kanë me kë të lënë fëmijët e tyre.
Si rrjedhojë, shumë zonja që punonin në sektoret e përkujdesjes apo pastrimit në familje kanë mbetur pa punë , pa të ardhura dhe janë në kërkim të një pune tjetër në po atë sektor që kanë punuar edhe para COVID-19.
Ndihma Plus, bazuar në eksperiencën e saj shumë vjeçare në sektorin e përkujdesjes dhe pastrimit, dëshiron të jap kontributin e saj edhe duke dhënë disa këshilla sesi për të fituar një vend pune në këto kohë.
1. Aplikoni kudo për punë – në çdo agjenci që ekziston në treg në fushën e rekrutimit
2. Përhapni fjalën te miqtë apo të afërmit tuaj që jeni në kërkim të një pune
3. Përgatituni për një prezantim të mirë ( shumë herë më të mirë se më përparë) të vetes tuaj
4. Kërkoni referenca nga punëdhënësi I mëparshëm dhe gjithmonë prezantojini ato te punëdhënësi juaj I mundshëm
5. Mundohuni të jeni të kuptueshme për pagën e ofruar ( me shumë mundësi nuk do të jetë dhe shumë e lartë) , por kujtoni që jeni pa pune Me pak fjalë ose e thënë me shkurt – mos I bëni naze punës
6. Perfeksioni aftësitë tuaja të punës- nëse dëshironi të punësoheni si dado – lexoni për rritjen , edukimin dhe zhvillimin e fëmijës- nëse dëshironi të punësoheni si punonjëse pastrimi- shikoni sesi mund ta bëni më mirë punën tuaj
7. Mos nxirrni justifikime si është larg apo është orari shumë I gjatë
Burimi- Ndihma Plus