Në një sondazh online përfaqësues të kryer për Kärcher nga Research Noë, njerëzit në Brazil, Kinë, Gjermani, Francë, Britani të Madhe, Japoni, Poloni dhe SHBA u pyetën për zakonet e tyre të pastrimit. Studimi dha disa rezultate interesante dhe surprizuese në lidhje me zakonet dhe rëndësinë e pastrimit në vende të ndryshme të botës.
11 fakte interesant rreth pastrimit nga e gjithë bota:
1) Pastërtia është e rëndësishme për të gjithë
Mesatarisht 94 % e të anketuarve në të gjitha vendet thanë se një shtëpi e pastër është e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për ta. Në krye të kësaj liste, si më të fiksuarit pas pastërtisë janë janë brazilianët: 99 % e tyre mendojnë se pastrimi është jetik.
2) Rusët shpenzojnë më shumë kohë për të pastruar
Koha mesatare e shpenzuar për pastrim çdo javë në vendet e anketuara është dy orë e dhjetë minuta. Shumë afër kësaj mesatareje janë Gjermania (2.17 orë), Kina (2.19 orë) dhe Britania e Madhe (2.15 orë). Por janë rusët ata që kalojnë më shumë kohë duke pastruar brenda katër mureve të shtëpisë së tyre çdo javë: 3.05 orë mesatarisht.
3) Brazilianët përdorin më shumë kimikate për pastrim
Në të gjithë botën, 1 në 5 persona përdorin detergjentë kimik pastrimi. Brazilianët janë pak mbi këtë mesatare, duke i vendosur ata në epërsi në përdorimin e kimikateve. Të pyetur nëse ata shikojnë përbërjen dhe përbërësit kur zgjedhin një produkt, 29 % e brazilianëve thanë se preferojnë detergjentë të fortë kimikë siç është klori. Vetëm 19 % e brailianëve blejnë vetëm produkte miqësore me mjedisin.
4) Kina e ka pastrimin e kuzhinës punë të përditshme
36 % e të anketuarve kinezë mendojnë se kuzhina është pjesa më e vështirë e shtëpisë për tu pastruar. Në grupmoshën 55 – 65 vjeç, pothuajse 1në 2 persona ose thënë ndryshe 45 % e kinezëvë janë të bindur se tëk kuzhina qëndron vështirësia më e madhe në pastrimin e shtëpisë.
5) Francezët pëlqejnë të pastrojnë duke dëgjuar muzikë
Në Francë, njerëzit preferojnë të pastrojnë shtëpinë e tyre duke dëgjuar muzikë në sfond: 90 % e të anketuarve kështu e pastrojnë shtëpinë, duke dëgjuar muzikë. 41 % e të rinjve 18-24 vjeç thanë se ata gjithmonë dëgjojnë muzikë kur pastrojnë dhe se ata këndojnë me zë të lartë ose kërcejnë së bashku me të. Vetëm 10% e të anketuarve francezë mendojnë se muzika, sado e mirë, nuk ndihmon shumë me pastrimin.
6) Edhe në Gjermani, muzika e bën pastrimin më argëtues
Të anketuarve gjermanë gjithashtu u pëlqen të pastrojnë me muzikë: 70 % thanë se dëgjonin muzikë ndërsa pastronin. Sidoqoftë 24 % nuk duan të shpërqendrohen dhe preferojnë të merren plotësisht në pastrimin e tyre.
7) Në SHBA gjatë pastrimit të shtëpisë, flasin me veten
Në SHBA, të anketuarve gjithashtu u pëlqen ta bëjnë pastrimin një detyrë më të këndshme duke bërë diçka tjetër në të njëjtën kohë. Ata gjithashtu pëlqejnë të dëgjojnë muzikë (58 %) dhe 27 % e të anketuarve pranojnë se këndojnë ndërsa pastrojnë. Ajo që është interesante është se pak më shumë ¼ e amerikanëve thonë se flasin me vete ndërsa pastrojnë.
8) Japonezët i duan pajisjet elektrike për pastrim
Në Japoninë e dashuruar nga teknologjia, 33 % e të anketuarve tashmë po mendojnë të blejnë një pajisje të re pastrimi. Nuk është ndonjë çudi! Pajisjet elektrike vlerësohen shumë në Japoni dhe 82 % e të anketuarve përdorin mjete praktike për pastrim. Kjo është vetëm një përqind më pak se pastruesit kryesorë të Gjermanisë, duke e vendosur vendin shumë më lart se mesatarja ndërkombëtare (74 %).
9) Polonia pëlqen të përdor mjete pastrimi me avull
Nëse do të duhej të zgjidhnin vetëm një pajisje, 47 % e të anketuarve do të zgjidhnin pastruesin me avull të gjithanshëm. Të anketuarat femra në veçanti vlerësojnë shumë pajisje të tilla (56 %).
10) Në Rusi, miqtë për vizitë në shtëpi, janë një arsye e mirë për të mos e marr pastrimin me dembelizëm
Të anketuarit në Rusi kalojnë shumicën e kohës duke pastruar kur prindërit e tyre pritet ti vizitojnë në shtëpi (34%). 18 % thonë se do të kalonin më shumë kohë duke pastruar nëse do të dinin se prisnin miq. 18-24 vjeçarët vlerësojnë një përshtypje të parë të mirë për një ambient banimi të pastër. Por vetëm 10% e kësaj grupmoshe do të kalonin më shumë kohë në pastrim nëse do të ftonin dhe prisnin miq për vizitë në shtëpi.
11) Në Britaninë e Madhe, makina është mbret
1/3 e burrave në Britaninë e Madhe janë më të përkushtuar ndaj makinës së tyre se çdo gjë tjetër: 31% e të anketuarve thanë se lajnë pjesën e jashtme të makinës së tyre një herë në javë. Dhe 8% e britanikëve thonë se lajnë makinën e tyre çdo ditë. Për të siguruar që ata mund të shohin siç duhet, 12 % janë të lumtur të lajnë xhamat dhe dritaret emakinës së tyre çdo ditë.