Po , të duket se kursen kur merr përsipër t’i bësh të gjitha vetë! Dhe kjo është tendeca e kohëve moderne! Veçanërish nëse je grua, nënë, bashkëshorte, profesioniste, mikeshë etj etj. Trumbetohet nga të gjitha anët, jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale. Ku shkëlqimi të mpinë çdo neuron! Transformohet ngadalë në nevojë dhe bindesh se e zonja quhesh vetëm kur mund t’i bësh të gjitha! Pa diskutim që mund të keni forcën dhe energjinë e duhur t’i bëni ballë të gjitha detyrimeve dhe përgjegjësive tuaja! Për më tepër në kohë kur duket se gjithçka kushton shtrenjtë!
Të duket normale të kursesh në të gjitha drejtime, cilado qofshin të ardhurat e tua si individ dhe si familje! Në fakt, të kursesh para është nevojë si gjithë të tjerat! Njërëzit kanë gjithmonë nevojë të organizohen dhe të jetojnë njëkohësisht në disa dimensione, veçanërisht në të tashmen dhe të ardhmen. Prandaj të gjithë priremi të kursejmë ç’të mundim! Dhe kursimi shpesh lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me paranë! Për më tepër, në kohë krizash ekonimike – sociale dhe kulturore, është thuajse jetike të kesh një fond kursimesh mënjanë!
Por a e keni menduar ndonjëherë se sa pak kohë keni tashmë në dispozicion?
Duket sikur 24 orë janë vërtetë pak!
Atëherë rimendojeni!
A jeni vërtetë duke i bërë të gjitha?
Ju ndodh shpesh të humbni shumë kohë në trafik, të shpenzoni shumë kohë duke mirëmbajtur shtëpinë, t’i dedikoheni punës edhe jashtë zyrës, të mungoni në takimin me prindër të fëmijëve, të mos gjeni asnjë minutë qetësi sapo mbërrini në shtëpi, të takoheni gjithmonë e më rrallë me familjarët dhe akoma më rrallë me miqtë! Dhe shpesh në fund të ditës, pasi keni qetësuar fëmijët dhe një lavaman I madh me enë ju thërret…të lodhura deri në sfilitie, pyesni veten nëse jeni e zonja sa duhet? Sepse shpesh zgjidhni ta lini me vetëdije shtëpinë përmbysë, të shpenzoni gjithmonë e më pak kohë me fëmijët, gjithmonë e më pak kohë për veten!
Rimendojeni! A jeni vërtetë duke kursyer?
Nëse zgjidhni të ribëni llogaritë, duke marr në konsideratë edhe faktorin KOHË, do të kuptoni se pavarsisht të gjithave, po kursen para sigurisht…por nuk po kursen kohën! Ditët ikin e bëhen vite, fëmijët rriten, nevojat rriten…të gjithkujt përveç një gruaje, zonje shtëpie, nëne, bashkëshorteje, profesionisteje etj etj! Ka gjithmonë prioritete dhe shpesh të ndodh të kuptosh se e ke renditur veten shumë poshtë në listë! Nuk po kursen kurrëgjë, përderisa nuk gjen pak më shumë kohë për fëmijët, kohë në të cilën të jesh e qetë dhe e lumtur; nuk po kursen kurrëgjë përderisa nuk gjen pak më shumë kohë për të kaluar bukur me prindërit dhe befas vjen një ditë që ata largohen njëherë e përgjithmonë! Nuk po kurse kurrëgjë nëse me mungesën e kohës, gjithçka arrin të bësh është puna dhe të kursesh para. Sigurisht që qëndrojnë në majë të listës…por a nuk është e nevojshme që hera – herës, të gjesh vërtetë edhe pak kohë për veten?
Prandaj, në kohët moderne, duhet të fillosh të vlerësosh më shumë KOHËN, që fluturon si pa kuptuar! Një agjenci shërbimesh si Ndihma + do t’ju lehtësonte jetën me 100 %!
Çfarë mund të bëj Ndihma + për ty?
Shumëçka që do t’jua bënte të përditshmen më të thjeshtë, si :
- Skuadra pastrimi të kualifikuara dhe eksperiencë në profil, në dispozicionin tuaj
- Të ofroj shërbime pastrimi ditore
- Shërbime pastrimi javore dhe mujore
http://localhost/oldndihma/abonimet-mujore/
- Shërbim ndërmjetësimi për kujdestari për fëmijë / të moshuar
http://localhost/oldndihma/puneso-me-ne/
- Mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit
http://localhost/oldndihma/punesohu-me-ne/
- Shërbim pastrimi profesional për tapiceri ( dyshekë, divanë, karrige, tapeë etj )
http://localhost/oldndihma/divane-dhe-dysheke/
- Shërbime pastrimi për ambiente zyre ( hera – herës mund të mos e pastrosh vetë zyrën tënde )
http://localhost/oldndihma/zyra-dhe-dyqane/
- Ndërmjetësim për të gjetur kandidaturat më të mira për punësim në treg, në shërbime pastrimi ose kujdestarie
http://localhost/oldndihma/kandidate/
Ndihma + është pikërisht përgjigja e të gjitha pyetjeve tuaja! Sa herë ndjeheni të rraskapitura, të lëna pas dore dhe veçanërisht shumë modern! E përse jo të mos i jepni të drejtën vetes t’i gëzoheni të tashmes me më shumë kohë të lirë? Ashtu siç nevoja hera – herës thërret për kursim parash, po ashtu shëndeti juaj mendor dhe fizik ju thërret për të gjetur kohën e duhur dhe për t’i kushtuar vëmendje. Të gjitha rolet që ke në jetën e përditshme meritojnë vëmendjen tënde, përfshi kujdesin për ty!
Patjetër që mund t’i bësh të gjitha dhe shpesh herë ti kursen shumë para! Por në këtë rast, gjithmonë do të jesh në disavantazh me kohën! Diçka do të ngelet pa bërë, pa thënë, pa u gëzuar!
Mëso të kursesh ndryshe! Me shërbimet e agjencisë Ndihma + ti zgjedh të marrësh më të mirën e çdo faze të jetës tënde!
Na kontakto në 0693381880 ose info@localhost
Kjo nuk është çështje luksi! Kjo është çështje kohe dhe mirëqënieje!
Kujdesu për veten gjithashtu!