9 mënyra të zgjuara për pastrimin e zonave që duken te pamundura për t’u pastruar

9 mënyra të zgjuara për pastrimin e zonave që duken te pamundura për t’u pastruar

Pastrimi i zonave që mezi arrihen është shumë e vështirë,  madje duket e pamundur. Por ne po ju japim disa ide sesi ti pastroni ato!

                                                   Pjesët e ngushta të vetratave

Merrni një kompast dhe një leckë mikrofibër dhe  4 llastiqe. Paloseni leckën në katërsh dhe vendosni rreth kompastit. Në këtë  mënyrë hapësira  mes  grilave do të pastrohet kollaj!

Marrja e pluhurave të  kornizave të dritareve

Mënyra më e mirë për të pastruar  kornizat e ngushta të dritareve apo dyerve të ballkonit është të merrni një karton pasi ka përfunduar letra e tualetit , ta vendosni  rreth fundit të pjesës së fshesës me korrent.  Kartoni i letrës së tualeti, duke qënë se është i përbërë nga një karton i butë, ju mund ta formësoni atë sipas dëshirës , duke marrë pluhurat dhe në zonat më të vështira.

 

Pastrimi i zonave të vështira në makinën tuaj

Që makina juaj të duket e pastër në detaje edhe nga brenda, merrni një kruajtëse veshësh dhe me të mund të pastroni zonat që në dukje nuk do të arrinit kurrë.

 

Pastrimi i tastierës së kompjuterit/ laptopit

Për  pastrimin e tastierës mund të përdorni një metodë shumë të thjeshtë. Duke qëndruar në zyrë , përpara kompjuterit/ laptopit tuaj, merrni një copë letre apo kartoni të butë , përthyeni në dysh dhe lëvizeni  djathtas majtas. Në këtë mënyrë i gjithë pluhuri do të iki.

 

Mbani dyshekun pastër nga pluhuri

Hidhni sodë  buke në dyshek  , lëreni 10 minuta pastaj  fshiheni me fshesë korenti.

 

Pastrimi i kripërave minerale nga hidrosanitaret tuaja

Shumë e thjeshtë! Përdorni sodë buke dhe një furcë të vjetër dhëmbësh

 

Pastrimi i  njollave që janë vështirë  për t’u pastruar te xhami i dushit

Përzini një masë lëng limoni me sodë buke. Aplikojeni te njollat. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas  pastrojeni me një furcë të ashpër.

 

Pastrimi  i kokës së dushit

Përzini së bashku 1/3 e gotës me uthull dhe me sodë buke. Mbushni një qeske me këtë përzierje dhe me një llastik lidheni rreth kokës së dushit. Lëreni ashtu për 2-3 orë

 

Pastrimi i hapësirave midis kondicionerit

Merrni një peshqir të  pastër dhe lageni me ujë. Vendoseni rreth një thike dhe lëvizeni rreth hapësirave.  Do të ngeleni shumë të kënaqur nga rezultati.

 

Larja e perdes së dushit

Mënyra më e thjeshtë për të larë perden e dushit është ta fusni atë në lavatrice.

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this