Adoleshenca është një ndër fazat më të bukura për fëmijët tuaj. Por njëkohësisht është një ndër etapat në jetë ku ata më së shumti ata kanë nevojë që ju ti këshilloni dhe t’ju qëndroni afër.
Më poshtë gjeni 7 këshilla që mund t’i jepni vajzës suaj adoleshente:
- Duaje veten tënde
Ti je e mrekullueshme dhe e aftë të bësh shume gjëra, thjesht beso në veten tënde. Edhe kur gjërat duken se shkojnë keq, asnjëherë mos ndalo së besuari. Disa vajza bien në depresion, fajësojnë veten dhe humbin besimin në vetën e tyre. Mos lër problemet të të mundin! Ti je e fortë!
- Asnjëherë mos u fikso me pamjen tënde.
Ne mendojmë se ti je shume e bukur dhe dukesh shumë bukur ( pavarësisht se disa rroba që vesh, na shqetësojnë!) Të lutem pranoje veten sic je dhe ji e lumtur me personin që je. Ha mirë, bëj ushtrime dhe jeto shëndetshëm. Disa vajza fiksohen me pamjen e tyre dhe kërkojnë me cdo kusht të humbasin peshë. Ti dukesh mrekullisht mirë!
- Kurrë mos jeto përtej mundësive të tua
Gjatë jetës mundohu të jetosh me ato c’ka fiton vet dhe mundohu gjithashtu të kursesh nga pak. Përpiqu të mos futesh në borxhe. Në të ardhmen do të mësosh që eshtë e vështirë të bësh cdo gjë, por nëse ti do dhe jeton sipas pritshmërive të tua, mund të bësh gjithçka.
- Asnjëherë mos rreziko veten dhe personalitetin tënd
Asnjëherë mos e vendos veten tënde në rrezik. Kjo do të thotë që nuk mund t’u besosh njerëzve derisa t’i njohësh mirë ata dhe ndonjëherë duhet të shmangësh disa gjëra që mund të duken argëtuese. Asnjëherë mos pi dhe mos merr drogë. Fatkeqësisht janë disa njerëz atje jashtë , që mezi presin të përfitojnë.
- Asnjëherë mos u ngatërro me një burrë të martuar
Ka shumë cuna simpatik dhe të mirë atje jashtë, të cilët janë beqarë. Asnjëherë mos u ngatërro me një burrë të martuar, sado i mirë të duket- do të përfundosh duke u lënduar!
- Gjithmonë jep më të mirën nga vetja
Jemi shumë krenar për ato c’ka ke arritur deri më sot. Edhe ti duhet të jesh! Vazhdo kështu. Gjithmonë jep më të mirën nga vetja jote dhe puno fort!
- Asnjëherë mos harro që prindërit e tu të duan
Cfarë do lloj gjëje që te ndodh në jetë, ne do të mbetemi gjithmonë familja jote. Në cfarë do lloj vështirësie që të hasesh , ne do të jemi gjithmonë këtu për të të ndihmuar dhe këshilluar. Mos e harro asnjëherë këtë!
Burimi- www.lifehack.org