Këto fjalë magjike, janë më të rëndësishme se “të lutem” dhe “faleminderit

Këto fjalë magjike, janë më të rëndësishme se “të lutem” dhe “faleminderit

Dje  dolëm së bashku me vajzën time për një shëtitje dhe qëlloi që shkuam në një pistë patinazhi.  Kishte shumë të rinj që po bënin patinazh. Ata dukeshin aq bukur sa vajza ime nuk mund t’i shqiste sytë nga ata. I shikonte ata duke patinuar dhe nuk donte të largohej.  I shikonte , i shikonte dhe me të vërtetë që kishte  shumë dëshirë që edhe ajo të patinonte. Por vajza ime është vetëm 3 vjec   , nuk ka as masën e duhur për të , ndërkohë që unë kisha disa  gjëra urgjente që duhej të bëja dhe qendra mbyllej për 20 minuta. Po e dalloja që ajo donte ta provonte dhe në fakt më pyeti në qofte se mund ta provonte , dhe unë i thashë :

“Le ta provojmë!”

Morëm masën më të vogël të këpucëve që ishte , ia  lidha ato fort dhe shkuam në pistën e patinazhit. Normalisht këmbët e saj të vogla nuk bindeshin dhe jo cdo gjë shkoi mirë në atë pistë. Dhe vajza ime pas 20 minutash ishte e zhgënjyer n, por ajo ishte më shumë e lumtur dhe e frymëzuar nga fakti që ne e provuam!

Ne i kemi zbuluar  këto fjalë magjike nga djali ynë, kur ai ishte 2 vjec dhe i tha bashkëshortit tim:

“Le të provojmë ti përziejmë të gjitha ngjyrat së bashku me duar!”

Ose : “Mami dua të  ndihmoj të bëjmë një supë”  Në fakt e kisha më të thjeshtë ta bëja vet supën , por ai tha “Dua të  ndihmojë! Le ta provojmë! Pse Jo?

Dhe me pak praktikë , ai tani me të vërtetë më ndihmon me përgatitjen e supës. Detyra e  tij në përgatitjen e supës është prerja e patateve dhe karotës. Nuk është se e bën  shumë shpejt dhe unë jam gjithë kohës duke i thënë kujdes duart. Por cështja është që ne e provuam dhe funksionoi!

 

Fëmijët thjesht i gëzohen faktit që le ta provojmë, pasi për ta është dicka e re.  Dhe kjo duket se është esenca e fëmijërisë : të provosh , të bëhesh kurioz, të bësh cdo gjë që të vjen në mendje pa marr parasysh  pasojat. Por kjo gjë është e mirë edhe për të rriturit:

Na ndihmon ne të clirojmë veten nga përgjegjësit , të kujdesemi për njëri – tjetrin dhe të bëjmë dicka të re që se kemi bërë më përpara.  Dhe në qoftë se dështojmë herën e parë , thjesht mund të qeshim dhe ta hedhim atë pas krahëve.

Magjia është që ne e bëjmë atë së bashku,mbështesim njëri- tjetrin, eksperimentojmë.  Ne jemi të vetëdijshëm që herën e parë nuk do të funksionojë. Nuk rrezikojmë, thjesht provojmë.

“Le ta provojmë!” :-  tingëllon  si : “ Nuk e di cfarë do të ndodhë,  nuk e di sesi do ta bëjë atë, nuk jam  e sigurt, nuk mbaj përgjegjësi për rezultatin,” por  ky sinqeritet dhe dëshirë që të ecim së bashku drejt të panjohurës , mund të bëjë të ndodhin gjëra të paharrueshme! Gjithashtu është një frazë e bukur, e cila na ndihmon  ne të gjejmë një rrugëdalje nga marrëdhëniet më të vështira dhe të komplikuara. “ Jam konfuze, le të përpiqemi të flasim, “  ose jam duke kaluar kohë të vështira për momentit, le të provojmë mënyra të tjera.”

 

Pse Jo? Le ta provojmë!

 

Burimi- Bright Side

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this