Një shtëpi e pastër dhe e sigurt, ka si prioritet kryesor sigurinë e fëmijëve. Më poshtë do të gjeni 10 rregulla nga Nancy Bock , CEO e edukimit dhe takimeve të Institutit Amerikan të Pastrimit.
Përdorimi i sigurt :
- Gjithmonë lexoni dhe vini në përdorim të gjitha udhëzimet për përdorimin e detergjenteve.
- Gjithmonë mbajini detergjentet larg fëmijëve.
- Asnjëherë mos i përzieni detergjentet – mund të krijojnë gazra të rrezikshëm
- Asnjëherë mos u shpërqëndroni , ndërkohë që jeni duke përdorur detergjentet e pastrimit
- Në qoftë se ju bie ndonjë detergjent në tokë dhe ju derdhet, pastrojeni atë menjëherë
Sigurimi i detergjenteve:
- Gjithmonë sigurohuni që ti mbyllni mirë detergjentet pas përdorimit, sidomos ato që kanë etiketën që fëmijët duhet t’u qëndrojnë larg.
- Gjithmonë largojini detergjentet pasi i keni përdorur. Në këtë mënyrë fëmijët tuaj nuk do të arrijnë ti gjejmë dhe të luajnë me to.
- Gjithmonë vendosini detergjentet në një zonë larg ushqimit dhe ku fëmijët tuaj nuk mund t’i arrijnë.
- Asnjëherë mos vendosni detergjent në një kuti ushqimesh. Fëmijët tuaj mund t’i ngatërrojnë ato.
- Gjithmonë ruajini detergjentet nëpër kutitë e tyre origjinale dhe kujdes etiketën ku janë shkruar udhëzimet. Përdorimi i gabuar i tyre mund të shkaktojë dëme.
Ju ftoj të shikoni dhe link-et më poshtë :
https://www.youtube.com/watch?v=9pnNrVtdknE
https://www.youtube.com/watch?v=rpu4FE6gJ4k
Në qoftë se keni nevojë për ndihmën tonë, mund të na telefononi në numrin 069 33 81 880 ose të na shkruani në facebook https://www.facebook.com/NdihmaPlus/
Burimi- www.cleaninginstitute.org