Janë disa fjalë shumë të thjeshta dhe të rëndësishme, të cilat duhet t’ua themi prindërve më shpesh. Gjithsesi shumë prej nesh këtë gjë e kanë të vështirë ta bëjnë.
Mos prisni momentin e duhur, thojini këto fjalë të dashurve tuaj sot!
- Mendoj cdo moment të jetës time për ty
Edhe pse mund të jem i lodhur apo i zënë me punë, përsëri mendoj për ty. Gjithmonë e ndiej atë lidhjen e vecantë që na bashkon.
- Jam krenar që jam fëmija jot
Sigurisht, nuk më pyeti njeri dhe ndoshta as nuk e meritoj , por ti gjithmonë ke qënë aty për mua.Ti më ke dhënë dhe më ke mësuar cdo gjë.
- E vlerësoj cdo gjë të vogël që ke bërë për mua
Ka shumë gjëra që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua. Nuk kam thënë “Faleminderit” kur është dashur, por kjo nuk do të thotë që nuk jam mirënjohës për cdo gjë.
- Unë të njoh ty
E di që nuk është asnjë perfekt. Dhe se ti ke kaluar shumë vështirësi në jetë, por më ke dhënë dhuratën më të bukur duke më sjell në jetë. Më ke mbështetur në cdo gjë, dhe falë teje jam bërë një njeri i mirë , bujar dhe i fortë.
- Më mungon shumë
Tani jam shumë larg teje, i zënë me punë dhe duke u përpjekur të ndërtoj etën dhe familjen time. Edhe pse mund të jem me milje larg, përsëri ti më mungon shumë Ndoshta nuk duhet të kisha shkuar kaq larg, por e di që ti gjithmonë ke dashur më të mirën për mua. Gjithmonë, më ke inkurajuar që të ndjek ëndrrat e mia. Prandaj dhe unë po mundohem të bëj krenare.
- Nuk ka fjalë që të shprehin dashurinë time për ty
Gjithmonë më ke thënë se veprat flasin më shumë se fjalët. Dhe unë këtë e di shumë mirë. Por edhe sikur të dua të shpreh me fjalë dashurinë time, nuk do të mund t’i gjeja ato.
- Cdo gjë që ju keni sakrifikuar për mua , është në mendjen dhe në zemrën time.
Cdo prindër e di fëmijën e tij, por jo cdo prindër është i gatshëm të sakrifikoj cdo gjë. Dhe ju e keni bërë. Cdo vendim i marrë nga ju ka funksionuar.
- Frika ime më e madhe është t’ju humbas
E di që duhet ta pranoj faktin se një ditë ju nuk do të jetoni përgjithmonë, ashtu si asnjëri prej nesh. Një ditë do të jem një njeri pa prindër dhe kjo gjë më frikëson. E di që duhet të vazhdoj jetën time dhe pas kësaj, por nuk jam i sigurt në qoftë se cdo gjë do të jetë njësoj.
- Më fal
E di që kam bërë shumë gabime, por sa herë gaboja, mësoja ndonjë gjë të re. Më vjen keq në qoftë se ju kam lënduar. Nuk e kam bërë asnjëherë me qëllim.
- Gjithmonë do të jeni shokët e mi të ngushtë
Jeni thjesht të pazëvendësueshëm. Do të jeni gjithmonë të vetmit më të cilët do të dua të ndaj cdo gjë.
- Jeni heronjtë e mi
Më keni dhënë aq shumë kujtime të bukura, sa ju konsideroj si heronj.
Jo vetëm më dhatë jetën, por keni qenë aty në cdo moment.
- Fëmijët e mi gjithmonë do të jenë pjesë e pandarë e jetës suaj
Fëmijët e mia nuk do të jenë asnjëherë larg jush. Ata do të jenë me shumë fat që do të ndajnë shumë momente të gëzuara me ju.
- Gjithmonë do të jenë në zemrën time
Gjithmonë do të jeni në zemrën time. Unë e di që do të jeni me mua në cdo hap, edhe kur të themi lamtumirën e fundit.
Burimi- Rustoria