7 gjërat përfundimtare për një shtëpi të pastër

7 gjërat përfundimtare për një shtëpi të pastër

Asgjë nuk krahasohet me një shtëpi të pastër.  Por disa detaje mund të krijojnë një ambient magjik dhe të rehatshëm.

Me poshtë do të gjeni disa ide sesi mund të krijoni një ambient të tillë:

  1. Lule të freskëta

Te bukura për t’u parë me një aromë shumë të mirë dhe që i japin dhomës freski, sidomos kur i merrni nga kopshti juaj. Nuk keni një kopsht? Nuk ka problem, mund të shkoni  në një dyqan lulesh dhe të porosisni lulet e stinës.

  1. Ndizni disa qirinj

Së bashku me lulet flaka e qirinjve krijon një atmosferë shumë të ngrohtë.   Sigurohuni që qirinjtë ti zgjidhni me një aromë të këndshme.

  1. Rregulloni krevatët

Me këtë duam të nënkuptojmë jo vetëm një rregullim të thjeshtë të krevatit. Po, po imagjinoni sa mirë është që mbi krevat të jenë disa jastëk të butë ku ju mund të rrini rehat.

  1. Rregulloni dhomën së bashku

Këtu bëhet fjalë për detajet. Një arredim i këndshëm i dhomës , e bën qëndrimin perfekt  në të. Zgjidhni qilimat , mobiliet dhe sigurohuni të keni një dysheme të  pastër.

  1. Mbusheni shtëpinë me erëza.

Zgjidhni erëzat tuaja të preferuara, kanellë, karafil, piper, vanilje etj. Vendosini në një tenxhere të mbushur gjysmë me ujë dhe vendoseni në sobë në një temperaturë të ulët. Ato do të lëshojnë një aromë të këndshme që do të mbushin gjithë shtëpinë tuaj.

  1. Piqni dicka të shijshme

Imagjinoni  pak cfarë arome, kur hyn në shtëpi dhe në furrë po piqen disa biskota të shijshme.

  1. Vendosni pak muzikë

Muzika është hallka përfundimtare  e një shtëpie të pastër dhe të ngrohtë. Se cfarë muzike vendosni të dëgjoni, kjo është totalisht në dorën apo humorin tuaj.

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this