Studentët janë të zënë. Midis orëve të mësimit dhe aktiviteteve të tjera, koha e lirë e tyre është shumë e çmuar.
Prandaj dhe ne vendosëm të publikojmë 3 mënyra për të kursyer kohë në shkollë.
- Vendosni një orar ku t’i dedikoheni vetëm mësimeve
Sigurohuni qe kjo kohë të jetë e përqëndruar 100% te studimet. Fikni telefonat dhe mos i hapni deri sa kohë që ju keni planifikuar të përfundojë. Largohuni nga gjërat që mund t’ju tërheqin vëmendjen si televizioni apo interneti. Në qoftë se ju duhet interneti për të përfunduar detyrën tuaj, sigurohuni që të jeni të fokusuar atje dhe jo në rrjetet sociale. E dimë që është e vështirë , por sa më shumë të fokusoheni aq më shpejt do mbaroni.
- Merrini librat kudo me vete
Kjo mund të duket pak si e tepruar, por nuk i dihet kurrë se ku mund ta gjeni pak kohë të lirë. Ndoshta kur jeni duke pritur ndonjë mik/en tuaj, apo kur keni një orë bosh etj.
- Shkruani një listë me prioritete përditë
Kjo është dicka shumë e thjeshtë. Bëni një listë të gjërave më kryesore që doni të bëni përditë. Në qoftë se arrini t’i bëni , jepini vetës një shpërblim.
Për pastrimin e shtëpisë, telefononi Ndihma Plus në numrin 069 33 81 880. Ndërkohë që ju kujdeseni për prioritetet në listën tuaj, ne kujdesemi për pastërtinë e ambientit ku jetoni.