9 gjëra që mund të bëni në një ditë me shi

9 gjëra që mund të bëni në një ditë me shi

Një kohë me shi mund të mërzisë edhe njeriun më humorin më të mirë.

Ne po ju listojmë 9 gjëra që mund të bëni në familje në ditë si këto :

 

  1. Gjeni thesarin e fshehur

Keni fëmijët në shtëpi?  Bëjeni ditën e tyre të gjallë dhe te bukur. Luani një lojë së bashku me ta. Një lojë mjaft interesante është gjetja e thesarit. Mund të merrni disa lodra të hëmijëve dhe ti fshihni dhe ata të vihen në kërkim të tyre.  Kush e gjen i pari thesarin, mund të marr si shpërblim një lodër të re apo një biletë pëe në kinema.

  1. Bëni një banjë me shkumë

Në vaskën tuaj krijoni një banjë me përbërës natyrale dhe me shkumë. Miksoni së bashku gjysëm gote shampo trupi, mjalt dhe një të bardhë veze.  Hidhni përbërjen e krijuar ndërkohë që vaska po mbushet. Mjalti është një përbërës natyral që do ta mbajë lëkurën tuaj të butë, e bardha e vezës do të ndihmojë që të krijojë flluska shkume.

  1. Krijoni një libër , p.sh recetat sekrete te familjes

Mund të shikoni në internet apo youtube sesi mund të krijoni një libër së bashku me familjen tuaj. Nevojiten vetëm disa gjëra të thjeshta dhe së bashku me fëmijët mund të bëni një kujtim të bukur.

  1. Kamping

Kush tha që cadrat e kampingut janë vetëm për jashtë?  Në qoftë se keni një tendë të vogël , është shumë e lehtë që të bëni një kamp të vogël për fëmijët tuaj brenda në shtëpi. Vendosni brenda në të dyshek, jastëk dhe bëni një piknik të vogël aty.

  1. Shpikni një lojë me histori

Mblidhuni të gjithë së bashku dhe tregoni historia apo bëhuni krijues dhe shpikni një histori apo tregim. Në këtë mënyrë fëmijët argëtohen edhe bëhen krijues.

  1. Trajtoni flokët tuaj

Keni qenë duke pritur momentin për një trajtim për flokët tuaj, por nuk keni pasur mundësi të shkoni në një sallon bukurie? Drejtohuni nga frigoriferi sepse aty do të gjeni përbërësit e duhur.  Merrni majonezën, lyeni pjesën e rrënjës me të , lëreni për 15 min dh pastaj lajeni.

  1. Gatuani disa biskota me cokollatë

Në një ditë me shi , nuk të shijon asgjë më shumë sesa disa biskota me copë çokollate të bëra vet. Merrni një gotë të ngrohtë me qumësht apo caj dhe konsumojini duke lexuar një libër.

  1. Kthejeni shtëpinë në një kinema

Përzgjidhni filmat tuaj të preferuar  romantik ose jo. Merrni një tas me kokoshka bëheni shtëpinë errësirë dhe shijoni  ditën me shi.

  1. Organizoni një party pizhame

Ftoni mikeshat/ miqtë e ngushtë , vishuni ngrohte , bëni një praj apo merrni pije dhe kënaquni në shoqërinë e miqve tuaj.

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this