5 rregulla të arta / Ide sesi mund t’i përfshini fëmijët në punët e shtëpisë

5 rregulla të arta / Ide sesi mund t’i përfshini fëmijët në punët e shtëpisë

Mbajta e shtëpisë pastër është një traditë në shumë familje, por ndonjëherë është shumë e vështirë të frymëzoni fëmijët për të ndihmuar. Mos u shkurajoni, ne jemi këtu për të ndihmuar. Punët i ndihmojnë fëmijët që të fillojnë të mësojnë përgjegjësitë dhe është një mënyrë shumë e mirë që të keni një ndihmë shtesë në shtëpi. Prandaj ne kemi bërë një listë me rregulla të arta.

5 rregullat e arta

  1. Mos humbni kohë– Akoma mendoni se fëmija juaj është shumë i ri për t’u marr me punët e shtëpisë? Mendoni përsëri! Fëmija juaj ndoshta është më i aftë sesa ju mendoni. Është e natyrshme që të mendoni se ndoshta jeni duke i dhënë fëmijës tuaj shumë përgjegjësi dhe të mendoni se ndoshta ata nuk do t’ia dalin. Gjithsesi mënyra më e mirë që ta mësoni është duke vepruar dhe sa më shpejt që të filloni aq më mirë është.
  2. Mos kërkoni perfeksion – Të gjithë e dimë që perfeksioni nuk ekziston dhe është më mirë që këtë qasje ta mbajmë edhe me punët e shtëpisë. Nëse jeni shumë të fiksuar pas punëve të shtëpisë dhe ju pëlqen që ato të jenë afër perfektes me shumë mundësi do të përfundoni t’i bëni vet. Për të shmangur këtë gjë qëndroni të qetë dhe silluni më shumë si një trajner mbështetës për fëmijën tuaj. Kjo gjë do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të bëj më të mirën e mundshme dhe të ndihet i kënaqur kur të ketë përfunduar.
  3. Frymëzojini fëmijët– Fëmijët nuk lëvizin nga vendi i tyre për të bërë punët. Ata më së shumti këkojnë një motivacion për t’i bërë ato. Mënyra më e mirë për ti inkurajuar ata është me sjelljen tuaj. Nëse ata shikojnë se ju jeni të përkushtuar dhe i merrni gjërat me pozitivistet , do të ndjekin hapat tuaja.
  4. Thoni faleminderit me karar– Mund të jetë një gjë e mirë kur ju i përgëzoni fëmijët kur mësojnë gjëra të reja apo kur i falënderoni për dicka që ata kanë bërë. Por jini diplomatik kur e bëni edhe këtë gjë! Shumë komplimenta apo falënderime mund ta humbasin kuptimin e asaj c’ka ata po bëjnë. Fokusohuni më shumë t’i inkurajoni.
  5. Argëtohuni– Të punosh më fëmijën tënd mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë dhe të afërt. Tregojini fëmijës tuaj se duke bërë punët edhe mund të argëtoheni. Vendosni muzikë, bëni shaka dhe mendoni pozitivisht.

 

Nuk jeni të sigurt në qoftë se fëmijët tuaj mund t’ia dalin? Provojeni njëherë! Cdo kush në shtëpi duhet ta ndjejë vetën i dobishëm dhe të jap kontribut. Punët e shtëpisë janë mënyra më e mirë që fëmijët të ndihen të dobishëm.

Për një pastrim më me detaje telefononi Ndihma Plus në numrin 069 33 81 880.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this