Ndihma Plus ka ardhur në jetë si ide në vitin 2015 dhe për herë të parë klientët dhe konsumatorët u njohën me shërbimet e saj në Janar të vitit 2016.
Si erdhi kjo ide?
Ide-ja për të hapur një agjenci ku përfshihen 3 shërbime – pastrim-dado- përkujdesje për të moshuar erdhi duke parë jetën e ngarkuar që bëhet sot. Njerëzit sot po i kushtojnë gjithmonë e më shumë vëmendje karrierës .
Vitet e fundit po shikojmë dhe një rritje të ndjeshme të vajzave dhe grave të cilat janë fokusuar te karriera dhe që po punojnë me orare të zgjatura për të arritur pozicione të larta drejtuese.
Kjo është dicka shumë e mirë, por duhet të kujtojmë që përpos orareve të gjata në punë ato duhet të kujdesen edhe për punët e shtëpisë, fëmijët apo të afërmit e tyre të moshuar.
Kjo gjë bëhet e vështirë edhe shpesh herë e papërballueshme!
Motivacioni i dytë që shtyhu në hapjen e kësaj agjencie lidhet me atë c’ka u tha më sipër. Orët e gjata të punës dhe përkujdesja për familjen , lejon shumë pak orare për të pasur kohë të lirë për një drekë , një darkë apo një fundjavë me miqtë.
Shumë nga klientët tanë e marrin shërbimin e pastrimin ditën e premte apo në fundjavë dhe kjo gjë u lejon atyre të dalin dhe të argëtohen dhe kur të vijnë në shtëpi të mos shqetësohen për punët e mbledhura gjatë javës.
Gjithashtu shumë nga klientët tanë kërkojnë shërbimin e përkujdesjes për t’u siguruar qe familjarët e tyre gjatë kohës që ata nuk ndodhen në shtëpi të jenë në duar të sigurta.
Arsyeja e tretë dhe jo më pak e rëndësishme është që njerëzit janë lodhur nga tregu informal që ofron këto shërbime.
Ata duan njerëz të besuar, të përzgjedhur , të trajnuar. Ata duan njerëz profesionistë dhe duan siguri në shtëpitë e tyre.
Një nga pyetjet kryesore që na bëhet nga klientët është: “ A janë zonjat e besuara?” “A mban përgjegjësi njeri se cfarë ndodh në shtëpinë time?”
Këto janë pyetje mëse të drejta. Pse e them këtë? Sepse punonjëset që marrin nga tregu informal, të cilat nuk janë të siguruara, të cilat nuk kanë ku të japin llogari dhe s’ka kush t’u kërkojë llogari , u vjedhin dhe ikin, u prishin gjëra dhe ikin.
Gjithashtu ne ofrojmë vende të lira pune dhe në këtë mënyrë edhe jetesa e punëkërkueseve bëhet me e lehtë.
Këto janë 4 motivet kryesore që sollën në jetë Ndihma Plus.
Si funksionon Ndihma Plus me 3 shërbimet e saj?
Po e nis me shërbimin e pastrimit, duke qenë se është shërbimi jonë më i kërkuar.
Ndihma Plus ka marr përsipër përzgjedhjen dhe trajnimin e punonjëseve për të sjell pranë ambienteve të klientit një staf profesionit dhe një shërbim cilësor. Në shtëpinë e klientëve tanë shkojnë gjithmonë 2 punonjëse, të cilat punojnë me shumë kujdes dhe me shumë cilësi.
Klienti në fund të shërbimit kontaktohet nga agjencia për të marr një feedback dhe për t’u pyetur nëse cdo gjë ka shkuar mirë apo jo. Pra ne i japim mundësinë klientit që të drejtohet dhe të ankohet nëse dicka nuk i ka pëlqyer. Klienti e ka lidhjen e drejtpërdrejtë me agjencinë dhe kjo bën të mundur që ata mos të qëndrojnë në shtëpi gjatë pastrimit ( nëse dëshirojnë që të qëndrojnë normalisht që munden) , por të vazhdojnë angazhimet e tyre personale.
Për shërbimin e përkujdesje për fëmijë dhe për të moshuar Ndihma Plus ka zgjedhur të bëj vetëm rolin e ndërmjetësit. Ne kemi një database të gjerë , ku kemi bërë një përzgjedhje të gjithë zonjave që dëshirojnë të punësohen në këtë sektor. Të gjitha punonjëset janë përzgjedhur në bazë të disa kritereve si, eksperienca e punës, referencat nga vendet ku ka punuar etj.
Pasi klienti na ka thëne disa nevoja specifike, ne bëjmë përzgjedhjen dhe bëjmë takimin me klientin, dadon/kujdestaren dhe në fund vendos klienti për punësimin e saj.
Zyrat tona ndodhen në rrugën “Sami Frashëri”, te Ish- Ekspozita Shqipëria Sot dhe numri jonë i telefonit është 069 33 81 880
Agjencia Ndihma Plus ka ardhur me synimin e vetëm për ta bërë jetën më të lehtë.