Kush mbaron i pari së ngrëni merr flamurin

Kush mbaron i pari së ngrëni merr flamurin

Kjo mënyrë të nxituri për të ngrënë që vjen nga kohë të shkuara dhe vazhdon të jetë prezent edhe sot, është shumë e dëmshme. Kjo nxitje për të ngrënën dhe shprehja “u ngopët”, tregojnë se ne ende vazhdojmë ti edukojmë fëmijët dhe t’u kultivojmë mekanizmat e mbijetesës dhe jo të mirëqenies dhe shijimit.

Ne nuk kultivojmë kënaqësinë, por të ngopurin, që nuk ka të bëjë me shijen dhe cilësinë e ushqimit, por me urinë, me pasigurinë se mbase nesër nuk ka më.

Kini kujdes prindër kur flisni për ushqimin, zgjidhini mirë fjalët kur flisni për këtë proces kaq kompleks. Njeriu nuk është shishe që mbushet, por qenie e gjallë, madje më superiorja nga të gjitha gjallesat e tjera dhe për këtë arsye kërkon shumë kujdes dhe përzgjedhje të fjalëve e veprimeve.

E ngrëna është e lidhur me ekzistencën dhe strukturat e para të vetëdijes për veten janë të lidhura me të. Njohja e parë në këtë jetë, se ekzistojmë dhe jemi të mbrojtur, ndërtohen dhe organizohen pikërisht nëpërmjet të ngrënit apo ushqyerjes.

Lira Gjika

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this