Duke u nisur nga fakti se frigoriferi është një mjet që i shërben familjes dhe është një domosdoshmëri e kohës sonë, pasi na ndihmon jo vetëm për të qenë më nikoqire në shpenzimet tona, por edhe për të kursyer kohën sidomos të amvisave, të cilat me një organizim të mirë mund të kenë në cdo vakt gjellë gjysmë të gatshme, që me një përpunim të shpejtë mund të pasurojnë jo vetëm tavolinën tonë të përditshme, por mund të përballojnë edhe raste të papritura që ka familja, dreka apo darka.
Që frigoriferi të shërbejë me efikasitet , është mirë të njihen disa rregulla teknike që në fakt janë të thjeshta, por kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.
Frigoriferi në radhë të parë duhet mbajtur shumë pastër. Është e domosdoshme që 2 herë në muaj të bëhet shkrirja e tij, të derdhet ujë që ka depozita dhe të lahet pjesa e frigoriferit me ujë të vakët dhe pak uthull.
Rëndësi të madhe ka mënyra e vendosjes së produkteve ushqimore në frigorifer e sidomos e atyre produkteve që kanë kaluar në procesin e nxehtë. Pavarsisht se frigoriferi mund të mos ketë ndarje brenda, ai që e përdor atë duhet t’i vendos ushqimet sipas një rregulli të caktuar.
- Rregullat që duhet të ndiqen për mirëmbajtjen janë:
- Nuk duhet në asnjë mënyrë të vendosen në frigorifer gjellë të ngrohta, sepse avulli ndikon shumë në temperaturën e ngrirjes, aftësinë e ftohjes dhe shkakton erëra jo të këndshme për produktet e tjera që janë në frigorifer.
- Nuk duhet të vendosen limona, portokalle e mandarina afër frutave të tjera dhe sidomos afër vezëve, sepse lëvozhga e tyre ka aftësi të thithë aromat e forta.
- Djathërat meqenëse japin erën e tyre karakteristike në produktet e tjera që janë afër tyre, duhet të mbahen në enë me kapak ose qese plastmase.
- Pjeshkat, pjeprat, peshqit, prodhimet e sallamerisë, dhe disa produkte të tjera që kanë erë të fortë, është mirë që të mbështillen me qeska plastmase ose vazo qelqi.
- Vezët nuk duhet të mbështillen sepse ndalohet qarkullimi i ajrit, por produktet që përmendem më sipër duhet të mbulohen që të mos ju japim erë atyre.
- Nuk është mirë që frigoriferi të hapet shpesh sepse ajri i ngrohtë që futet brenda shkakton ngritjen e temperaturës, si rrjedhim mbingarkesën e punës së tij.
- Vendosja e rregullt e produkteve ushqimore të jetë si më poshtë:
- Në sirtarin e ngrirjes të vendosen ato produkte që duan temperaturë më të ulët, si p.sh peshqit, mishrat ,etj.
- Në pjesën tjetër të vendosen zarzavatet , frutat dhe gjërat që duan temperaturë më të lartë.
Qumështi- Mund të ruhet shumë mirë disa ditë pa u zier mjafton të jetë hermetikisht i mbyllur që mos të marri erëra të huaja.
Gjalpi- Për përdorimin e përditshëm mund të ruhet në kutinë e gjalpit, ndërsa për ruajtjen për një kohë të gjatë mbështillet ne letër celofani dhe me një letër ngjyrë blu që të evitohet drita.
Djathi- Vendoset në vazo qelqi ose kauçuku
Mishrat dhe shpendët- Vendosen në qeska plasmani me pjesën në temperaturë më të ulët ( nën 0).
Mishi i Freskët. Mbahet nën serpentinë, atje ku ajrosja bëhet e lirë dhe nuk duhet të qëndrojë më tepër se 3 ditë.