Rrëmujat e burrave dhe si ti parandalojmë ato?

Rrëmujat e burrave dhe si ti parandalojmë ato?

Burrat janë rrëmujaxhinj.  Edhe pse ju e doni burrin tuaj, zakonet e tij të pastrimit, ose më saktë mungesa e tyre mund t’ju cmend. Qime ne lavamanin e tualetit, enë të palarë në lavaman dhe jo vetëm atje, çorape të pista të hedhura në dhomën e ndenjjes etj.  Në këtë shkrim  do të flasim për rrëmujat  që bëjnë burrat dhe sesi mund t’i parandalohen ato.  Më poshtë janë listuar disa me një zgjidhje të mundshme.

  1. Lënia e enëve të palara në lavaman… apo diku tjetër

Jemi shumë të sigurt që nëse do të fitonin 100 lek  për cdo enë të palarë në lavaman, që ka lënë burri juaj, mund të kishin blerë një kuzhinë të re… madje edhe një shtëpi të re.  Sepse sic e dimë, enët nuk lihen vetëm në lavaman, por  edhe mbi tavoline,  në dhomën e ndenjes ose të gjumit.

Zgjidhja:   Mesatarisht, për të hequr një zakon të  keq duhet 1 muaj. Këshilla jonë do të ishte t’i vendosni burrit tuaj një detyrë, të laj enët për një muaj. Vetëm atëherë do ta kuptoj  sesa e vështirë  është të lash enët të cilat kanë qëndruar të palara për një kohë të gjatë.  Pasi ta provojë vet , ai mund ta kuptojë që përpara se ti vendosë enët në lavaman mund t’u jap një të shplarë të vogël ose ti vendos direkt  në lavastovilje.

  1. Koshi i tej mbushur

Koshi i mbeturina është plot, por bashkëshorti juaj mund të thotë: “Hë se ka edhe pak vend aty.”

Zgjidhja:  Kur koshi i mbeturina është plot, thjesht nxirreni jashtë dhe  jepjani kur të dal nga shtëpia. Nuk do ketë zgjidhje tjetër vetëm ta marri .

  1. Qime mjekre ne lavaman

Burri juaj e heq mjekrën… pjesën tjetër pastaj e dini vet.

Zgjidhja: Përdorni një letër  për të mbuluar lavamanin, në këtë mënyrë është më e lehtë për t’u pastruar. E vetmja gjë  që duhet të bëj burri juaj është të hedh letrën në kosh.  Një punë minimaliste.

  1. Kuti pizash, letra te hedhura

Nuk ka rëndësi nëse janë dokumenta, apo kuti pizash, burrat i lënë ato mbi tavolinë apo në divan.

Zgjidhja: Caktoni një zonë të caktuar për këto gjëra, sidomos për dokumenta apo letra të rëndësishme. Nëse ata nuk i vendosin atje, atëherë ndryshoni vendin ku i kanë vendosur.  Do të rrinë vërdallë duke i kërkuar dhe në këtë mënyrë do mësojmë që nuk duhet ti hedhin vend e pa vend.

  1. Rroba ngado

Duket se që na fillimi i historië burrat janë dalur për çorape të hedhura ngado, rroba të lara dhe të palara bashke, rroba që gjenden edhe në dhomë, edhe në kuzhinë.

Zgjidhja: Zgjidhja është pak a shumë e njëjtë me atë më sipër. Caktojini atyre një vend për të hedhur rrobat. Mund ta bëni interesante duke gjetur një kosh basketbolli. Kjo funksionon për cunat e të gjitha moshave.

Nëse nuk ja arrini dot ta vini burrin në vijë, mos u stresoni! Mund të telefononi në numrin 069 33 81 880 dhe ne mund t’ju ndihmojmë me rrëmujën .

Burimi- Molly Maid

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this