Hiperaktiviteti te fëmijët

Hiperaktiviteti te fëmijët

Hiperaktiviteti  është çrregullim mendor i cili vështirëson shkallën e përqëndrimit të fëmijës. Fëmijët, të cilët janë hiperaktivë dhe kanë mungesë përqëndrimi të theksuar, janë të lëvizshëm, shpërqëndrohen shpejt, nuk mund t’i ndalosh gjatë aktivitetit të tyre të rrëmbyer dhe e kanë të pamundur të presin, qoftë edhe pak sekonda. Shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. Sa më shumë të përballen në ambiente të reja dhe të ndihen të huajnë të, aq më të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset tekanjoze. Krahas prindërve, edhe mësuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në trajnimin  që duhet t’u bëjnë  fëmijëve që manifestojnë çrregullime të hiperaktivitetit.

Është normale sjellja e fëmijës suaj apo fëmija juaj është hipëraktiv?

Simptomat e hiperaktivitetit shfaqen përpara moshës 7-vjeçare. Megjithatë është shumë e vështirë që të dallohesh sjelljen e një fëmijë hiperaktiv nga sjellja e një “fëmijë normal”.

Nëse vini re disa sjellje apo shfaqe të simptomave te fëmija juaj, me shumë mundësi nuk është hiperaktivitet. Por nëse këto simptoma shfaqen vazhdimisht, si në shkollë, në shtëpi,në dyqan, duke lozur etj, atëherë është mirë që të shkoni për një kontroll.

Mite dhe fakte mbi çregullimet e vëmendjes

Miti- Të gjithë fëmijët me crregullime të vëmendjes janë hiperaktive  (ADHD)

Fakt-  Disa fëmijë me ADHD janë hiperaktivë, por shumë të tjerë që kanë probleme me përqëndrimin  nuk janë. Fëmijët me ADHD , të cilët janë të pavëmendshëm, por jo shumë aktivë, mund të mos jenë të motivuar.

Mit- Fëmijët me ADHD nuk të kushtojnë asnjëherë rëndësi

Fakt- Fëmijët me ADHD shpesh herë janë në gjendje të përqëndrohen te aktivitetet që atyre u duken interesante. Por pavarësisht sesa shumë mundohen, ata e humbasin përqëndrimin kur kuptojnë se detyra apo aktiviteti ka një fund apo bëhet i mërzitshëm.

Mit- Fëmijët me ADHD mund të sillen mirë nëse duan

Fakt- Fëmijët me ADHD mund të mundohen shumë për t’u sjellë mirë, por përsëri ata nuk do të jenë në gjendje të rrinë ulur , qetë ose të jenë të përqëndruar. Ata mudn të duken si fëmijë të pabinduar, por nuk e bëjnë me qëllim.

Mit-  Kur të rriten çdo gjë do të ndryshojë

Fakt- ADHD vazhdon edhe kur ata janë të rritur,  kështu qe mos prisni që fëmija juaj të ndryshojë. Trajtimi mund t’i ndihmojë ata për të minimizuar simptomat apo për t’i mësuar ata sesi ta menaxhojnë hiperaktivitetin.

Referenca-  https://www.helpguide.org

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this