Të gjithë në duam të kemi një shtëpi të pastër dhe të rregullt, por koha nuk na mjafton për të shpenzuar orë të tëra për ta pastruar atë. Megjithatë, janë disa gjëra në shtëpinë tuaj, që duhet të kenë vëmendjen tuaj më shumë se të tjerat.
Ne po ju rendisim 9 sende që ndodhen në shtëpinë tuaj, të cilat duhet ti pastroni me patjetër cdo ditë.
- Peshqirat e kuzhinës
Studimet më të fundit kanë treguar që peshqirat që mbajnë në kuzhinë janë një ndër gjërat më të papastra. E njëjta gjë është edhe për peshqirat e vegjël që përdorim në tualet. Në rast se i përdorni më shumë se një herë në ditë , ato behën pis menjëherë. Prandaj,duhen ndërruar çdo 2-3 ditë, madje edhe çdo ditë nëse jeni një familje e madhe.
Burimi : sciencedaily.com
- Çelësat
Çelësat mbajnë më shumë bakterje se butonat e ashensorit. Si rregull, ne asnjëherë nuk i pastrojmë çelësat dhe gjithmonë i prekim ato me duar jo të pastra. Zakonisht i mbajmë ato në xhepa jo të pastër, si edhe i lëmë vend e pa vend. Si rezultat, sjellim me vetë një numër të pafund bakteresh në shtëpi. Prandaj, edhe pastrimi i tyre me dizinfektues është i rëndësishëm.
Burimi: buste.com
- Pllakat e tualetit
Në mënyrë që të lehtësonin rutinën tuaj për larjen e pllakave të tualetit, jepini një të larë pllakave të dushit sa herë që bëni dush. Mbajtja e tualetit tuaj të thatë do të ndihmojnë në parandalimin e baktereve dhe të mykut.
- Sfungjeri i enëve
Në një artikull kemi folur për rëndësinë e larjes së sfungjerave. Ato realisht konsiderohen si gjëja më e pistë që ndodhet në kuzhinë. Me to lajmë pjata, gota, tasa, tigan, etj. Mënyra më e mirë e dizifenktimit të një sfungjeri është mikrovala. Për më shumë informacion mund të klikoni në http://localhost/oldndihma/2016/10/11/si-te-dizifektojme-bakteriet-qe-ndodhen-te-sfungjeri-i-eneve/
Burimi: goodhousekeeping.com
- Lavamanët
Ju mund të mendoni që sa herë që lani duart apo enët , automatikisht lahen edhe lavamanët. Epo kjo është e gabuar. Me qindra baktere ngelen në muret e lavamanit. Prandaj duhet t’i lani ato çdo ditë.
Burimi: goodhousekeeping.com
- Enë të pa-pastra të vendosura në ujë
Lënia e enëve të pa pastra në lavaman është një zakon shumë i keq dhe që e bën larjen e enëve edhe më sfiduese. Nëse përdorni një lavastovilje, mos përtoni por vendosini direkt aty dhe vendoseni në punë. Dhe një këshillë: më e mira është që gjithmonë enët të lahen pas cdo vakti.
Burimi: consumerreports.org
- Aparati i kafes
Nëse keni një makineri që bëni kafen në shtëpi, duhet ta lani atë çdo herë pas përdorimit. Bakteret e kanë shumë qejf.
Burimi: nef.org
- Dërrasa e perimeve/bukës
Nëse përdorni një dërrasë për të prerë bukën apo perimet, e cila është prej druri, vendoseni atë në një përzierje me ujë dhe uthull dhe lëreni për disa minuta. Ky marifet do t’ju ndihmojë të vrasë të gjitha mikrobet që kanë ngelur në sipërfaqe. Për më tepër, të gjitha dërrasat ku priten perimet apo mishi, me çfarëdolloj përbërje duhet të pastrohen dhe dizifektohen vazhdimisht. Po ju tregojmë dhe një marifet tjetër : në 0.5 litër ujë të ngrohtë, hidhni një lugë çaj sode dhe lëreni për 10 minuta. Aplikojeni përbërjen në të gjithë dërrasën dhe lëreni për 10 minuta. Më pas lajeni më ujë të rrjedhshëm.
Burimi: cuttingboard.com
- Sfungjerat dhe furçat e make-up- it
Nëse përdorni të njëjtat furça për make-up- in, ajo do të bëhet shtëpia e baktereve, të cilat lehtësisht mund të hyjnë në faqet tuaja. Prandaj është kaq shumë e rëndësishme pastrimit i tyre në ujë të ngrohtë me sapun pas çdo përdorimi.
Burimi: makeup.com
Foto e marrë nga: depositphotos.com