Përgjigja është po…absolutisht që po! Midis ndryshimeve psikologjike dhe fizike që po kaloni, si edhe rritja e përgjegjësisë që ndjeni për bebin tuaj, është mëse normale që të ndiheni në mënyrë të tillë. Gjithashtu, dëshira që çdo të shkojë mirë, e shton akoma më shumë presionin për prindërit e rinj. Në momentin që ju do të bëheni dhe ndiheni më kompetent në detyrat e reja si ushqyerja , dushi i fëmijës etj, atëherë ju do të ndiheni më të sigurt.
Mundohuni që të mësoni çdo ditë diçka të re, si edhe mundohuni që të keni dikë me eksperiencë pranë jush. Gjithashtu, flisni për këtë eksperiencë me një prind tjetër, një shoqe ose një anëtar të familjes. Mos harroni të gjeni edhe pak kohë për veten tuaj, një shëtitje të vogël ose një dush të ngrohtë në vaskë pa ju ndërprerë njeri- këto do t’ju ndihmojnë me stresin që ndjeni. Në rast se vazhdoni të ndjeheni e frustruar edhe pas muajit të parë, atëherë me shumë gjasa mund të jetë një shenjë e depresionit pas lindjes. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të flisni me doktorin tuaj dhe të kërkoni ndihmë.