9 gjëra që duhet të dini në pritje të fëmijës së dytë

9 gjëra që duhet të dini në pritje të fëmijës së dytë
  1. Gëzimi juaj i dytë mund të jetë shumë më ndryshe nga fëmija i parë
    Për mirë apo për keq, fëmija i dytë ka për të qënë ndryshe nga i pari, ndaj mos u shqetësoni kur vëreni se ajo që funksiononte me të parin nuk luan asnjë rol me fëmijën e dytë.
    2. Ai/ajo do ketë nevojë për ju në tjetër mënyrë
    Ju mund të jeni mësuar me mënyrat se si iu kërkon fëmija juaj i parë, por mënyrat se si i shfaqin nevojat fëmijët janë komplet të ndryshme në varësi të temperamentit të tyre. Ndaj jini fleksibël për të respektuar nevojat e tyre individualisht.
    3. Do keni mungesë gjumi
    Edhe sikur fëmija juaj i dytë të jetë shumë imbarë me gjumin, ngarkesa juaj tashmë si prind i dy fëmijëve do ju sjellë shkëputje nga gjumi.
    4. Fëmija juaj i parë do ju duket shumë i madh dhe i mrekullueshëm
    Si papritur, ju do të habiteni me aftësitë e fëmijës suaj të parë dhe si ai mund të kujdeset për veten, madje si mund të japë ndonjë ndihmë të vogël për prindërit apo për më të voglin.
    5. Fëmija juaj i parë mund të shtojë kërkesat
    Kjo ndodh për shkak se fëmija juaj i parë është më i rritur dhe ka më shumë nevojë për menaxhim emocional sesa fëmija i sapolindur.
    6. Do ju duhet ndihmë
    Nuk ka asnjë gjë të keqe të kërkosh ndihmë edhe pse ndonjëherë duket shumë e vështirë për ta bërë sepse ne mendojmë se duhet t’ia dalim vetë me çdo gjë. Kjo nuk është e thënë. Nëse ju duhet të zëvendësoni një orë gjumë, ju duhet një dorë për të larë enët, apo ju pihet një gotë në qetësi, kërkoni ndihmë.
    7. Do ju duhet më shumë durim
    Durimi është virtyt dhe nuk është e lehtë ta zhvillosh. Kur ndjeheni të mbingarkuar, ndonjëherë duhet të kërkoni deri në fund të shpirtit për të gjetur pikën e fundit të durimit. Nëse e kërkoni vazhdimisht, më lehtë do të vijë tek ju.
    8. Do të mrekulloheni se sa shumë e duan fëmijët njëri-tjetrin
    Është normale që ndonjëherë të shfaqen zënkat dhe xhelozitë, por ato momentet ku ata nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin dhe që tregojnë se e duan njëri-tjetrin janë një gëzim i veçantë.
    9. Do ia dilni për mrekulli!
    Ju tashmë jeni prind i një fëmije. Fëmija Iidytë është po aq me fat sa i pari. Ju do të jeni prind për herë të dytë dhe do të jetë një eksperiencë sa lodhëse, aq edhe e mrekullueshme dhe e mbushur me dashuri.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: http://www.parents.com/…/things-i-want-my-friend-to-know-…/…

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this