Është të pasurit e një ndihme plus për mirëmbatjen dhe higjenën e shtëpisë një shërbim luksi? Apo është shenjë zotësie nën sloganin ‘mund të bëj shumë mirë gjithçka vetë’? Ka të ngjarë që, nëse e keni kaluar nëpër mend të përfitoni shërbime të këtij profili, ta konsideroni kohën tuaj tepër të çmuar për ta shpenzuar duke bërë atë çka ju pëlqen apo plotëson më shumë. Ka ardhur koha t’i jepni kuptim të ri përkufizimit ‘zonjë shtëpie’, duke qenë e tillë pa u ndarë në 100 copa çdo ditë.
Arsyet përse të merrni ndihmë plus për mirëmbajtjen dhe higjenën e shtëpisë, pa e shndërruar në një shërbim luksi, janë të pafundme. Mjafton t’iu sjellim në vëmendje 8 motive kryesore :
- Ju punoni me orar të plotë ose të zgjatur
Pas një ditë të lodhshme pune jashtë shtëpisë, pritshmëritë për ju sapo vini këmbën në derë, si grua, nënë dhe zonjë shtëpie, janë që të përvishni mëngët mirë e mirë. Ndërkohë që ju jeni e rraskapitur dhe pa pikë energjie. Do dëshironit të merrnit pak frymë hera – herës? Nuk keni pse mendoni për një ndihmë plus me periodicitet ditor, por me periodicitet javor ose mujor, do të jetë vërtetë lehtësim fizik dhe psikologjik. Kështu, kthimi nga puna për në shtëpi, pa shqetësimin se e keni gjithçka ‘përmbys’, do të jetë një stres më pak në jetën tuaj.
- Keni një jetë familjare tepër të ngarkuar
Mirëmbajtja dhe higjena e shtëpisë suaj është një domosdoshmëri e përditshme, kostante. I gjithë ky aktivitet ditor ju merr kohë të madhe, energji dhe vëmendje maksimale. Sigurisht që është kënaqësi të merresh me të gjithë këtë aktivitet, pasi do të thotë se kujdeseni për familjen dhe fëmijët tuaj me përkushtim dhe dashuri. Por a ju ndodh shpesh të ndjeheni të rraskapitura në fund të ditës dhe mos të gëzoni siç duhet përshembull nje aktivitet të fëmijë suaj? Nëse merrni pak ndihmë hera – herës për të mbyllur disa punë shtëpie, koha e kursyer mund t’iu shërbej për një darkë të qetë dhe të bukur me bashkëshortin! Thonë se koha është flori! Edhe marrdhëniet e ngushta familjare dhe harmonia në çift është flori. Dedikojani këtë kohë të artë fëmijës ose bashkëshortit tuaj!
- Ju pelqen të organizoni festa familjare
Ju mund të jeni një person tepër aktiv dhe do të dëshironit të organizonit hera – herës dreka / darka familjare, për të cilat duhet të organizoheni në çdo detaj. Mbi të gjitha punët e shtëpisë duhet të jenë të bëra dhe gjithçka të shkëlqej në maksimum. Ndërkohë që ju duhet të keni nën kontroll shumë element të tjerë si gatimi, mikpritja të ftuarve. Nese ju merrni ndihmë plus për punët e shtëpisë, ju mund të gjeni kohën e mjaftueshme për të përgatitur ushqim të mirë dhe të shijoni me kënaqësi një gotë vere në shoqërinë e miqve tuaj.
- Nuk ia keni idenë si të pastroni
Mund të tingëlloj e çuditshme, por është e vërtetë! I mbani mend mamatë që ju viheshin nga pas gjatë gjithë adoleshencës suaj, në përpjekje titane për t’iu bërë të mësonit se si të kujdeseshit për ambientin tuaj të qëndrimit? Shumë mirë! Mendoni se i keni kushtuar vëmendjen e duhur dhe mund të pastroni vetë me sukses një frigorifer? Apo është çështje që merr diskutim? Të pastruarit nuk është një proces aq i lehtë sa të ndezësh fshesën me korent. Ka teknika të caktuara dhe ky proces kërkon shkathtësi dhe vëmendje. Ndihma plus në të tilla veprimtari mund t’iu heqi qafe shumë punë, tek të cilat ngecni dhe nuk arrini t’i bëni vetë siç duhet.
- Nuk të pëlqen të pastrosh
Në fund të fundit, pavarsisht domosdoshmërisë për të mbajtur shtëpinë tuaj të pastër dhe të rregullt, ju mund t’i pranoni vetes të vërtetën se nuk ju pëlqen fare të merreni me punë të tilla! Ju jeni një person që shkëlqeni në shumë veprimtari të tjera, kjo nuk do të thotë aspak se jeni përtac. Kështuqë ndihma plus, në të tilla rast është shpëtim.
- Keni familjar të moshuar dhe ndihma është diçka jetike
Ju mund të gjendeni duke pasur shumë përgjegjësi mbi supe : profesioni, fëmijet, shtëpia, bashkëshorti, palestra, miqt, të afërmit dhe prindërit e moshuar! Këta të fundit kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përkushtim. Jeni e sigurtë nëse i bëni dot të gjitha?
- Ju keni një bebe
Ardhja në jetën dhe familjen tuaj të një bebeje, është ndryshim madhor. Tani fokusi juaj është përqëndruar tek kjo lumturi. Ndihma e dikujt për pastrimin e shtëpisë do të ishte zgjidhja ideale. Ju nuk duhet t’i bëni të gjitha. Ju duhet të bëni atë çka është parësore në jetën tuaj. Nëse do të kishit shërbim në mbarëvajtjen e shtëpisë, do të ishit një nënë e re më e pak e lodhur dhe mund ta bëni me qetësi një dush të gjatë e shplodhës.
- Ju meritoni pushim
Kanë ardhur kohë në të cilat, mbi të gjitha ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe mirëqënies suaj vetjake. Po, ju i meritoni trajtime të tilla si një manikyr, një ngjyrë e re flokësh, një sauna me miket, një fundjavë argëtuese buzë detit! Ndihma plus në kujdesin e shtëpisë suaj, nuk është më luks. Është një shërbim që ju dhe shtëpia juaj e meritoni, për t’u siguruar që gjithkush të jetë i lumtur.