Dilemat e kohëve moderne në lidhje me zhvillimin dhe emancipimin personal të gruas, shkaktojnë në mënyrë konstante dhe të trishtë ndjesinë e fajit se po humbasim si pa kuptuar çastet më të bukura gjatë rritjes së fëmijëve tanë. Nisur nga kjo ndjesi e përhershme, një nënë e gjen veten duke hedhur gjithë energjinë e saj në përpjekje kolosale për t’i bërë të gjitha njëkohësisht! Kush mendon se është e aftë t’i bëjë të gjitha njëreherësh, gënjen! Dhe duket se asnjëherë nuk është mjaftueshëm! Kjo për arsyen se 24 orëshi nuk është mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e përditshme për një grua. Përveç pjesës së ‘modernizimit’ apo pikëpyetjeve të llojit ‘po nënat tona si ia kanë dalë mbanë vallë’, sot të ruajturit e marrëdhënieve të punës është nevojë jetike. Dhe mbi të gjitha nuk keni pse qëndroni peng i së shkuarës, bota zhvillohet edhe ecën përpara me hapa të mëdhenj. Prandaj sado të ndaheni në shumë copa gjatë gjithë ditës, asnjëherë nuk do të arrini t’i përballoni të gjitha në mënyrën më të mirë të mundshme. Përveçse do të lini shumëçka pas dore, sërisht do t’iu shpëtojnë detaje të veçanta në lidhje me kujdesin ndaj fëmijës suaj. Prandaj në cilindo rast të gjendeni, grua në karrierë ose nënë me kohë të plotë, duhet të hidhni tej ndjesit e fajit në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve dhe t’i ofroni atyre alternativën më të mirë të përkujdesjes. Një dado, është alternativa më e mirë për ju dhe fëmijën. Motivet përse ju duhet një zonjë për ndihmë në kujdesin e fëmijëve janë pafund, por merrni në konsideratë 5 më të rëndësishmet :
- Nuk do të vini në pozita të vështira gjyshërit
Të cilët janë një thesar më vete dhe shumë të lumtur të kujdesen për nipërit dhe mbesat. Por ata mund të kenë një moshë të madhe, në të cilën mund të kenë nevojë për pushim dhe qetësi, mund të jenë vetë të angazhuar në marrdhënie pune, mund të jetojnë shumë larg jush. Ka shumë elemente që ja u vështirëson kujdesin, pavarsisht se ata ofrohen dhe sakrifikojnë në cilindo rast për tu kujdesur sa më mirë për fëmijët tuaj. Jepuni mundësinë prindërve tuaj t’i shijojnë nipërit e mbesat duke shpenzuar kohë së bashku për të kryer vetëm aktivitete që ju falin kënaqësi të dyja palëve. Një dado mund të mbuloj fare mirë gjithë pjesën tjetër të kujdesit ndaj fëmijës.
- Është më mirë se çerdhja
Sigurisht që të dërguarit e foshnjes / fëmijës në çerdhe është një alternativë e mirë gjithashtu! Dhe madje mund të gjeni edhe institucione të tilla shtetërore ose private shumë të mira, që ofrojnë shërbimin e përkujdesjes të shkëlqyera. Por, foshnja fëmija juaj nuk do të ketë në asnjë çast vëmendjen e duhur. Një dado është pikërisht aty pranë tij për ta përkujdesur maksimalisht gjatë regjimit të tij ditor, si në ushqim, higjenë dhe aktivitete argëtuese. Fëmija juaj nuk do të ndjehet në asnjë çast i përjashtuar ose i lënë pas dore. Gjithashtu shmangni rastet e epidemive ne maksimum.
- Keni më shumë kohë të lirë
Edhe nëse jeni nënë që qëndroni në shtëpi, ju keni padiskutim një sërë aktivitetesh të tjera të cilave duhet t’iu kushtoni vëmendje. Mirëmbajtja e shtëpisë, takimi me të afërm dhe miq, pak kohë për veten dhe mbi të gjitha nëse keni dy ose më shumë fëmijë, mund të gjeni kohë për të qenë të pranishëm në ndeshjen e futbollit të djalit të madh, në shfaqej e baletit të vajzes tjetër, në festën e abetares ose edhe thjesht të kaloni kohë të bukur dhe argëtuese me fëmijën më të madh, i cili mund të ndjej natyrshëm mungesën e vëmendjes dhe përkushtimit nga ana juaj. Gjithashtu mund t’i dedikoni pak kohë edhe vetes suaj, aktiviteteve që ju plotësojnë si individ dhe për të cilat ndjeni nevojën se mund t’iu përmirësojnë dhe t’iu falin pak qetësi dhe energji.
- Punoni me orare të zgjatura ose jeni duke u përfshirë në një investim personal si shkollim, trajnim etj
Ju mund të keni një profesion ose aktivitet që ju kërkon angazhim të madh ditor, që ju fal kënaqsi dhe nga ana tjetër është njëherësh domosdoshmëri. Keni investuar vite në shkollim dhe dëshironi patjetër të ruani marrëdhënien tuaj të punës ose mund të jeni sipërmarrëse dhe duhet t’i kushtoni kohë dhe vëmendje biznesit tuaj. Mund edhe të jeni një nënë me kohë të plotë që mendon të gjej kohë për veten për t’u arsimuar ose trajnuar dhe ka nevojë të hyjë në tregun e punës, pasi keni dëshirë të bëni diçka ndryshe në një fazë të jetës suaj. Një zonjë e mirëbesuar që ju vjen në ndihmë për kujdesin ndaj fëmijës suaj është alternative e mirë për ju, që të merrni në konsiderat edhe ambiciet tuaja personale.
- Jeni një zonjë që mundësoni punësim për një zonjë tjetër
Të pasurit e objektivave, ambicieve dhe dëshirës për të arritur shkallë të larta profesionale janë të gjithë element të natyrshëm për çdo njeri. Dhe aq më tepër nëse ju jeni një zonjë në karrierë ose sipërmarrëse, kuptoni shumë mirë rëndësinë e të pasurit një punë. Ashtu siç ju përpiqeni për të siguruar financiarisht familjen tuaj, duke sakrifikuar kohë dhe energji jashtë shtëpisë, edhe një zonjë tjetër është duke kërkuar një mundësi punësimi për të siguruar jetesën. Veçanërisht nëse jeni edhe natyrë që dëshironi apo keni mundësi të përkahni rolin dhe emancipimin e figurës së gruas, punësimi i një zonje që ju siguron kujdesin ndaj fëmijëve, është në një farë mënyrë, një kontribut tepër i çmuar që ju i jepni dikujt tjetër. Sigurisht që ju i besoni gjënë më të shtrenjtë, fëmijën, por nëse arrini të gjeni dadon e duhur, jeni duke kryer disa veprime positive në të njëjtën kohë : ofron kujdes dhe vëmendje maksimale për fëmijën dhe njëkohësisht ofroni mundësi punësimi për të tjera zonja, që kanë nevojë të përfshihen në tregun e punës dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Është një reaksion zinxhir që kur e sillni në mend, do t’iu fal një lloj kënaqësie që mund të mos e keni përjetuar më parë!
Nëse jeni në kërkim të një dadoje mund të na kontaktoni në ccdo kohë në numrin 069 33 81 880 dhe stafi i Ndihma Plus do të mundësojë dadon më të mirë për ju!