Përse është e rëndësishme të trajnohemi?

Përse është e rëndësishme të trajnohemi?

Trajnimi dhe zhvillimi në aspektin profesional janë kritere thelbësore nëse do të dëshironit të arrinit sukseset dhe objektivat për të cilat keni aspiratë. Trajnimet profesionale, pavarsisht eksperiencës suaj, sjellin zhvillim dhe automatikisht ju ndihmojnë të rrisni nivelin e performancës, duke ju bërë më të shkathët për tu organizuar dhe për të përmbushur atë çka pritet nga puna juaj. Fitimi aftësive të reja, rifreskimi njohurive dhe bashkëpunimi me ekspertë të fushës në të cilën synoni të zhvilloni profesionin tuaj, ju ndihmon të jeni akoma më shumë produktiv dhe të përballoni me më shumë përgjegjësi sfidat dhe të papriturat që çdo punë mbartë!

Zhvillimi aftësive është i mundur të realizohet nëpërmjet trajnimeve profesionale. Përfshirja juaj në trajnim ju krijon një mundësi më shumë të rifreskoni informacionet bazë dhe njëhërësh rrit mundësinë tuaj të punësimit. Koha që do t’i kushtoni pjesëmarrjes në trajnime ashtu si edhe përfshirja në procese të tilla, mund të cilësohet fare mirë si investim!

Prandaj është e rëndësishme të bëheni pjesë e trajnimeve profesionale, veçanërisht nëse synoni të ushtroni profesione që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me kujdesin ndaj fëmijëve ose të moshuarve!

Disa nga avantazhet që ju sjell një trajnim profesional në lidhje me shërbimin e kujdesit për fëmijë janë :

  • Kapërcimi pengesave – ju mund të jeni një dado me shumë eksperiencë por sërish do të përballeni gjatë punës suaj në kujdesin e fëmijëve me problematika të papritura ose të paparashikuara. Një program trajnimi ju ndihmon të forconi aftësitë tuaja! Tashmmë në fokus të çdo marrdhënie pune është komunikimi. Dhe kur jeni e profilizuar në punë që komunikimin e kanë element kyç, vëmendja juaj ndaj trajnimeve duhet të jetë jashtëzakonsisht e lartë! Trajnimet mbyllin çdo boshllëk në njohuritë tuaja dhe ju ofrojnë mundësi të jeni më të sigurta për të përballuar me përgjegjësi dhe vigjilencë profesionin tuaj!
  • Performanca e përmirësuar – një zonjë që ka eksperiencë pune si dado dhe njëkohësisht zgjedh të përfshihet në trajnime profesionale rreth kujdesit për fëmijë, është në gjëndje ta kryej me më seriozitet dhe përkushtim punën e saj. Trajnimi, përveç njohurive, forcon edhe besimin në aftësitë vetjake. Në këtë pikë ju keni një kuptim më të thellë të rolit dhe përgjegjësive tuaja karshi profesionit të dados dhe përkushtoheni deri në atë pikë, sa mendimi juaj kryesor do të jetë se si të kujdesni dhe rrisni një fëmijë të lumtur!
  • Uniformiteti – një program trajnimi dhe zhvillimi i planifikuar, ju siguron që të keni një përvojë të unifikuar dhe një sfond më të gjërë veprimi. Çka do të thotë se ju do të jeni në gjëndje të kuptoni në raste të caktura gjatë punës suaj, se si të organizoheni shpejt dhe mirë dhe njëherësh si të ruani të njëjtën linjë efikasiteti në profilin tuaj si dado!
  • Kënaqshmëria e punës – kur ju zgjidhni të merrni pjesë në një trajnim, në cilindo profil që keni interes për tu punësuar ose jeni të punësuar, jeni të sigurtë se do të jeni gjithmonë një hap përpara konkurentëve tuaj në treg. Njëherësh, si profesionist ose duke synuar të shndërroheni në profesionist, trajnimi do t’ju krijojë mundësinë të vlerësoni punën tuaj dhe të fitoni teknika dhe aftësi për të përftuar kënaqësi në llojin e punës suaj. Veçanërisht nëse zgjidhni të punësoheni si dado, kënaqësia ashtu si përgjegjësia do të jenë element që ecin paralel dhe në të njëjtin nivel me sho – shoqin! Ju do të jeni shumë krenare kur të mësoni pas shumë vitesh që fëmijët për të cilin jeni kujdesur dikur është bërë një burrë i zgjuar dhe i aftë! Kjo është meritë dhe kënaqësi jo vetëm e familjes por edhe dadove që rrisin fëmijë të lumtur dhe të zgjuar.

Prandaj nëse jeni të interesuara të punësoheni si dado ose keni eksperienca pune të mëparshme në shërbimin e kujdesit për fëmijë dhe njëherësh dëshironi të përimrësoheni, Ndihma Plus ju fton të merrni pjesë në trajnimet tona profesionale për dado!

Trajnimi radhës për periudhën Tetor 2018, staton në datat 12 – 13 – 14 Tetor!

Ju mirëpresim

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this