Kur fjala bie tek pastrimi, ju jeni tërësisht të vetëdijshëm se disa cepa në shtëpi mbeten gjithmonë me pak vëmendje ose mirëmbatjeje! Kjo ndodh për një sër arsyesh logjike si nxitimi, lodhja e akumuluar gjatë ditës, ideja se do ta pastroni më mirë herës tjetër e plot e plot të tjera! Por ndodh që serish herës tjetër që ju të harroni ose anashkaloni me vetëdije për të kaluar leckën në çdo skut të shtëpisë, prandaj këto vende janë pothuajse gjithmonë të papastra ose higjenizuara siç duhet!
Sigurisht që tashmë nuk është më problem të pranohet se pastrimi banesës është një aktivitet i mërzitshëm dhe i lodhshëm, por edhe zonjat maksimalisht të fiksuara pas pastërtisë dhe higjenës mund të përsojnë neglizhenca të vogla gjatë mirëmbajtjes së shtëpisë. Edhe maniakeve të pastrimit mund t’ju shpëtoj një cep pa fërkuar dhe kjo është tërësisht e pashmangshme!
Kështuqë ktheni në kujtesë edhe një herë 10 pikat më të lëna pas dore në pastrim në banesën tuaj edhe nëse me pastrimin merreni tërësisht vetë ose keni një zonjë që ju ndihmonë me punët.
Këto 10 vende të nxehta dhe zakonisht të papastra në apartamentin tuaj janë :
- Mbi bufe / dollapë / kornizat e dyerve
Nëse mendoni se pastroni me të njëjtën frekuenc ose vëmendje pjesët ku dora nuk arrin lehtësisht, thjesht po gënjeni veten! Vendet e vështira për t’u arritur ose pikat e larta që janë jashtë vijës së vështrimit shpesh anashkalohen dhe në to akumulohen sasi të mëdha plhuri. Por mungesa pastrimin të këtyre sipërfaqeve mund të konsiderohet disi e justifukueshme për shkak se ka shkallë më të lartë vështrirësie ( ju duhet të hipni në një karrige fillimisht, pastaj mbi banak dhe më pas të pastroni pjesën e sipërme të bufesë psh ), por është e nevojshme të përpiqemi t’ju japim një dorë të mirë sapo syri na shkon diku lart nëpër bufe!
- Posht mobilieve
Këtu pastrimi ndodh të lihet pas dore kryesisht sepse jemi me nxitim ose pas një dite të lodhshme dhe përtohet të lëvizen divanë, kolltuqe, krevat etj! Gjithashtu zonjat mund të justifikohen kur bëjnë punë me nxitim me idenë se në fundjavë do t’i dedikohen pastrimit të shtëpisë me themel! Duhet realisht një pastrim gjeneral dhe cilësor për shtëpinë minimalisht një herë në javë dhe lecka dyshemesë të kaloj në çdo cep a skut të shtëpisë suaj. Mos përtoni!
- Kornizat midis dyshemesë dhe mureve
Nëpër shtëpi, përpiqemi të mbajmë pastër sa më shumë dhe sa më shpejt të mundemi, kështuqë e gjejmë veten shpesh duke kaluar një leckë të shpejtë dyshemesë pa menduar për elementët e tjerë para syve tanë! Kjo do të thotë se jo gjithmonë gjërat duhet t’i kemi para syve për të kuptuar se ekzistojnë! Kornizat ndarëse midis dyshemesë dhe mureve janë gjithmonë të anashkaluara në pastrim ose pak të kujdesura për t’i pastruar nga plhurat! Por janë aty dhe kanë nevojë po aq sa dyshemeja për pastrim, edhe sikur të jetë i shpejtë dhe jo tërësisht i vëmendshëm!
- Mjetet e pastrimit
Kovat, furçat, makina fshirëse me korent, copat që marrim plhurat, sfungjerët janë të gjithë aksesor pastrimi të cilët na gjenden në duar pothuajse çdo ditë dhe sërish pasi përfundojm së përdoruri, përtojm ose shpejtojmë t’iu kushtojm vëmendje! Prandaj është e rëndësishme që pasi të mbaroni me fshesën me korent, të merreni ende me të pa e lëshuar nga dora, duke e pastruar nga plhurat dhe papastëritë e tjera në brendësi. Në këtë mënyrë ulim riskun e të bërit punë pastrimi pa efikasitet, pasi një aksesor pastrimi i ndotur nuk mund të na siguroj cilësi pastrimi të mirë!
- Ventilatorët / fresukeset
Mund të qëlloj të kemi ende ventilator statik ose në tavanë, të cilët i përdorim pak ose aspak dhe ndodh t’i lëm shumë pas dore. Në fakt, këto paisje grumbullojnë shumë plhurë nëpër helika dhe nëse kujtoheni t’i vini në përdorim pa pastruar, plhurin e përhapni nëpër ambientin e banesës suaj. Prandaj herës tjetër që merrni plhurat nëpër shtëpi kujtohuni edhe për pastrimin e ventilatorëve.
- Mjetet elektroshtëpiake
Pasjisjet e vogla elektro – shtëpiake, të cilat ju mund edhe t’i keni në përdorim në bazë ditore, janë vende shumë të përshtatshme për mikrobet që të krijohen dhe shumohen. Pajisje të tilla si tastiera kompjuterit, modemi etj. Duke u kujtuar për t’i pastruar herë pas here, ju parandaloni përhapjen e mikrobeve në pjesën tjetër të shtëpisë! Duke treguar kujdes me pastrimin e tyre mund të shmangni alergjitë dhe të ruheni nga virozat ( ju teshtini, vini duart përpara dhe më pas prekni një nga këto pajisje ).
- Prizat dhe çelësat e dritave
Pjesë të shtëpisë që i prekni çdo ditë gjatë 24 orarshit, aq sa mund të humbet edhe filli numërimit! Merrni leckën dhe pastrojini mirë të paktën një herë në javë, përfshi bravat e dyerve dhe dyertë në tërësi!
- Pajisjet e vogla elektroshetpiake
Sa shpesh e pastroni tostin ose mikrovalen në shtëpinë tuaj? Këto pajisje duket sikur nuk kanë nevojë për shumë pastrim por nëse do t’i kushtoni vëmendjen e duhur, do të shikoni që janë të mbushura me thërrime ose yndyrë. Ekspresi kafesë është gjithashtu një paisje kuzhine që lihet pas dore. Është mirë që minimalisht një herë në javë, ju t’i kushtoni vëmendje të lartë pastrimit të këtyre pasijeve !
- Mbajteset e furçave të dhëmbëve dhe sapunit
Një vend jashtëzakonisht i përshtatshëm për rritjen dhe shumimin e mikrobeve dhe baktereve është pa diskutim gota në të cilën vendosim furçat e dhëmbëve por edhe mbajtësja e sapunit në tualet. Prandaj është e udhës që sa herë ju vendosni të pastroni tualetin, të mos anashkaloni edhe këta aksesorë pranë lavamanit, pasi kanë të njëjtën sasi papastërite sa gjithë pjesa tjetër e tualetit.
- Koshat e ushqimeve brenda në firgorifer
Ndonjëherë nga nxitimi ose dëshira për t’i bërë të gjitha punët e shtëpisë brenda një fundjave, ndodh që frigoriferit t’i japim një leckë të shpejtë pastrimi nga brenda dhe jashtë. Kështu ne mund të lëvizim rasftet prej qelqi dhe t’i lajmë mirë e mirë, por mbërrijmë tek koshet e ushqimeve nxitojmë dhe i pastrojmë me një leckë të shpejtë. Është e nevojshme që koshet e ushqimeve në frigorifer të nxirren jashtë dhe të lahen mirë me ujë të bollshëm dhe detergjent. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të qetë se cilësia pastrimit dhe higjenës në frigorifer është në nivelin e duhur.
Por nëse do t’ju ndodh ndonjëherë të përtoni ose mos të gjeni kurrë kohë për t’i hyrë shtëpisë me pastrimin me themel, mjafton të rezervoni një shërbim pastrimi profesional me Ndihma + dhe do të jeni të sigurtë se higjena në shtëpinë tuaj do të jetë në nivel maksimal.