Vitet e fundit prindërit ndërgjegjësohen akoma më shumë, thuajse në mënyrë konstante rreth rritjes, kujdesit dhe edukimit të fëmijëve. Ndryshe nga sloganet e së shkuarës dhe mentalitetit të trashëguar brez pas brezi se fëmijët ‘rrisin njëri – tjetrin’, ‘fëmijë është nuk merr vesh’, ‘do bëhet siç u bën gjithë të tjerët’, informacioni dhe shkollimi brezave, gërshetuar edhe me emancipimin e shoqërisë, fatmirësisht, ka kthyer vëmendjen tek kujdesi duhur për rritjen, zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinjë!
Por me rritjen e standarteve të kujdesit dhe zhvillimi të fëmijëve, vigjilenca e prindërve të rinjë duket se shkon gjithmonë edhe më lartë. Gjithashtu edhe mania për të pasur gjithçka nën kontroll, i mbush prindërit me ankth dhe pasiguri në lidhje me kujdesin që fëmijët e tyre duhet të kenë. Prandaj ndodh shpesh që prindërit e rinjë të gjenden në një dilemë shumë të madhe kur vjen puna tek kujdestaria e fëmijëve! Duke u përpjekur të balancojnë të përditshmen midis profesionit, familjes dhe veçanërisht fëmijëve, prindërit nisin të vlerësojnë të gjitha alternativat : çerdhe / kopësh, gjyshër apo dado?
Secila nga alternativat ka pjesën pozitive dhe negative të shërbimit ose kujdesit që i jepet fëmijës, prandaj prindërit nisin të vlerësojnë çdo element!
Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kujdesit për fëmijë në çerdhe/kopësht, gjyshërit apo dados?
Nëse ju zgjidhni t’jua besoni fëmijët gjyshërve kemi :
Avantazhet
- janë të besuar, pasi janë familje
- ju kanë rritur dhe edukuar ju, patjetër që dinë të rrisin dhe edukojnë edhe fëmijën tuaj
- e kanë vëmendjen të gjithë të përqëndruar tek fëmija juaj
- do t’iu falin shumë dashuri, pa asnjë gjë në këmbim
- nuk do të pranojnë të marrin pagesë nga ju për këtë shërbim ( por edhe mundet )
Disavantazhet
- mund të kenë mosh të madh dhe probleme shëndetësore
- mund të ofrojnë t’ju ndihmojnë me fëmijët por jo me kohë të plotë, pasi kanë nevojë edhe për kohë ose pushim për veten
- mund të jenë në marrdhënie pune dhe nuk arrijnë t’ju vijnë në ndihmë
- nëse do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë me fëmijët, do t’i llastojnë pak më shumë se ç’duhet
- studimet psikologjike arrijnw nw pwrfundimin se fwmijwt e rritur nga gjyshwrit kanw mw shumw pasiguri se pjesa tjetwr e moshatarwve
Nëse ju zgjidhni t’jua besoni fëmijët çerdhes / kopështit kemi :
Avantazhet
- fëmijët bëhen më të socializuar kur janë bashkë me moshatarët e tyre
- kostot mund të jenë më të përballueshme ( varet nëse zgjidhni çerdhe / kopësht shtetëror ose privat )
- fëmijët mësohen me rregulla dhe disiplinë, e cila në shtëpi mund të jetë me e tolerueshme
- fëmijët mësojnë të bëhen të pavaraur
Disavantazhet
- virozat janë sheshit dhe fëmija juaj do të jetë shumë i ekspozuar
- kushtet e çerdhes / kopështit janë gjithmonë të diskutueshme
- numri i madh i fëmijëve në grup, fëmija nuk do të ketë shumë vëmendje
- do t’ju duhet ta nxirrini herët në mëngjes çdo ditë duke i prishur gjumin
- nëse do të sëmuret, çerdhja / kopshti nuk mund t’jua marr përsipër kujdesin e fëmijës
Nëse ju do të zgjdhni të punësoni një dado për kujdesin e fëmijës suaj :
Avantazhet
- fëmija do të jetë në ambientin familjar
- përkushtimi dhe vëmendja do të jetë i gjithi i fokusuar tek fëmija juaj
- një dado me eksperincë do të dijë të edukoj fëmijën tuaj
- një dado e mirë e do fëmijën dhe e kujdes sikur të ishte fëmija vetë
- nuk do të duhet ta dërgoni fëmijën askund kur sëmurët ose kur ju vonoheni ose ju del diçka e papritur, dadoja mund t’ju asistoj me oraret
- nuk do të gjykoheni si nënë / prind, dadoja do të jetë gjithmonë në krahun tuaj për interesin e përbashkët në rritjen dhe edukimit e fëmijës
- periudha e kujdesit për fëmijë me dado mund të jetë afatgjatë, dadoja mund të vijoj të qëndroj në shërbim të kujdesit të fëmijës edhe pasi ka përfunduar periudhën e kopshtit
Disavantazhet
- kostoja e shërbimit mund të jetë më e lartë në raport me çerdhen/kopështin shtetëror apo kujdesin që marrin nga gjyshërit
Cilado qoftë alternativa që ju zgjidhni për të kujdesur fëmijën tuaj, është e duhura! Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm vetëm për të vlerësuar saktë dhe për të përzgjedhur alternativën më të mirë. Mund të mbështeteni tek suporti që ofrojnë gjyshërit dhe kjo do të ishte ideale, por nga ana tjetër nuk duhet të nënvlerësojmë faktin se gjyshërit kanë nevojë për kohën e tyre për të shijuar nipërit dhe mbesat, duke u fokusuar më shumë tek koha e bukur dhe argëtimi me njëri – tjetrin. Gjyshërit nga ana tjetër kanë shpenzuar një pjesë të mirë të jetës së tyre duke sakrifikuar dhe lënë mënjanë veten, ndoshta është koha që edhe ata të kenë vëmendje për kujdes dhe mundësi për t’u shplodhur dhe shijuar moshën e tretë. Nga ana tjetër edhe çerdhet dhe kopështet shtetërore ( një pjesë e mirë në Tiranë janë rikonstuktuar ) janë një alternativë e mirë, por një fëmijë i sapolindur deri në 12 muajsh meriton vëmendje dhe kujdes më të lartë se sa shërbimi çerdhes. Edhe nëse zgjidhni një çerdhe ose kopësht privat, që supozohet të ketë kushte më të mira dhe numër më të vogël fëmijësh në grup, në fund të fundit mbeten biznese dhe pavarsisht se cilësia shërbimit mund të jetë e madhe dhe justifikon çmimin që ju paguani, bebet do të kenë probleme të ndjeshme me shëndetin për shkak të moshës ( dhëmbët, temeperatura nga vaksinat etj ) dhe virozat që janë të transmetueshme lehtësisht në ambiente të tilla për fëmijë. Gjithashtu nëse fëmija juaj do të ketë probleme shëndetësore kopshtet, edhe nëse zgjidhni një privat, nuk do të mund të të ofrojnë shërbimin e duhur për kujdesin dhe trajtimin e tij. Ndërkohë një dado, e cila është tërësisht në funksion të fëmijës suaj, do të jetë në një ambient që fëmija e njeh dhe ndjehet rehat! Vëmendja dhe kujdesi dados do jenë të gjithë të fokusosur tek ai/ajo dhe një dado do jetë gjithmonë krah jush, duke ju ndihmuar në rritjen e fëmijës, pa ju gjykuar asnjëherë si nënë!
Prindër zgjidhni me kujdes alternativën më të mirë të kujdesit për fëmijët tuaj!
Edhe nëse do të dëshironi të punësoni një dado ( në këtë rast krijoni vende pune për të cilat zonja shumë të përkushtuara kanë nevojë për t’u përfshirë ) tregohuni të vëmendshëm në përzgjedhje. Mund të kërkoni duke pyetur nëpër njerëz të njohur, intervistojini gjatë dhe pyetini për gjithçka që ka lidhje me kujdesin e fëmijëve, kërkoni referenca nga punëdhënsi tyre mëparshëm dhe gjithmonë punësojini me një përiudhë paraprake prove.
Gjithashtu mbani në konsideratë faktin se zonja që zgjidhni për dadon e fëmijës suaj nuk është një shërbyese e thjeshtë apo ‘skllave’! Është njeriu të cilit do t’i besoni thesarin tuaj! Përpiquni ta vlerësoni siç duhet shërbimin dhe kujdesin e saj në mirërritjen dhe edukimin e fëmijës!
Nëse do të dëshironi të rrisni shkallën e sigurisë dhe besueshmërisë për të gjetur një dado të mirë për fëmijën tuaj mund t’i drejtoheni edhe Ndihma +!
Ndihma + bashkëpunonë gjithmonë me zonja profesioniste në profilin e kujdesit për fëmijë!
Na kontaktoni në
0693381880 / 0694607747
ose info@localhost