Nëse keni kaluar ndonjëherë nëpër mend idenë e një shërbimi profesional pastrimi për shtëpinë tuaj, instiktivisht e keni shoqëruar me të gjitha arsyet e mundshme përse nuk është edhe aq i domosdoshëm! Ju mund të ngriheni vetë fare mire një të dielë të bukur në mëngjes dhe t’i hyni punëve të shtëpisë me kokë, përse u dashka të paguash dikë tjetër? Sigurisht që mund të duket se shërbimet profesionale të pastrimit nuk janë aq të lira sa çdo ta kryenit vetë, prandaj edhe e dëshironi, por edhe e lini për një herë tjetër!
Nga njëra anë ju tingëllon goxha mirë fakti se ju mund të paguani edhe çmim të arsyeshëm për shërbimin profesional të pastrimit dhe fundjavave të gjeni kohë për veten dhe familjen, ‘por’ sepse ekziston gjithmonë një ‘por’ : a ja vlen paraja e shpenzuar për këtë shërbim?
Ka disa arsye përse idenë e përftimit të një shërbimi profesional pastrimi, nuk duhet ta konsideroni më çështje luksi. Lista mund të jetë e gjatë nëse uleni dhe bëni llogaritë, por më poshtë ju paraqesim arsyet më kryesore :
- Ul ndjeshëm stresin në familjen tuaj
Mund t’ju duket tërësisht e çuditshme se si një shërbim profesional pastrimi nga një agjenci shërbimesh mund të ndikoj në humorin e familjes dhe shtëpisë suaj, por nëse e gjykoni me gjakftohtësi do të kuptoni se kjo është një arsye shumë logjike. Skenarët janë të tipit :
- ju mund të keni një partner disi tepër të fiksuar pas pastërtisë dhe rregullit, i cili ju vë gjithmonë në dukje çfarë keni lënë pas dore me mirëmbajtjen e shtëpisë
- mund të ndodh që hera – herës të keni vizita të papritura në shtëpi si për shembull vjehrrit ose kunatat ose madje edhe nëna juaj, të cilët gjithmonë do të kenë ndonjë vërejtje ose këshillë në lidhje me pastërtitnë në shtëpinë tuaj. Sigurisht mund të kenë mirësinë të mos jenë të drejtëpërdrejtë dhe anashkalojnë tërësisht faktin se ju jeni jashtëzakonisht e impenjuar gjatë ditës për të qenë apsolutisht e pastër në shtëpi!
- mund të përpiqeni vetë në çdo kohë të mbani pastër shtëpinë dhe duhet ta bëni për hir të shëndetetit të familjes, por jo gjithmonë do të arrini të siguroni pastërti konstante apo shumë të dukshme.
Një shërbim pastrimi profesional një herë në javë do t’ju ndihmonte realisht të gjenit ekuilibrin në lidhje me mirëmbajtjen e banesës. Në këtë pikë, kostoja e këtij shërbimi, do t’ja vlejë për të ruajtuar kënaqësinë e pjestarëve të familjes, miqve që vijnë për vizitë por edhe tuajën si zonjë shtëpie!
- Ul ndjeshëm stresin individual
Veçanërisht në mentalitetin shqiptar, një zonjë shtëpie, edhe nëse është në marrdhënie pune, duhet të merret apsolutisht me gjithça ka të bëjë me pastrimin e banesës. Dhe për më tepër asnjë pjestar tjetër i familjes nuk angazhohet të jap sado pak ndihmë! Është gjithmonë mami që duhet të merret me gatimin, pastrimin, rregullin, rrobat etj etj në çdo kohë, 7 ditë në 7, mundëisht 24 orë në 24!
Nëse realiteti juaj përfshinë një tablo të tipit :
- 8 orë punë çdo ditë nga e hënë në të premte,
- fëmijë të vegjël / në shkollë që duhet të ndiqen në kopësht, shkollë dhe kurse,
- një mal me rroba dhe enë që ju presin për tu sistemuar çdo mbrëmje pasi të gjithë të jenë reahtuar në gjumë
- ju duhet të shkëlqeni në mëngjes kur shfaqeni në zyrë,
do të thotë se ka ardhur koha të konsideroni realisht një shërbim profesional pastrimi, minimalisht një herë në javë! Sigurisht që mund ta përballoni gjithë këtë ngarkesë por edhe për sa?
Për më tepër duket se bëhet gjithmonë e më e pamundur për të pretenduar të kërkosh ndihmë nga pjestarët e tjerët të familjes! Bashkëshortët mbasditeve pas punës duket se kanë gjithmonë një impenjim tjetër më të rëndësishëm ose ata mund të përpiqen maksimalisht për t’ju ardhur në ndihmë duker u marr me fëmijët ndërkohë që ju bëni darkën…Por ende punët janë aty për tu bërë! Gjithashtu mund të gjendeni në situata të tipit kur jeni shtatëzanë ose sapo keni lindur dhe realisht keni nevojë për ndihmë. Një shërbim pastrimi gjeneral për shtëpit tuaja është thjeshtë shpëtim! Kostoja është tërëisht e justifikueshme!
- Thjesht nuk të pëlqen të shpenzosh një ditë pushimi si e diela duke pastruar shtëpinë me themel
Kujt i pëlqen të merret me pastrimin një herë? Veçanërisht të dielave!
Të dielave kur gjithë pjesa tjetër e familjes tënde është pushim dhe gjithçka pritet nga duart e mamit! Në të vërtetë edhe zonjat që janë jashtëzakonisht të fiksuara pas pastërtisë, kur vjen puna të merren me themel, do përjetojnë disa ndjesi përtacie! Por më shumë se sa përtaci, çdokush do të dëshironte që fundjavave të kalonte pak kohë të bukur dhe pushimi me familjen. Kohë e cila nëse ju do të hezitoni të merrni një shërbim pastrimi gjeneral minimalisht fundjaveve, nuk do të mbërrij asnjëherë, pasi e diela do t’ju gjej gjithmonë duke pastruar shtëpinë cep më cep! Prandaj edhe nëse thjesht përtoni të shpenzoni kohë me pastrimin, por të fitoni kohë për të kaluar bukur me familjen ose për t’u marr me një aktivitet personal që ju bën të merrni energji dhe ndjeheni më mire, prenotoni një shërbim pastrimi profesional ( Ndihma + është një alternativë e mirë )
- Mund të rezultoj që shërbimi pastrimit që ju bëni për familjen të jetë më i shtrenjtë se sa një shërbim pastrimi që merrni nga një kompani
Këtu duhet të uleni dhe të bëni disa llogari. Mund ta nisni me kohën që ju merr pastrimi banesës cdo ditë ose një herë në javë, atëhërë kur bëni një pastrim gjeneral. Dhe do të kuptoni që nëse ju shpenzoni gati 8 orë pune çdo të diele për të pastruar shtëpinë tuaj, në fakt jeni duke paguar më tepër! Si? Llogarisni ditën tuaj të punës në bazë të rrogës, më pas llogarisni sa ju vlen një orë pune dhe shumëzojeni me 8 orë! Të gjitha këto llogari, përfshirë këtu edhe idenë se këtë ditë pastrimi mund ta kishit shpenzuar më mirë duke u argëtuar me familjen, do të kuptoni se një shërbim pastrimi profesional ju shkon më lirë se sa përfshirja juaj në këtë aktivet çdo të dielë.
- Krijoni mundësi punësimi për zonjat në nevojë për tu punësuar
Pasi të keni analizuar çdo arsye përse do të ishte mirë të merrni shërbime profesionale pastrimi, duke mos i cilësuar si shërbime luksi por domosdoshmëri, mund ta shikoni këtë shërbim edhe në një këndvështrim tjetër! Zonjat që zgjedhin të përfshihen në profile pune që kanë të bëjnë me pastrimin, janë zonja që nuk kanë pasur mundësi të shkollohen ose të përfitojnë një zanat me të cilin të arrijnë të përballojnë jetën. Në këtë mënyrë ato përpiqen të gjejnë punë duke synuar të punësohen për atë çka dinë të bëjnë më mirë! Dhe zakonisht janë zonja shumë të përkushtuara dhe të kujdesshme në pastrim! Duke prenotuar një shërbim pastrimi profesional nga agjenci ose kompani pastrimi, ju mundësoni që këto zonja të punësohen dhe të kenë mundësi të krijojnë të ardhura për familjet e tyre. Njëherësh duke e cilësuar nevojën për ndihmë në pastrim si diçka që ju bën të ndjeheni më mirë personalisht, ndihmoni edhe zonja të tjera të kenë punë fikse dhe të ardhura për të siguruar jetesën e familjeve të tyre.
Pra në fund, të gjithë arrijnë të ndjehen mirë nga shërbimet që kanë të bëjnë me profilin e pastrimit.
Herën tjetër që do të mendoni për të rezervuar një shërbim pastrimi profesional, nuk duhet të hezitoni për ta bërë të ndodhë! Sigurisht që do të duhet të shpenzoni para, por do të fitoni kohë të vlefshme për t’ia dedikuar fëmijëve, bashkëshortëve, prindërve, miqve dhe vetes! Për më tepër po jepni kontributin tuaj në shoqëri për të krijuar vende pune.