7 mënyra për ta bërë shtëpinë të shkëlqejë përpara Krishtëlindjeve

7 mënyra për ta bërë shtëpinë të shkëlqejë përpara Krishtëlindjeve

Mëqë është përiudha më e bukur e vitit dhe festat janë ende një mundësi e mirë për të ftuar në shtëpinë tuaj miqtë dhe familjarët, duhet të jeni të përgatitur që shtëpia juaj të shkëlqejë anë e mbanë nga pastërtia! Përveç përgatitjeve të përgjithshme për festa si zbukurimi redhit, organizimi për drekat dhe darkat festive, rëndësi të veçantë në këtë përiudhe zë mbi të gjitha pastrimi!

Ndihma + ju propozon disa mënyra të shpejta dhe efikase pastrimi përpara festave :

  1. Në plan të parë duhet të jetë tapiceria

Që do të thotë se divanët, kolltuqet, karriget dhe dyshekët në shtëpinë tuaj duhet të kenë vëmendjen maksimale për t’i pastruar dhe higjenizuar plotësisht! Fëmijët, kafshët shtëpiake dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes janë faktorët kryesor përse divanët dhe kolltuqet tuaj do të jenë të mbushur me lodra dhe papastërti të padukshme! Është e nevojshme që këtë fundvit ta merrni shumë seriozisht pastrimin rrënjësor të tapicerisë, jo vetëm për të qenë të bukur por mbi të gjitha për të qenë të pastër për arsye shëndetësore! Tapiceria është pjesa më e papastër në të gjithë shtëpinë tuaj, pavarsisht kujdesit tuaj konstant! Mund të përvishni mëngët dhe ti kushtoni një ditë të plotë pastrimit dhe higjenizimit të tapicerisë, me detergjent të posaçëm ( ose edhe me produkte bio si soda, uthulla etj ) por për të qenë jashtëzakonisht të sigurtë për cilësinë e pastrimit, mund të merrni në konsideratë edhe një shërbim pastrimi profesional për tapicerinë! Çmimet janë të arsyeshme dhe shërbimi është jashtëzakonisht profesional! Një çmim profesional pastrimi për tapiceri në vija të përgjithshme nis nga një vlerë prej 6000 lekësh të rinjë! Mund të tingëlloj shumë por nuk duhet të nënvlerësoni përfitimin që merrni nga divanët, kolltuqet dhe dyshekët e pastruar në thellësi dhe higjenizuar plotësisht!

  1. Pastroni çdo sipërfaqe

Çka do të thotë se një fundjavë të bukur dhjetori duhet të përvishni mirë e mirë mëngët dhe të pastroni çdo centimetër të shtëpisë suaj. Mos harroni bufetë ( nga jashtë e brenda ), qelqurinat, kuzhinën, dollapët ( brenda dhe jashtë, mos harroni pjesën e sipërme ), dritaret dhe vetratat, tryezat, karriget, lodrat e fëmijëve,  dyertë, tualetin në çdo detaj përfshirë hidrosanitaret dhe pllakat, abazhurët, kornizat, furrën, frigoriferi gjithashtu kërkon vëmendje maksimale etj! Praktikisht do t’ju duhet më shumë se një fundjavë për të pastruar në thellësi dhe ashtu siç duhet të pastrohet me mjeshtëri! Sigurisht që miqtë dhe të afërmit që do të ftoni në gëzimet tuaja, nuk do të vihen të kontrollojnë nëse e keni pastruar apo jo brenda dhe jashtë kuzhinën apo frigoriferin! Por është e rëndësishme të pastroni për të qetësuar mendjen meqë këto punë duhen bërë dhe sepse një pastrim gjeneral i shtëpisë është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e familjes suaj! Nëse realisht nuk arrini të gjeni kohë ose thjesht i pranoni vetes që përtoni të merreni me gjithë këtë ‘sport’, mund të kaloni nëpërmend të prenotoni një shërbim profesional pastrimi! Agjencitë e profiziluara në këtë sektor tashmë janë të përgatitura për t’ju ofruar paketa shërbimesh profesionale pastrimi me çmime vërtetë të arsyeshme! Ju do t’ju duhet thjeshtë të kërkoni për ofertën më të mirë dhe do të zgjidhni problemin e pastrimit të shtëpisë më themel për këtë vit!

 

 

  1. Kushtojini vëmendje të veçantë pastrimit dhe higjenizimit të kuzhinës

Në dhjetor, kuzhina do të kthehet vetiu në një nga vendet më të preferuara për familjen dhe gjithë të ftuarit në shtëpinë tuaj për festa! Prandaj është e rëndësishme që ashtu siç programoni të përgatisni gatime fantastike dhe super të shijshme për të dashurit tuaj, të njëjtën rëndësi duhet t’i jepni edhe procesit të pastrimit me themel të çdo detaji në kuzhinën. Në vëmendje të veçantë duhet të mbani sobën, furrën dhe frigoriferin! Gjithashtu duhet të keni parasysh që pastrimi kuzhinës mund të rezultoj disi më i vështirë se gjithë pjesa tjetër e shtëpisë, pasi këtu do të keni më shumë mjete ( enët e kuzhinës ) dhe mbi të gjitha për shkak të yndryës që përdorni në gatim, do të keni pak më shumë punë për të pastruar çdo cep! Mos anashkaloni pjesën e pllakave, lavamanët, lavastoviljen ( duhet pastruar brenda dhe jashtë ), dollapin e ushqimeve ( hidhuni një sy dhe seleksionini ushqimet e hapura, nuk duhet të mbahen hapur për shume gjatë, pasi zënë insekte )! Ka të ngjarë që pastrimi kuzhinës do t’ju haj një ditë të plotë pune ( 8 orarsh ) por duhet të jeni të sigurtë se keni çdo gjë nën kontroll në lidhje me pastërtinë në këtë pikë kyçe të banesës suaj!

  1. Rivlerësoni mobiljet dhe gjithë ‘rraqet’ e tepërta në shtëpi

Është në natyrën e shqiptarit që të mos hedh poshtë ose heq qafe kollaj apsolutisht asgjë edhe nëse këtë objekt / mobile apo aksesor nuk e ka më në përdorim dhe aq më keq akoma, është i vetëdijshëm që nuk ka për t’i hyrë kurrë më në punë! Kështuqë nëse filloni të hidhni një sy nëpër shtëpi me vëmendje dhe të rivlerësoni orenditë dhe mobiliet, do të arrini të gjeni përgjigjen se përse nuk keni asnjëherë vend mjaftueshëm në shtëpinë tuaj edhe përse mund të jetë 100 metra katror! Keni një makinë qepëse të gjyshes, diku në një cep, të cilën tashmë as vetë gjyshja nuk e vë në përdorim, një kalorifer të mbajtur mirë por të strukur në një cep pasi tashmë kondicionerët mjaftojnë për të përballuar të ftohtin, keni një tryezë të vogël mesi – e cila po ta shikoni me vëmendje më shumë mbledh objekte që bëhen lëmsh i madh dhe thjesht idjea për t’i marrë plhurat të irriton dhe lloj soj aksesorësh të bukur por tashmë të dal mode që të hapin punë gjatë pastrimit duke i spostuar sa andej këndej! Pra, merrni pak kohë për të vështruar shtëpinë tuaj me kujdesë dhe do të zbuloni që mund të keni shumë orendi të cilat nuk ju shërbejnë më për asgjë! Rivlersoni mundësinë për t’i magazinuar në një vend jashtë shtëpisë nëse vërtetë nuk dëshironi t’i ‘hiqni qafe’ një herë e mirë! Do të zbuloi që hapësira do t’ju pëlqejë akoma më shumë dhe se më në fund, bredhi zbukuruar nuk do të ngjeshet në një cep të dhomës së ndenjes, pa marr vendin dhe vëmendjen e merituar! Krijoni hapësirë në shtëpinë tuaj!

  1. Sistemoni edhe një herë dollapët me rroba

Është koha kur një batanije nuk mjafton për të përballuar netët e dimrit! Tashmë duhet të keni vënë në përdorim edhe jorganët dhe ca mbulesa të tjera shtesë për të qenë sa më ngrohtë mbrëmjeve! Vendet bosh nëpër dollape duhet të marrin një dorë të mirë pastrimi! Dhe meqë po merrni përsipër të pastroni një pjesë, duhet të përvishni mirë mëngët dhe të risistemoni dhe pastroni edhe një herë dollapët me rrobat! Dhe për të qenë realist, kjo punë do t’ju marr më shumë se një fundjavë, duke pasur parasysh edhe dollapin e rrobave në dhomën e fëmijëve! Organizoni, sistemoni dhe pastroni rrobat e verës dhe ato që keni në përdorim, dollapët nga jashtë dhe brenda dhe po aq rëndësi duhet t’i kushtoni dollapeve të këpucëve! Nëse synoni që shtëpia juaj minimalisht një herë në muaj dhe veçanërisht përpara festave, meriton një vëmendje të jashtëzakonshme në pastrim dhe higjenizim, duhet të jeni të prirur për të parë çdo gjë me sy kritik, sado konstant të keni qenë më pastrimin në mënyrë të përditshme!

  1. Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë për qelqurinat dhe enët e kuzhinës

Kjo do të thotë realisht se kur ju ka ndodhur të shtroni një darkë në shtëpinë tuaj me familjarë të ngushtë dhe nuk i keni kushtuar rëndësi të veçanët rishikimit të kompletit më të mirë të gotave të verës ( të cilat sigurisht që i ke sistemuar diku në një cep të bufesë, të pastruara më parë ), por i keni nxjerrë dhe vendosur në tryezë me nxitim, ju ka rënë pika nga sikleti kur keni vënë re se kanë marr pak plhurë ose ju ka mbetur ndonjë njollë e vogël por e dukshme! Në mënyrë që të mos përjetoni më ndjesinë e sikletit kur të shtroni tryezën e festave këtë fundvit, duhet të riorganizoheni dhe të pastroni edhe nje herë me kujdes të gjitha qelqurinat në bufenë tuaj. Rëndësi të veçanët duhet t’i kushtoni edhe aksesorëve si lugët, pirunjtë, thikat, pa harrur mbulesën e tyrezës, kanën e ujit dhe pecetat e bukura të kuqe me dekore krishtlindjesh, të cilat i keni blerë eksluzivisht për një tryezë të bukur natën e festimeve dhe gëzimeve me miqtë tuaj!

  1. Edhe aksesorët dekorativ duhen pastruar

Duhet të keni parasysh që bredhi krishtlindjeve ka qëndruar mbyllur dhe i paketuar për 11 muaj rresht! E njëjta gjë vlen edhe për aksesorët e dekorit. Gjithashtu në këtë profil mund të klasifikoni edhe kornizat në mur apo në komodina! Në këtë pikë duhet të tregoni vigjilenc edhe tek detajet! Thonë se djalli fshihet tek detajet! Prandaj përgatituni të hiqni qafe plhurin nga të gjithë aksesorët dekorativë që keni ruajtur mbyllur ose i keni pasur para syve çdo ditë! Pastroni mirë dekoret e pemës, kornizat me fotografi ose piktura, aksesorët dekorativ në bibloktekë ose çdo lloj aksesori dekorativ që mbani varur në mure ose mbi mobilje! Sigurisht që mund të keni një rutinë pastrimi konstante dhe ka të ngjarë që të gjithë këta element të mos kenë nivel të lartë papastërtie, por meqë po synoni ta bëni shtëpinë të shkëlqejë në çdo detaj, këta element janë pjesa përmbyllëse e aksionit të pastëritisë përpara festave!

 

Festat janë një motiv i mirë për t’i kushtuar pak më shumë vëmendje aktivitetit të pastrimit dhe higjenizimit të shtëpisë suaj! Mirëpo i gjithë ky proces kërkon kohë dhe angazhim! Mobilizoni të gjithë pjestarët e familjes për të përfunduar shpejt dhe me sukses pastrimin me themel të shtëpisë përpara festave! Por nëse realisht nuk gjeni kohë ose familjarisht ju kaplon një përtaci e pashpjegueshme për një pastrim me themel të shtëpisë suaj, duhet me patjetër të merrni në konsideratë të përfitoni nga ofertat fantastike të pastrimit gjeneral  me  Ndihma +

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this