Guida Dhuratave ( ide kreative sipas Ndihma + )

Guida Dhuratave ( ide kreative sipas Ndihma + )

Është dhjetor! Që do të thotë kryesisht një gjë : pak javë na ndajnë nga prezenca e burrit me të kuqe! Pra, tema është DHURATA! Edhe nëse mundësitë janë të vogla, sërish e kapim veten duke menduar të gjejmë zgjidhjet ideale për dhuratën ideale! Dhe kur duket se ka shpresë me një buxhet sado minimalist dhuratash për të dashurit dhe familjarët, ngecim tek idetë! Cila do të ishte dhurata ideale për prindërit, gjyshërit, fëmijët, miqtë? Sigurisht diçka e vogël por lind nevoja që dhurata juaj të jetë e veçant ose jashtëzakonisht origjinale!

Nga ana tjetër kemi faktin se tashmë duket sikur gjithkush ka gjithçka dhe sikur buxheti për dhurata të jetë i mirë, ju prap do të hasni vështirësi për të gjetur të duhurën! Në të vërtetë, kur niseni të bëni një dhuratë, ajo çka duhet të mbani në mendje është fakti se sidoqoftë, gjesti dhe mendimi juaj do të jetë gjithmonë shumë i vlerësuar, pasi mbi të gjitha, ju prireni të dhuroni emocione! Dhe kjo është pikërisht koha e duhur për të dhënë vëmendje dhe emocione pozitive edhe sikur të dhuroni thjeshtë një llullë ( shaka, përvecc gjyshit, askujt nuk i duhet një llullë )!

Për të qenë të sigurtë që miqtë dhe të dashurit tuaj do të lumturohen nga mendimi juaj dhe nëse po hasni vështirësi për të gjetur dhuratat e duhura, Ndihma + ju propozonë një guidë interesante me profile dhuratash po aq interesante! Nëse dëshironi që dhurata juaj të jetë praktike dhe shumë funksionale, kini pararsysh këto udhëzime dhe ide :

  1. Dhuroni diçka për të lexuar

Një libër, sado pak të duket si vlerë monetare ( librat nuk janë asnjëherë të lirë gjithësesi ), do të jetë gjithmonë një dhuratë fantastike! Edhe pse është epoka teknologjisë dhe rrjeteve sociale, edhe pse askush nuk shkruan më kartolina dhe mesazhet e urimit në fundvit janë praktikisht copy paste, një libër, do të jetë gjithmonë një dhuratë shumë e mirëpritur! Përse? Sepse gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë nostalgji për librat, janë një brez që pavarsisht arsimimit kanë qenë shumë të lidhur me librin dhe për këtë grup moshë, libri nuk është vetëm një titull dhe një emër autori! Libri për këtë grup moshë është nostalgji dhe risi! Ndërsa për më të rinjtë, përfshi fëmijët ose motra / miqtë, një libër si dhuratë është një zgjedhje ideale! Përse? Sepse i ftoni të lexojnë, mësojnë dhe formohen jo vetëm nëpërmjet teknologjisë dhe pjesës online! Me një libër, më të vegjlit i ftoni të ëndërrojnë, të imagjinojnë dhe të formojnë këndvështrimet personale dhe njëherësh është një mënyrë për t’i mbajtur pak larg lundrimit në internet. Dhe sepse të lexuarit dhe librat nuk shndërrohen asnjherë në varësi shqetësuese! Pra me një buxhet minimalist prej 1500 – 2000 lek të reja, ju realisht mund të bëni një dhuratë fantastike!

  1. Diçka që ju duhet

Në këtë plan, ju duhet ta njihni shumë mire personin që po i drejtoheni me dhuratë! Këtu bëhet fjalë gjithmonë për pjestarë të familjes ose miq të vjetër! Puna me përgatitjen e dhuratave supozohet të jetë më e thjeshtë! Kjo sepse ju njihni jo vetëm natyrën dhe temperamentin e personit që dëshironi t’i bëni dhuratë, por mund të jeni në dijeni edhe të nevojave të tij / saj! Kjo do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet t’i bleni shtëpinë ose makinën e ëndërrave ( ajo çka realisht kanë nevojë ), por duke e njohur më thellë dhe më mirë, ju do ta dini që atyre mund t’ju duhet edhe një komplet pjatash, një shallë dhe doreza, një tenxhere e re presioni për gjyshen, një axhend, një stilolaps shumë i mirë nëse ka një pozicion pune me rëndësi në zyrë, një pikturë e bukur ( jo domosdoshmërisht origjinale ) etj! Gjatë bisedave me njerëzit më të dashur për ju, kushtojini vëmendje komunikimit me ta dhe do të mësoni se mund t’i bëni të lumtur edhe me një dhuratë të thjeshtë por për të cilën kanë nevojë!

  1. Diçka për të veshur

Kjo është një nga profilet më të sigurta dhe më të thjeshta për të bërë dhurata! Përse? Sepse pavarsisht idesë së dollapi mikes, motrës, nënës, vjehrrës apo kunatës suaj mund të jetë duke shpërthyer nga rrobat, anjëra prej tyre nuk do t’i thoshte jo një bluzeje të bukur, një shalli të bollshëm, një palë dorezave, një çante ose portofoli, madje as edhe një palë pandoflave të ngrohta! Nuk ka rëndësi fare vlera monetare, dhuratën e pranon edhe mbreti! Veçanërisht këto kohë duket se edhe gjinia mashkullore e vlerëson shumë një dhuratë që hyn në profilin e veshjeve! Prandaj nëse dëshironi të jeni jashtëzakonisht të sigurtë se po bëni dhuratën e duhur, blini një veshje ose një aksesor!

  1. Diçka që ju jeni të sigurtë që do ta lumturojë

Fëmijët do të ishin jashtëzakonisht të lumtur të shpenzonin pak më shumë kohë me prindërit, prindërit tuaj do të ishin jashtëzakonisht shumë të lumtur të shpenzonin një ditë të plotë me ju dhe fëmijët tuaj, motra / vëllai juaj do të ishin jashtëzakonisht të lumtur të gjenit pak kohë për të shpenzuar bukur së bashku, mikja juaj më e mirë do të ishte jashtëzakonisht e lumtur nëse do të gjenit pak kohë për të shpenzuar së bashku! Një organizim sado i thjeshtë për të shpenzuar kohë së bashku me njerëzit tuaj me të dashur dhe më të shtrenjtë, mund t’ju tingëlloj e çuditshme, por në të vërtetë është një dhuratë ideale! Dhuroni kohë, vëmendje dhe dashuri, shkoni të vizitoni gjyshërit dhe ftojini për një drekë, dilni me prindërit tuaj për një gotë verë, organizohuni me fëmijët për në kinema dhe një lojë bowling, ftoni motrën ose miken tuaj më të mirë për një masazh relaksues, ftoni bashkëshortin në një darkë romantike! Në këtë pikë, çdo ide dhe realizim do të jetë jashtëzakonisht i mirëpritur!

  1. Dhuroni një shërbim profesional

Ndodh që të bëhemi totalisht lëmsh me idetë dhe dëshirat për të bërë dhurata për më të shtrenjtit tanë, pasi priremi të mendojmë se dhurata duhet të jetë patjetër diçka fizike, material! Por meqë kohët kanë ndryshuar ( dhe shyqyr që kanë ndryshuar për mirë ) dhuratat jo domosdoshmërisht duhet të jenë sende ose objekte! Dhuratë ideale mund të cilësohet edhe një shërbim si :

  • një masazh, një pastrim shtëpie me themel,
  • një festë e organizuar për ditëlindje ose një festim i veçant,
  • një trajtim profesional për flokët dhe fytyrën,
  • një udhëtim i shkurtër 2 – 3 ditor etj!

Përse? Sepse ashtu si ju edhe të dashurit tuaj mund të kenë nevojë për pak ndihmë me pastrimin e shtëpisë, për pak pushim ose relaks, për pak shkëputje nga e përditshmja, për një emocion të veçant siç të përcjell një festë surprizë ! Thonë se djalli fshihet tek detajet dhe detajet janë vërtetë elementët që bëjnë diferencën.

Gjithçka që duhet të merrni në konsideratë kur niseni të bëni një dhuratë, veçanërisht për festa, është magjia dhe emocioni që dëshironi të përcillni tek marrësi! Vëmendja dhe koha që i kushtoni ritualit të dhuratave janë element që të tjerët i vlerësojnë dhe janë mirënjohës! Prandaj mbani në vëmendje se cilado qoftë dhurata juaj këtë fundvit, ajo duhet të jetë e mbushur me vëmendje dhe dashuri!

Nëse vlerësoni se një shërbim pastrimi profesional është një dhuratë e veçantë dhe jashtëzakonisht e domosdoshme për të afërmit tuaj, hidhini një sy ofertave fantastike të pastrimit profesional nga Ndihma +!

http://localhost/oldndihma/

Në këtë mënyrë ju mund bëni 2 dhurata në 1! Sepse gjatë kohës që i dhuroni një familjari ose mikeje një shërbim pastrimi profesional, ajo mund të gjejë kohën për të cilën keni nevojë ta shpenzoni bukur së bashku!

Gëzuar festat

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this