Të jesh e martuar, sipas shkencës, do të thotë se ju punoni automatikisht 7 orë më shumë!

Të jesh e martuar, sipas shkencës, do të thotë se ju punoni automatikisht 7 orë më shumë!

Tashmë dihet që martesa të ndryshon jetën! Të hedhësh hapin e madh nuk do të thotë vetëm të betohesh përpara priftit në kishë ose të thuash ‘po’ përpara përfaqësuesit të bashkisë gjatë celebrimit! Kur secili prej nesh zgjedh të martohet, ky hap nuk do të thotë se po zgjedh të lidhësh jetën me personin tjetër thjesht nga dashuria, por edhe me perspektivë, çka do të thotë që ju duhet të kujdeseni për njëri – tjetrin, në të mirë e në të keq!

Këtë fenomen e kanë shumë të qartë femrat, të cilat menjëherë sapo martohen e gjejnë veten të përfshirë 100 %  me punët dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, pavarsisht faktit se ato mund të jenë gra në karrierë ose kanë një punë fikse 8 orarshe. Por jo të gjitha e dinë me saktësi, se sa orë harxhojnë në ditë për kujdesin e shtëpisë dhe bashkëshortit!

Një kërkim shkencor i realizuar në 2008 nga Michigan University, arrin në përfundimin se të kujdesesh për bashkëshortin do të thotë se zonjat kryejnë çdo ditë një aktivitet të lodhshëm prej 7 orësh më shumë. Specifikisht, ky kërkim ka studiuar ndryshimet e ndodhura brenda disa familjeve që kanë shërbyer si kampion, për një periudhë kohe prej 1 dekade. Rezultatet kanë konfirmuar atë çka njerëzia arrinte të perceptonte me logjik : diferencat midis bashkëshortëve, gruas dhe burrit, në familje, janë jashtëzakonisht të mëdha dhe aspak të ekulibruara!

Pagat më të larta sigurisht që janë ende element dallues i gjinisë mashkullore, ndërkohë që grat kanë tendencë të braktisin karrierën ose punën, pavarsisht dedikimit dhe investimit në arsim, ato tërhiqen për tu kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët! Por edhe në rastet kur të dy bashkëshortët janë në marrdhënie pune, sërish pesha më e rënë i takon ( nuk e dimë për cilën arsye me saktësi ) gruas, të cilat pasi mbyllin punën jashtë shtëpisë, kur kthehen duhet të vazhdojnë të merren me fëmijët dhe shtëpinë, ndërkohë që bashkëshorti fare mirë mund të rehatohet me pultin e televizorit në kolltukun përballë televizorit.

Fatmirësisht kohët po ndryshojnë, gjithashtu edhe bashkëshortët! Duket se vitet e fundit, burrat kanë filluar të jenë të ndërgjegjshëm për gjithë këtë peshë që gratë e tyre mbajnë dhe po pranojnë të ndajnë së bashku përgjegjësit! Ajo që mbetet për tu evidentuar është fakti se gratë, nëpërmjet aktivitetit të mirëmbajtjes së shtëpisë dhe kujdesit për bashkëshortët dhe pjesës tjetër të familjes, shpenzojnë çdo ditë 7 orë më shumë nga jeta tyre në shërbim dhe kujdestari!

Për të qenë të sigurtë se femrat e të ardhmes do të jenë më të emancipuara, fushatat sensibilizuese duhet të nisin që herët! Çka do të thotë se nëse zonja juaj, kur kthehet nga puna është jashtëzakonisht e irrituar dhe e lodhur, zotërinjtë mund të ngrihen të përgatisin darkën për familjen dhe njëherësh të rezervojnë një shërbim pastrimi profesional nga Ndihma + për në fundjavë, në mënyrë që të gjeni pak kohë për të shpenzuar së bashku dhe njëherësh shtëpia juaj të jetë e pastër , higjenizuar dhe e rregullt!

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this