Çfarë ka ndryshuar me prindërimin?

Çfarë ka ndryshuar me prindërimin?

Çiftet që po synojnë të konsolidojnë marrdhënien e tyre duke menduar të hedhin hapin drejt një tjetër niveli si prindërimi, po e fusin raportin e tyre në një terren të veçant. Nuk do të ketë më një duo, por një trinitet ose kuartet dhe ka të ngjarë edhe më shumë! Zakonisht, gratë shtatëzëna priren të mendojnë, imagjinojnë dhe pyesin rreth të gjitha ndryshimeve, vështirësive dhe sfidave që i presin si nëna, ndërsa baballarët fillojnë të imagjinojnë se si duhet të shndërrohen në individë më të përgjegjshëm në aspektin financiar! Pavarsisht diskutimit të pa shtershëm midis rolit të gruas / nënës dhe burrit / babait në procesin e krijimit të familjes dhe mirëpritjes së një fëmije, diçka në profilin e prindërimit ka filluar të ndryshoj ndjeshëm.

Baballarët zgjedhin gjithmonë e më shumë të përfshihen në jetën dhe kujdesin e të vegjëlve të tyre.

Sipas një studimi të kryer në 2016 nga Peë Research Center, baballarët janë duke marr pjesë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve rreth 4 herë më shumë se sa meshkujt  e viteve 1965. Gjithashtu ky studim ka arritur në rezultatin se 57 % e baballarëve e vlerësojnë prindërimin si një eksperiencë shumë pozitive, duke e konsideruar edhe si një dukuri që i bën të zbulojnë edhe veten e tyre. I njëjti studim vëren se gjatë 2016, familjet në të cilat të dy prindërit janë në marrdhënie pune janë rritur me 66 %, duke bërë më të dukshëm diferencën me 27 % të familjeve ku vetëm një nga partnerët siguron të ardhura monetare.

Kohët moderne sjellin ndryshime të mëdha në modelin e familjeve dhe të prindërimit në veçanti! Duket se në një kohë që figura gruas dëshiron të transformohet duke mos qëndruar vetëm në rolin e bashkëshortes dhe mamit, roli burrit dhe babait të shtëpisë po fiton gjithmonë e më shumë rëndësi. Tashmë konceptet rreth familjes dhe prindërimit janë transformuar dhe çiftet e reja mund të diskutojnë gjërë e gjatë modelin e familjes në të cilin ndjehen më rehat. Tendenca pozitive e meshkujve për tu përfshirë gjithnjë e më shumë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, është një fenomen jashtëzakonisht shpresdhënës dhe frymëzues.

Sigurisht që mundësitë financiare nuk janë të barabarta për të gjithë dhe fakti që gruaja tashmë duhet përveç të tjerave ( fëmijëve, shtëpisë, prindërve, miqve etj ), të angazhohet profesionalisht edhe jashtë ambienteve familjare për të sigurar më shumë të ardhura, transformon nevojën e rimodelimit të prindërimit. Koordinimi dhe organizimi midis prindërve të rinjë për të përmbushur detyrimet familjare është për tu admiruar. Përpjekja dhe interesi meshkujve që pavarsisht punës, të dëshirojnë të jenë prezent dhe të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre, të bën të mendosh se një brez i ri fëmijësh të lumtur dhe të shëndetshëm janë duke u formuar për shoqërinë e së nesërmes.

Por përse po ndodh ky fenomen? Përse burrat dëshirojnë të përfshihen?

Baballarët e rinjë duke marr si shembull modelin e prindërimit nga familja tyre, arrijnë të diferencojnë sjelljet pozitive dhe neglizhente që kanë përjetuar në të shkuarën, duke i bërë më të dëshiruar të jenë një tjetër version bashkëshorti dhe babai në familjen e re. Gjithmonë bazuar tek studimi 2016 del se baballarët e rinjë të moshës 30 – 40 vjeç, preferojnë që të jenë më shumë të pranishëm në jetën e fëmijëve të tyre, ndryshe nga baballarët e tyre, që mund të ishin njerëz të mirë por ishin gjithmonë të zënë me diçka për të bërë dhe mbi të gjitha kishin mendësinë e viteve ’70 – ’80 ( sipas të cilës burrat mund të merren me gjithçka tjetër përveç fëmijëve ).

Prandaj baballarët e kohëve moderne kane filluar të sjellin një model të ri prindërimi të tipit :

  • përjellin fëmijët në shkollë / çerdhe
  • shoqërojnë në kurset e baletit / ndeshjet e baskeballit / gjuhëve të huaja
  • e ndihmojnë me detyrat / mësimet / shkollën
  • shpenzojnë së bashku fundjavat
  • ju ndërrojnë pampersin
  • qëndrojnë natën zgjuar me më të vegjlit kur kanë temperaturë ose problem me gjumin
  • luajnë së bashku në sheshpushimin përpara pallatit etj

Më në fund, kanë ardhur kohët, në të cilat prindërit e rinjë në përgjithësi dhe baballarët në veçanti të jenë gjithmonë e më të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre!

 

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this